FOTO/ “I dashur Alesio të përqafoj”. Tjetër surprizë e Ramës për dy djemtë pas takimit me Ronaldon dhe Buffon

6 Dhjetor 2019, 22:39Sociale TEMA
FOTO/ “I dashur Alesio të përqafoj”. Tjetër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka surprizuar dy fëmijët, Aurelin dhe Alesjon që u hodhën nga dritaret e pallatit për t’i shpëtuar tr agjedisë në Thumanë.

Pasi lanë spitalin, për të rifilluar rrugën e jetës, Rama ka udhëtuar së bashku me ta drejt Torinos, ku ka rezervuar një takim me dy futbollistët e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo. Por surpriza nuk ka ndalur këtu.

Pak më pas Rama mbajti fjalën e dhënë, pasi njëri nga fëmijët kishte ëndërr dhe një takim me portierin e Milanit, Donnarumën.

Në pamundësi për ta takuar, siç shprehet kryeministri, italiani i ka dhuruar një bluzë për vogëlushin.

I dashur Alesio, të jam shumë pranë, të përqafoj shumë fort. Forca Milan”, është nënshkrimi që portieri i Milanit ka bërë në bluzën të cilën ia dhuroi vogëlushit.

8 komente në “FOTO/ “I dashur Alesio të përqafoj”. Tjetër surprizë e Ramës për dy djemtë pas takimit me Ronaldon dhe Buffon”

  1. Loni says:

    Allah, allah! Ça bëhet kështu, ere të keqen? Qysh i ka kështu këto surprizat ky kryeministri ynë, or tu bëfsha, i tërheq njëra pas tjetrës sikur ti ketë kokrra tespiesh! Po mirë, o shoku kryeministër, do na hapç një ekspozitë me piktura me temë për tërmetin që na zuri, hë? Hë, më qafsh, do na hapç? Sepse duam të mbeten të përjetsuara, o xhan! Dhe si mundësi e vetëme mbetet të përjetsohen në pikturat e tua, o yll, o shpirt, që març nga ditët e Salës!

  2. Bledi says:

    Po Liri Berisha me ate Fondacionin qe drejtonte ka dhene ndonje lek ne keto kohe te veshtira?

  3. REZI says:

    Më fal për shprehjen, por ha m… o Loni!

  4. turi says:

    ere dreq, ere Loni , ti je ai nga Qenasi? apo nga Balteza?

  5. D. Didani says:

    Po ti cpate o Loni,nuk e do K/Ministrin ti ere? Pse po I fut ironi Myzeqare ere,…edhe kur K/Ministri ben gjera te bukura ere,apo do ndonje K/Minister per te zene bretkoca ne gjolin e Kularit!

  6. Loni nga lushnja says:

    O loni nga lushnja por edhe kur bene nje susprise femijeve de demtuar n’a termeti rama eshte i keq ju doni berrishen jeni po0ull i ritur me dajak ju doni vetem dajak

  7. C’ne i ligu zemergjer… tashi po ngecim.I thoni atij qe vdiq Kristaq Ronaldua.

  8. **** says:

    Botojini komentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje