Jari shpjegon si e kalon ditën Doktori këto ditë në Lalz

6 Dhjetor 2019, 20:14Antena TEMA

Edhe pse Gjiri i Lalzit ka qenë epiqendra e tërmeteve, Doktori është banori i vetëm i fshatit turistik. Ai prej ditës së pare të tërmetit, është zhvendosur në vilën e tij katër katëshe në Lalëz dhe nuk lëviz prej andej. Kjo ka ngjallur shumë pikëpyetje për fansat e Doktorit pse ai rri në zemër të tërmeteve.

Për të qetësuar demokratët, Jari ka vendosur të publikojë çdo ditë një ditar nga aktiviteti i Doktorit në vilën në Lalz.

Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Doktori ka vendosur të qëndrojë në Lalz, jo se siç thonë shpifësit e qeverisë, që gjoja ka aty lekët dhe ka frikë mos shembet godina dhe ja marrin zjarrfikësit. As se ka frikë nga pallati në Tiranë dhe ka shkuar tek një ndërtesë më e sigurtë.

E vërteta e madhe është se Doktori kërkon t’u japë zemër shqiptarëve dhe për këtë ka shkuar në zemër të tërmetit, pranë “Syrit të Kulçedrës” që rënkon përditë e shfryn dufin kundër kësaj qeverie të zezë.

Dita e tij është e thjeshtë. Ai çohet në mëngjes, i hedh një sy vilës së Metës mos ka ndonjë dëmtim, pastaj vazhdon më tej shikon vilat e drejtuesve të tjerë të PD dhe vazhdon i qetë ecjen. Zakonisht shkon deri afër “Syrit të Kulçedrës” dhe kthehet.

Në kthim mendon se çfarë duhet të shkruajë sot për shqiptarët.

Sot ju kujtua Gërdeci dhe ditët e tmerrshme kur shpëtonin viktimat e nën rrënoja. Kujtoi punën heroike të Forcave të Armatosura dhe ekipeve të shpëtimit që nxorën 26 trupa të vdekur në kohë rekord dhe i identifikuan ata. Pastaj tregon procesin e shpejtë dhe të menjëhershëm të kompensimit me lekë cash për fshatarët. Krahasuar me këtë që ndodh tani, kur Rama akoma nuk ka ndarë asnjë lek, por vetëm mbledh, është si nata me ditën.

Po ti shtosh dhe faktin që Gërdeci ishte aksident teknologjik, kurse tërmeti krim shtetëror, diferenca është shumë e qartë.

Ndaj sa u kthye në vilë, piu një çaj boronice dhe vendosi të shkruajë.

“Viktimat e tërmetit janë krim shtetëror”. Ja nisi sekretares për ta postuar në Facebook dhe ndjeu një farë lehtësimi.

Doli jashtë, pyeti rojet a ka pas ndonjë lëvizje të dyshimtë dhe u kthye sërish brenda. Hapi bodrumin, pa mos kishte ndonjë lëvizje nga muret apo kasafortat por gjithçka ishte në rregull.

Pas kësaj hapi facebookun dhe vazhdoi punën i qetë.

 

4 komente në “Jari shpjegon si e kalon ditën Doktori këto ditë në Lalz”

  1. Prind says:

    E paguan Iliri per ti ruajtur vilen ore, se mos i bjere termeti ne halene e Sashes.

  2. Prind says:

    Ne fakt Saliu u tremb se mos vershonin njerezit ,t’ i shqyenin dyert dhe te strehoeshin te vila e tij

  3. PD says:

    Vetem nje gomar shpellar dhe tribal si Saliu mund ta bente armik nje nga penat me te forta te gazetarise, simbol i forces intelektuale te djathte dhe te te zevendesonte me Peket e Gjeket!
    Sot Mero Baze venerohet majtas si ideolog i djathte, qe nuk i la brinje pa thyer kalbesires berishiste komunisto- tribale, qe vazhdon e mban me thonj peng PDne dhe te djathten si tok te xanun.
    Kjo mendoj qe eshte dhe lufta e vetme e fisme brenda se djathes, mes emancipimit dhe forces se mendimit nga nje ane dhe tribalizmit orjentalizmit, harbuterise, haxhiqamilizmit dhe kafsherise nga ana tjeter.
    Vazhdo Mero, se e majta ka boll dhjame per te ecur perpara edhe pa ty, ndersa Berisha dhe berishizmi po japin frymen e fundit ne gropen e jashteqitjeve te historise! E djathta ka me shume nevoje se kurre tani pas varrosjes se kermes se berishizmit, per qytetari, per ide, per modernizem, per luftetare antiberishiste, qe te mos perfundoje ne arkivolin e Sali kermes.

  4. Ton says:

    Po bunkerin ne Surrel e pa?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje