Dëmet nga tërmeti, Frashëri: Procesi i vlerësimit të bëhet nga ne të zotët e shtëpisë, ekspertët e huaj janë vullnetarë

8 Dhjetor 2019, 16:24Kronika TEMA

Në një komunikim për A2, Edgar Frashëri, inxhinier, njëkohësisht ish-anëtar i Këshilli të Rregullimit të Territorit, tha se procesi i vlerësimit nuk po kryhet si duhet dhe e gjeti shtetin të papërgatitur.

Sipas tij, ky është një proces afatgjatë dhe duhen shmangur abuzimet.

Është një fazë shumë e hershme dhe shteti është kapur befas dhe nuk është në gjendje për të bërë vlerësimin e kualifikuar të gjendjes pas tërmetit. Shoh shifra marramendëse që nuk rakordojnë me njëra-tjetrën. Duhet të kemi parasysh që ekspertët e ardhur nga jashtë janë vullnetarë. Ne jemi të zotët e shtëpisë dhe ne duhet t’u vëmë vulën këtyre gjërave. Shteti duhet të përgatitet për të sistemuar për periudha ta gjatë qytetarët. Organizmat që duhet të merren me këtë punë janë fare të papërgatitura”, u shpreh inxhinieri Edgar Frashëri.

3 komente në “Dëmet nga tërmeti, Frashëri: Procesi i vlerësimit të bëhet nga ne të zotët e shtëpisë, ekspertët e huaj janë vullnetarë”

  1. demokrati says:

    Leri fjalet, vish opingat dhe dil bej ate qe po bejne izraelitet, rumunet,amerikanet. Mendje te ketilla na cuan ne kete nivel , edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete.

  2. h says:

    Ju dini vetëm të vidhni,korruptoheni,gënjeni dhe mashtroni.
    Më mirë të huajt.

  3. gjergji says:

    Plepaxhi nuk asht e mundur, sepse nuk kemi dijen minimale jo vetem te vleresojme(per nje problem ndertimi mund te tregoni te shembet apo mos te shembet keni mbi 30 vendime te ndryshme nga 10 ingjinjer ndertimi)por edhe te vendosim.Thjeshte nuk dime e nuk kemi aparatura mbatese perkatese,edhe ne qoftese I kemi nuk dime ti perdorim.Shikoji ekipin e Israelit,mesoni prej tyre.Ju jeni aq te paafte profesionalisht dhe aq te afte si llapaqenj apo shakllaban sa me vjen shume keq ku kemi arritur.Ju jeni ingjinjera te frikeshem krejtesisht te korruptuar bile masivisht e pa tjeter plepaxhi politik.Tjeshte” ingjinjeral e ndertimit” te shkolluar ne Shqiperi pas viteve 90(prodhim arsimor made in Albania) jane jo vetem shume dobet e te papregaditur por shume te frikshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje