Rasti kur Lulzim Basha udhëheq Berishën dhe Metën

6 Dhjetor 2019, 19:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për herë të parë prej kur Basha është emëruar në krye të PD, ai po i dikton aksionin politik opozitës, duke tërhequr pas vetes, ose duke bërë nervozë, dy aktorët më të rëndësishëm dhe realë të opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

E di që shumë vetë ndahen, nëse sjellja e Bashës është e dobishme, apo e dëmshme për opozitën, në rastin e tërmetit,  por është e qartë se sjellja e tij diktoi sjelljet politike të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që tentuan ta kthejnë tragjedinë e tërmetit, në një fushatë agresive nekrofile.

Qëndrimi i tij i matur, ditët e para, provokoi një tërbim politik të Berishës dhe Metës, që ndjehej në mediat e kontrolluara të tyre në opozitë dhe sidomos në portalin e djalit të Berishës.

Basha u sulmua dhe tentuan ta kompleksojnë si kolabracionist me Ramën, por ajo që ndodhi më në fund, ishte që Meta filloi të sillej si zyrtar që interesohej për fatkeqët, ndërsa Berisha i mbyllur në vilën e tij në Lalz, tenton të helmojë atmosferën, me shpresë se më shumë do të ndryshojë Bashën, se sa Edi Ramën.

Postimet e tij haluçinante, që e gjente shkakun e tërmetit tek “Syri i Kulçedrës” që kishte bllokuar Edi Rama, apo postimi horror që Edi Rama kishte varrosur një njeri të gjallë tek shembja me eksploziv e një godine në Shkozet, pa përjashtuar çdo postim nekrofil të tij, tregojnë qatë se ai po përpiqet të tërheqë Bashën tek një linjë agresive politike , duke përdorur tërmetin. Kapakun ja ka vënë sot, kur i quan viktimat e tërmetit, si “vrasje shtetërore”, ndërkohë që “Gërdecin”, që ja bëri i biri me duart e tij për të fituar lekë, e shpalli “aksident teknologjik”.

Kjo është hera e parë që Basha i dikton aktorët e tjerë opozitarë, qyshkurse ata e kanë pranuar formalisht në krye të opozitës.

Por a ka humbur apo ka fituar Basha nga kjo sjellje?

Sondazhet që tentojnë të krahasojnë popullaritetin e Ramës, me të Bashës në këtë moment, janë profesionalisht të gabuara. Rama dhe Basha nuk kanë të njëjtën përgjegjësi ndaj situatës dhe nuk kanë të njëjtat mjete në dorë për ta ndryshuar atë.

Në fatkeqësi të tilla, qeveria është Zoti i zbritur në tokë, pasi prej asaj njerëzit presin ndihmën, presin shtëpinë, presin shpëtimin fizik dhe rinisjen e jetës normale. Prej opozitës nuk presin dhe nuk kanë pse të presin asgjë.

Për Bashën mund të bësh sondazh, në raport me liderët e tjerë opozitarë, por jo me kryeministrin, i cili as për meritë të tij, e as për fatin e keq të tij, ka ndodhur të jetë kryeministër në këtë fatkeqësi.

Bilanci i kryeministrit ndaj fatkeqësisë, bëhet kur ai të mund t’ia dalë kësaj situate, kur të sistemojë njerëzit e dëmtuar dhe të realizojë Projektin e Rindërtimit.

Por Lulzim Basha e ka fituar sondazhin e tij ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës, edhe pse kanë tentuar ta kompleksojnë. Ai po i udhëheq ata.

Dhe këtu nuk e kam fjalën tek propozimet e tij gjysmë populiste për shpëtimin nga situata, sidomos ato që lidhen me legjendat urbane dhe shifrat qiellore të shpikura për të ashtuquajtura koncesione.

Lulzim Basha e ka fituar betejën me të tjerët në opozitë, se nuk ja ka ngritur nervat askujt në këtë situatë, ka dëshmuar një fytyrë qytetare dhe është ndodhur mes njerëzve, qoftë dhe si dëshmitar i fatkeqësisë së tyre. Nuk ka çfarë bën më shumë.

Të gjithë ata që tentojnë ta shtyjnë Bashën të bëjë propozime në formë kushtesh për qeverinë, e sidomos propozime populiste, thjeshtë duan ta fusin në një garë që nuk i duhet dhe që mund ta humbasë pa arsye.

Edi Rama po kristalizon projektin e tij të daljes nga situata, i cili mund të jetë një fitore ose humbje për të në fund të procesit. Lulzim Basha nuk ka pse bën garë në një histori ku nuk ka as përgjegjësi shtetërore dhe as mundësi financiare. Ai normal që mund të denoncojë transparencën e munguar nëse e konstaton, korrupsionin nëse shfaqet gjatë procesit, apo dhe qasjen e gabuar ndaj kompensimit, nëse ka një opsion të tij, por nuk ka pse futet në garë me qeverinë, se ku do t’i gjejë lekët, nga buxheti apo donatorët.

Askush nuk e di saktë sa para mund të grumbullojë qeveria nga donatorët apo buxheti në këtë histori, dhe Projekti i Rindërtimit ende nuk është i rrezikuar nga mungesa e fondeve. Ai mund të rrezikohet nga mungesa e ideve, apo futja në spirale etatiste të procesit të kompensimit, ose fenomene të tjera, për të cilat opozita duhet të rrijë gati, por ende nuk janë në pikëpyetje paratë. Ndaj qasja e Bashës është më realiste se qasja e Berishës dhe Metës .

Ai nuk ka pse bën një betejë që nuk është e tij dhe nuk ka pse i jep pikë Edi Ramës për një proces, në të cilën fitorja është detyrë e qeverisë, ndërsa humbja i kushton vetëm Edi Ramës.

 

 

21 komente në “Rasti kur Lulzim Basha udhëheq Berishën dhe Metën”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Je i madh z. Baze.
    Vetem ju beni konstatime reale.
    Bravo Respekte??????

    1. Vangjel says:

      Ne fakt Berisha ka kerkuar demshperblim per viktimat e Gerdecit ne te njejten forme qe po kerkon sot per termetin por kjo nuk ka asnje rendesi. Gazetaria e vertete nuk merret me lepirje bythe apo me politizim te panevojshem por me hetim per te qene ne anen e qytetarit. Per shembull nese ju sot do te donit te benit gazetari ne vend te shkrimit nese ja dhjeu basha, berishes dhe metes apo anasjelltas, per kete pakkush pervec jush e rruan, do duhej te na thonit a eshte e vertete se pallatet qe u shemben ne Thumane ishin shpallur ose jo nga shteti te pabanueshme. A mban kush pergjegjesi per ata qe u lejuan te rrinin brenda. A mban kush pergjegjesi per “ekipet e shpetimit” qe u mungonte cdo gje per te nxjerre njerezit nga rrenojat nderkohe qe shohim Ramen dhe familjen e tij te udhetoje me avion privat per te pare ndeshje futbolli ? A u kontrolluan sa duhet godinat pas termetit te shtatorit ? Te gjitha keto jane tema qe na interesojne sot dhe besoj cdo gazetar qe ushqehet duke ushtruar profesionin e tij dhe jo duke e shitur ate do ishte duke kerkuar keto pergjigje. E keni bere dhe ju dikur por mesa duket dhe atehere nuk keni bere me ndergjegje por me “porosi”.

      1. na mbyten injorantet turcelinj says:

        O debil,per pallatet e thumanes e mban pergjegjsin enveri i saliut,ta ka thene edhe nje bojaxhi inxhinier i persekutuar

  2. Sava says:

    Profesoreshen e mrekullyeshme Luli Bozdo e nxoren ne pension dy rrenuesit e Universitetit Politeknik: ish-Rektori JORGAQ KACANI (tani Dekan) dhe ish Dekani Andrea Maliqari (tani Rektor). Keta plackites te UPT nderkohe mbajne prej 6 vjetesh nje pseudo profesor si PETRIKA MARANGO, qe ka vec nje merite: bythlepires i shefave.

  3. siliani says:

    I ke dhene zemer Bashes o Mero e uroj te ta kuptoje,por nje gje nuk kuptoj si ka mundesi qe ky njeri te vazhdoje te jete faktor ne jeten politike te ketij vendi kur ka nje akuze per pervehtesim te nje shume marramendese dhe e dyta valle jane harruar vrasjet e 21 Janarit 2011 qe ky te te jete kandidat per kryeminister apo s’ka gje se ky popull shtyn trenin per ta ndezur e nuk eshte ndonje gje qe te kete ne krye nje bashkevrases te protestuesve te pafajshem me urdher direkt te shefit te tij qe e komandon edhe tani!Nuk me shqeteso ecuria e tij sesa :Ky vend perseri keshtu do vazhdoje te drejtohet si prone e patjetersueshme e ketyre monstrave !Valle kaq budallenj te jemi?

  4. NK says:

    Cdo gje qe thoni eshte e drejte zoti Mero. Une do ta quaja kete ndryshim midis tij dhe Sales dhe Ilirit “efekti i Hollandes”. Bashes I kane bere mire udhetimet e shpeshta ne Hollande. Ai ka pare nga afer kapitalizmin zemergjere, kur vjen fjala per humanizem. Sales dhe Ilirit i ka munguar kjo shkolle. Sala akoma vesh carape te zeza dhe jelek kunder plumbit kur shetit ne vilen e tij ne breg te detit. Ai vuan nga sindroma e frikes dhe ashtu do vdese, ndersa Iliri ka sindromen e Floririt. I merret mendja sapo I permendet floriri dhe behet agresiv. Mundohet ta zbusi kete sindrom duke ju ngjtura maleve, por keto udhetime e kane callakosur me keq.
    Ilaci I vetem eshte qe Basha kur udheton ne Hollande ti marri te dy me vehte. Neqofte se udhetimi nuk ju ben mire, nuk I mbetet gje tjeter por ti hedhe nga aeroplani drejt e ne ujrat e Lazit.

  5. Qetësusi says:

    Siliani. Më ke lexuar trurin.

  6. Zigur Qarri says:

    Basha nuk eshte konfliktual si Berisha dhe fodull si Edvin Escobar D’Rama,por kurresesi dominant,qe te arrije qe te tjeret ti shkojne pas.
    Basha ka ndjekur vetveten pa u konfrontuar me Berishen qe akoma ka nje mase te madhe militantesh pas vetes.Megjithate,mefshtesia
    e tij,natyra jo konfliktuale,eshte me e dobishme se populizmi ekstremist i Berishes dhe i D’Rames qe ngjitet shpejt lart,por ne fund thyen qafen,duke lene pas vetem shkatrrim.Afro 350 zyrtare te Shtetit me rekorde kriminale,jan larguar nga puna falë presionit te opozites nen
    drejtimin e Bashes,dhe kjo nuk eshte pak.Akuzat e “rilindjes”per vjedhje te Bashes ne Rrugen e Kombit,ishin vetem shpifje,perderisa nuk
    pat asnje padi,perderisa Rruget qe nisen”rilindasit”paten nje kosto shume here me te larte.Basha nuk mund te jete kurresesi si D’Rama
    qe me inisiativen e tij,me urdher direkt te Kryeministrit drogaxhi,gangsterat u inflirtruan jo vetem ne poste te larta shtetrore,por u bene
    edhe“barinjt” e popullit,Deputete dhe Kryetare Bashkie.Basha filloi ti largoi personat e inkriminuar inflirtruar ne PD ne kohen e Berishes,
    dhe shume syresh kaluan nga PS-ja,te cilet Edvin Escobar D’Rama i mirepriti,duke i mbrojtur edhe atehere kur u provua e shkuara e tyre kriminale!Kuvendi i Shqiperise eshte organi me i larte legjislativ ,por aprovon edhe pordhet e Edvin Escobar D’Rames,por askush nuk
    kundershton.Idhtaret e Republikes vrane nje nga gjenite me te medhenj te rraces njerzore,Çezarin,per te shpetuar Republiken,ndersa
    ne radhet e ridhjerjes nuk guxon askush ta kundershtoje drogaxhiun!Drogaxhiu nuk ka ndertuar dikture Çezariane,ku Shteti te heq
    dhembe e dhemballe,por diktature mafioze,si rasti i vetem ne historine njerzore.Republika jone ka vdekur,sepse;ka më mat se kur
    kryemafizoi drogaxhi ben akoma pazare haptas me hajdutin Dako?Linda Rama antare bordit tek ABI Bank per te lare miliardat e Edvin
    Escobar D’Rames;ka më mat?Vrasja e Artan Santos ne mes te Tiranes,humbja e gjurmeve nga Shteti vete,duke shfryre ventilin tek
    persona qe kishin alibi;ka më mat?Kush e zevendesoi Banken e Artan Santos?Kapitalizmi i vertete filloi ne kohen e Fatos Nanos,me
    hyrjen Bankave te huaja ne tregun shqiptar,qe ishte edhe fillimi i qarkullimit te miliardave te politikaneve edhe jash tvendit,per ti futur
    perseri ne Shqiperi ne menyre”te ligjshme”.Dhe kete e di fort mire drogaxhiu,qe zhduku Artan Santon,drejtuesin e nje Banke komplet shqiptare,per ta zevendesuar me nje te huaj.Dhurimi 500 mije Eurove ne Bienalen e Venecias dhe dhjetra eksopzitate tjera;ka më mat?
    Ministri i Brendeshem perdor makinen qe ja kishte shitur gangsterave,dhe ky rast nuk merret si akuze;ka më mat?Akuza e Fatos
    Lubonjes per mashtrimin me siperfaqen e Teatrit Kombetare,qe nuk mori anje pergjigje per shpifje nga Edvin EscobarD’Rama;ka më
    mat?Zhdukja e Avdjol Dobit,aktorit kryesore ne skandalin e Unazes se Madhe prej nje Viti,dhe asnje gjurme:ka më mat?Jan qindra afera korruptive qe rendojn mbi drogaxhiun D’Rama.Por,pikerisht sepse jan kaq shume,shumices nuk i bejne më pershtypje dhe shihen si
    normale.Po bere nje gabim,vetem nje gabim,te damkos gjate gjith jetes dhe nuk ta harrojn kurre,sepse eshte e lehte te regjistrohet,
    kurse per ata qe bejne shume,ne memorien kolektive ndodh e kunderta.Por,ky paragjykim te gjen zbatim edhe ne strukturat shtetrore,
    eshte fundi jo vetem i Republikes,por i te gjith shoqerise.Me dritheroi fjalimi i Zotit Lefter Maliqi ne Parlament.Ne nje shoqeri te shendetshme,mbas atij fjalimi,populli duhej te ngrihej dhe te pushtonte Parlamentin,sepse çdo mjet Demokratik eshte i pavlere.
    Garda Pretoriane e “rilindjes”.Arben Çuko,Armando Prenga,Tom Doshi,Denar Biba, Mark Frroku,Ilir Ndraxhi,Arben Ndoka,Artur Bushi,
    Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,
    Arben Ahmetaj,Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,Arben Keshi, Ymer Lala,Xhemal Qefalia,Robert Aga, Bekim Krashi, Ulsi
    Manja,Valdrin Pjetri,Agim Kajmaku, Mark Babani,Edvin D’Rama,Erion Caligula

    1. Ashtu kot says:

      O Zigur Q(K)arri. Je bere shume I bezdisur dhe na lodhe. Po si or njeri mban ment gjithe keto e,mra dhe nuk lodhesh te na i permendesh? A ke gje tjeter ne jete per te bere? Valle me njerez si ti do ta ndertoje PD Basha. E diskreditove jo vetem Bashen por dhe mendjen njerezore. Fjala eshte per Bashen ti flet per Edi Eskobarin. Mendje fanatiku!

    2. Leci says:

      O Zigur,o rrotë k….!
      Po gjendet dot njeri në Botë të lexojë gjithë këto karllëqet e tua pa fund?!
      Ajde bole,ajde!!

      1. Zigur Qarri says:

        Hahahaha….Lec bolja ka lexuar “karllëqet”,ndryshe nuk do kishte dale ne konkluzjon.Komplet debil,tipik militant “rilindas”!
        Ty t’thote bole Edvin D’Rama?Do te ndihmoja me deshire,por ehehe,me ty deshton çdo lloj terapie.Por,mos u merzit,se nuk
        je i vetmi.Psikiaterit më te mire shqiptare,mbas 6 vitesh terapi intensive me Edvin Escobar D’Ramen,më ne fund u dorzuan,
        asnje shprese permisimi.Qe ahere eshte bere psikiatrii vetes.Terapine e filloi me disa tableta,kur kishte Leke me kanabis,
        dhe kur u bë i pasur me kokaine.

    3. NjeQytetarOptimist says:

      Nuk pati padi per Rrugen e Kombit.. Paditesi ishte vet Prokuroria + KLSH-ja (qe ky institucjon i fundit e kishte zgjedhur vete Sali Kerma ne krye).. As opozita e atehershme nuk e denoncoi por vete Prokuroria=Shteti.. Ti je UFO plako.. Ai svajti asnjehere ne gjyq mor njeri dhe shkeljet ishin flagrante.. E ke lexuar aktakuzen ne imtesi (qe e kam lexuar vete te publikuar nga vete Prokuroria) te shohesh qe nuk justifikoheshin eurot shtese per fond nga plani fillestar. Artan Santo u vra ne kohe te Berishes me sa di une dhe vrasja e personave te tille (me profil te larte ekonomik jo politik) nuk vriten nga qeverri por banda gjobvenese.. Te dri(th)dheroi fjalimi i Leftos ne Parlament.. C’fare eshte ai ?!?! I majte, i djathte, i qendres ?!?! Sepse i ka ndrru nja 6 parti der tani tamam sic beri Mark Frroku, Tom Doshi, Armando Prenga, Arben Ndoka (qe ishin ne mazhorance me ish-qeverrine e atehershme) dhe kujton se tani ata u bene te majte ?!?!… Te te bej Leftoja te te dridheroj o Zigur. Hapu dhe..!!! Qeke i lezetshem..

      1. Zigur Qarri says:

        Artan Santo u vra ne kohen kur ishte Minister i Brendeshem Saimir Tahiri.Plako,un nuk pretendoj te ndryshoj ty,kjo te perket ty.
        Edvin D’R ama e nisi karrierën me tentativën që së bashku me Spartak Ngjelën,te themelonte Partine Myslimano-Kristiane,
        por nuk ja doli as ta regjistronte!D’Rama u bë piktor (mesues vizatimi) megjithese s’kishte talent fare,vetem e vetem sepse
        kishte Babain skulptor,dhe u bë basketbollist,edhe pse s’kishte talent fare,vetem e vetem sepse ishte i gjate.Edvin D’Rama
        eshte shqiptatri i vetem qe u kthye nga emigrimi pa asnje qindarke.Gjergji Thimio pretendon,se Edvin Rama eshte denuar
        dy here ne France,kete ja ka thene Koço Kokedhima.Rama ne fillim të viteve 90-te,sipas urdhereses se Ramiz Alise,shante
        regjimin diktatorial per te fituar reputacion ne popull dhe tek te persekutuarit politik,me thirrjet gjoja per varjen e
        komunisteve.Perpjekjet e tij per tu inflirtruar ne PD,dolen pa sukses.Ishte ndihma e Fatos Nanos,qe Rames ti hapej dera ne
        politike.Rama nuk ka perfituar vetem miliona Euro nga fondacioni i hebreut George Soros,por edhe nga keshillat e vlefshme
        te tij,se si duhet te veprosh qe te keshe sukses.Dhe suksesi sipas Soros e ka bazen nje shprehje te urte hebreje,qe thote:
        nese kerkon te keshe sukses,futja shokut me te ngushte dhe atij qe te bën nder.Dhe Rama ja futi Tos Nanos,megjithese nje
        shprehje e urte shqiptare thote;mos e kafsho kurre doren qe te ushqen.Rama e mori Kalane nga brenda,per ta tjertersuar
        PS-n ne nje organizate mafioze,ku ne qender eshte ai,skizofreni qe merr vendime vetem nen efektin e droges!

    4. Tarasi says:

      Zigur Qorri:Bashen e pame kur u be kryetar i Bashkise me votat e vjedhura te prestigjatorit aziatik Arvizu e ku per te justifikuar kete vjedhje ne mes te dites minimumi qe duhet te bente duhet te linte nje gjurme ne kete katervjeçare!Dhe ne fakt e la duke therrur dashin tek shkallet e bashkise!Vetem per kete mbahet mend sepse parate nuk dalin sheshit !Sa per Ramen o Zigur Qorri ,doni dhe nje shekull qe te mbrini ne qytetarin e tij e pasketaj te jini efiçent sa ai!Shqiperia ka kaluar e provuar lloj lloj kallepesh por si ky kurr ku per here te pare Shqiperise i degjohet zeri ne te gjithe instancat me te larta te kancelarive te botes!Ndaj or kafsh te zbrituna prej pylli nenshtrojuni qytetarise dhe behuni njerez e pasketaj pretendoni te drejtoni,sepse populli ka ecur me perpara jush duke shfrytezuar emigrimin e duke pare qe bota shkon drejt qyteterimit e jo drejt feudalizmit qe ju kafshet e pyllit mbartni ne koke ku ju intereson vetem paraja e lluksi familjar e jini gati ta ridigjni kete vend per triumfin tuja mesjetar!Me ju bene pune vetem metalirgjiku !Jeni bere si karkaleci ne fusht me grure ku ^pasi zaptuat ç’ka gjetet tani ashte e drejta juej me drejtue tokat e xanuna!

    5. Dany says:

      Ky duhet te jete nga partia e berishes!!!!

  7. Lola says:

    Analıze e drejte e z. Baze.
    Ndersa per Sılıanın kam kete mendım: Mero shperfaq sakte detyre qe ka Shefı ı Qeverıse nga njera ane dhe detyren e shefıt te Opozıtes nga ana tjeter.
    Rama ı ka te gjıtha mundesıte te mos gaboje. Nuk ı mungon asgje qe te beje analızar e duhura dhe e ka kapacıtetın e ekspertızes per te realızuar me sukses zgjıdhjen e krızes.
    Mero nuk po e emeron Bashen sı kryemınıstrın e afdhshem. Mero me te drejte po e vlereson dı te duhuren sjelljen e derıtanıshme te Bashes sı gjeja e duhur ne kete dıtuste. Shıhnı cfar presıonı ı berı sot Bujar Mehmetı Bashes duke ı treguar dhembet ndaj sjelljes se derıtanıshme normale te tıj.

  8. Star says:

    Po vazhdoj te ju them prap .Pse kujtoni ju se Basha ben ndonje veprim pa lejen e plakut te ShQUPIT. Goboni rende te gjithe qe mendoni keshtu. Kjo eshte nje strategji e menduar holle nga kucedra e ketyre 30viteve te fundit ne Shqiperi.

  9. Olimpia says:

    Jo Mero,Basha udhehiqet absolutisht nga Berisha….MOS kujto se Berisha eshte vetem ,,dixhital,,,Jo Mero Berisha eshte nje kopje ,natyrisht e vogel, hitleriane.Dihet,Hitleri ishte nje gjeni,por i se keqes…Edhe Berisha eshte i mencur,por kjo eshte mencuri e se keqes.Dhe Berisha e di se ,,letrat dhe faktet,,e pushtetit te tij e nxjerrin lakuriq perballe drejtesise.Mjaftonte nje drejtesi normale e cila shpresojme te arrije.Dhe ne se hetohen veprimet dhe mosveprimet e Berishes nga nje prokuror i sakte,ai menjehere duhet te ndalohet.Pas tij Meksi, Meta,Basha dhe me vone ndoshta edhe te tjere,Nano,Shehu,Malaj….ketà Jane shkatrrrimtaret e Shqiperise,realizuesit e ,,tokes se xanun,,varrosjes se ekonomise,ideatoret e piramidave,rrumpallistet e hiper!iberalizmit kriminel…Prandaj kompania e barbareve berishiane rrine urte,tremben nga hapja e peteve te lakrorit nga SPAKU…Kaq e thjeshte eshte…Sepse Basha si politikan eshte nje ,,hic idiot i dobishem ,,ne sherbim te familjes Berisha…Nderkohe qe Meta me sjelljen e tij ,ka perfunduar ne nje klloun cirku…LSI realisht eshte shkrire dhe Meta po perpiqet te zgjase agonine si zyrtar periferie ne ndertesen numero 1 te Bulevardit.

  10. Jorgo says:

    Koment i goditur shume i sakte

  11. Ana says:

    Vonesa e Bashes per te nderprere Maratonen opozitare te rruges,demton rende Demokracine e brishshte ne vend si dhe personalisht z.Basha si politikan.Duhet te shkeputet sa me shpejt nga kthetrat e Berishes,icili e beri bashkfajtor ne krimet politike ,Duke e perdorur si mashe,qellimi I Berishes eshte qe Basha te duket I paafte,qe pa Berishes nuk mund te funksionoj.Me prioritet moshen e tij te re dhe duke mesuar nga eksperienca apo gabimet tij Basha duhet te shkeputet pa frike nga Berisha ! Me kahe djadhtas dhe I hapur per te gjitha nuancat e se djathtes shpejt do te fitoj elektorat.Llogjikisht mbas termetit elektorati eshte Elektrizuar reth KM dhe qeverise aktuale.Mgjate Basha si opozitar mundi te operoj thelle korrupsionin qeveritar me komp.misterioze te mjeshtrit te fallcitetit Gjiknuri si dhe me doreheqjen e 2 ministrave.Pamvaresisht reagimeve te mekura te tyre si :e shita nuk e shita makinen po Ma Blene ata nga une apo pendesave per prostitucion te vellait te ministrit qe nuk quhen shkelje te ligjit ,shoqeria I vlereson vet njerzit !por eshte roil I opozites qe duhet vleresuar me shume.Si perf.Z.Baze ne shkrimin e e tij visionar 1milionsh ,si mund ta quajme duke I dhene dorenBashes dhe opozites skedon ne investimin e te ardhmes demokratike te vendit .Flm! Parapraktisht uroj Gezuar Festat e Fundvitit z.Baze dhe stafit te gazettes Tema ! Flm per informacionin dhe mirekuptimin ne momente!

    .

  12. Zace SEJDI says:

    Z.MERO Eshte kthyer ne nje problem shqetesues ,mungesa e sinjalit te internetit ne istitucionet shteterore.Shkon ne ambulace per te marre ilacet te thone hajde me von se ska sistem .shkon ne farmaci te marresh nje medikament me rimburesim te thote hajde me von se ska sistem skon ne finance po ashtu ne polici po ashtu ne hipoteke po ashtu.Edi Rama duhet te kuptoje qe ne organet drejtuse shteterore jane vendosur njeres medioker apo te korruptuar .A mendojne keta kuadro qe qytetaret humbasin ore te tera nga puna apo liria e tyre.Te gjitha keto ne kapitalizme jane vlere leku.Shtrohet pyetja cili nga keta drejtues ka pergatitur nje proces penal per shoqerine private qe zoteron itrnetin.Keta drejtus pse jane vene ne ato funksioneper te marre parate tona apo per te drejtuar administraten ne sherbim te popullit.Deri kur ne do presim te behemi shtet.KETU FILLON SHTETI tek respekti per qytetarin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje