DETAJET/ Apartamente, automjete dhe llogari bankare: Sekuestrohen 500 000 euro pasuri në Vlorë, ishin përfituar nga të ardhurat kriminale

6 Dhjetor 2019, 09:27Kronika TEMA

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë i janë sekuestruar në Vlorë, personit me iniciale L. B disa pasuri me vlerë 500 000 euro pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave.

Policia sqaron se janë sekuestruar, 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum, 1 pemishte në Radhimë, 2 automjete dhe  2 llogari bankare.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave.

Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal të nisur prej vitit 2014, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, bënë zbatimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe objekte, si më poshtë:

• 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum;
• 1 pemishte në Radhimë;
• 2 automjete;
• 2 llogari bankare;

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 500 000 euro.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj shtetasit L. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

(TemA)

6 komente në “DETAJET/ Apartamente, automjete dhe llogari bankare: Sekuestrohen 500 000 euro pasuri në Vlorë, ishin përfituar nga të ardhurat kriminale”

  1. Drj says:

    Niseni nga politika, nga politikanet e pasur se aty jane milonat dhe i gjeni kollaj per te mbushur kasat e zbrazuar te shtetit, mos u kapni me fshataret e mjere te Radhimes qe me ato leke bari ushqejne gjithe fisin?

  2. apolonacademy says:

    Sigurisht ky personi ka ber krim dhe duhet ti sekuestrohet pasuria e paligjshme, kurse garda banditeske 30 vjecare qe ka vjedh ka vrare , ka shkaterruar e ka shkretuar kete vend , jooooo atyre nuk ju sekuestrohet pasuria , shqiperi te kam dhjere , ste mora vesh asnjehere , skllever me qejf popull dele , servila dhe dele te kompanise , Berisha , Nano , Metaj, Rama , Basha , populli te gjatin si gjithmone.

  3. Ermal berati says:

    Perse nu arrestoni ilir meten qe ka vjedhur dhe ka prova po arrestoni keta cironka. . Turp

  4. Mamadou bejtexhi says:

    Nje Shtet zhvillohet nqs korrupsioni fillon nga poshte,dmth nga baza ………. por nqs korrupsioni fillon nga koka dmth politika qeverrisese ate hère ky shtet eshte i marre fund,,,,,sic eshte rasti i shqiperise !!!!!!

  5. H says:

    Pse Ky nuk ka kushurinj , që i kanë bërë dhurata ? Apo ajo loja e të afermeve vlen vetëm për prokurorët dhe gjykatësit.

  6. Spartakos Thraks says:

    Po të vepronin kështu dhe me shume të tjerë si ky zotëria, shteti do të ishte i pasur dhe diferenca ndërmjet klasave (shtresave) të popullatës do të ishte e vogël. Nuk është e vështirë, llogaria i bëhet lehtë kujdo për depozitimet dhe pasurinë që ka, inisjative dhe vendosmëri duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje