Disa mendime të thella nga Aleksandër Pushkini, mbi ekzistencën tonë që nuk duhen humbur

8 Dhjetor 2019, 18:31Kulturë TEMA

Shumë prej frazave për ekzistencën nga Aleksandr Pushkini, janë nxjerrë nga poezitë e tij dhe fjalët e shprehura nga personazhet në romanet e tij. Janë të gjitha shumë të bukura, të thella dhe të veçanta

Babai i letërsisë moderne ruse ka pasur një ekzistencë të trazuar. Si për mënyrën e tij të veçantë të të parit të botës, ashtu edhe për frymën rebele që e ka dalluar gjithmonë. Për pjesën më të madhe të jetës së tij ai u interesua për politikën, më shumë për etikën e saj sesa për  ethet e pushtetit.

“Njerëzit janë shumë të ngjashëm me nënën e tyre të parë Evën: për atë që u jepet nuk janë mirënjohës e të kënaqur. Gjarpri i bind ata të shkojnë me të, drejt pemës së jetës. Ata duan të kenë frutin e ndaluar, ose parajsa nuk do të jetë parajsë për ta”.

-Aleksandër Pushkin-

Ky poet i madh rus pësoi persekutime të ndryshme dhe jetoi shumë vjet në internim. Pothuajse gjatë gjithë jetës së tij ai nuk njohiu qetësi. Vdiq në moshën 37 vjeç në një duel absurd, por fjalitë e tij mbi ekzistencën ende mbahen mend pas shumë shekujsh. Ja disa prej tyre.

Fraza për ekzistencën dhe vuajtjen nga Alexander Pushkin

Prodhimi i parë letrar i këtij poeti pati një ndikim të konsiderueshëm në romantizëm. Në njërën prej frazave të Aleksandr Pushkinit thuhet: “Vala e zemrës, mashtrimi magjepsës, na bën të vuajmë shumë shpejt”. Kjo frazë pasqyron frymën dramatike që karakterizoi shkrimtarët romantikë të epokës së tij.

Një citim tjetër nga autori rus pasqyron ndjenjën melankolike dhe idealiste tipike të shekullit të tetëmbëdhjetë. “Më mirë të rrimë këtu dhe të presim, mbase stuhia do të qetësohet dhe qielli do të ndriçohet, më pas ne do të jemi në gjendje të gjejmë rrugën tonë përmes yjeve”.

I huaji është i panjohuri

Pushkini u internua sepse ishte pjesë e një grupi sekret politik që ishte kundër monarkisë dhe sepse ai kishte botuar disa vargje që autoritetet i konsideronin subversive. Më vonë, edhe për shkak se në një letër personale u vetëshpall ateist.

Për të gjitha këto arsye, shumë nga fjalitë e Pushkinit për ekzistencën janë të ndërthurura me ndjesinë e të ndjerit larg, të përkatësisë në një realitet që nuk e ndjen të vetin. Një herë ai tha: “Shija e bukës së të tjerëve është e hidhur, thotë Dante, dhe shkallët e një shtëpie të huaj janë të rënda”.

Çdo gjë ka kohën e vet

Një nga temat e përsëritura në citimet e Aleksandar Pushkinit është rinia. Ndoshta sepse e kuptoi që vitet e tij rinore po kalonin shpejt për shkak të gjithë peripecive të tij, ose mbase sepse ai pa në këtë fazë të jetës më të mirën që mund të ofronte shpirti njerëzor.

Në shumë prej veprave të tij ai u drejtohet të rinjve drejtpërdrejt. Një nga frazat më të njohura thotë: “Duke parashikuar zërin e natyrës, ne nuk bëjmë asgjë, por dëmtojmë lumturinë tonë, dhe rinia e zjarrtë fluturon duke rendur pas këtij zëri”.

Realiteti nuk është gjithmonë gjëja më e mirë

Edhe pse veprat e fundit të Pushkinit kishin një ton më realist, poeti kurrë nuk e braktisi idealizmin që e karakterizonte. Ai ishte i vetëdijshëm për këtë, siç mund ta shohim në këtë thënie: “Një iluzion na lartëson më shumë se një mori të vërtetash të ulëta”. Do të thotë që është më mirë të kemi një ëndërr të madhe që na bën të rritemi, se sa shumë realitete të vogla që na bëjnë të mbetemi të mbërthyer në mediokritet.

Në një fjali tjetër ai shpreh këndvështrimin e tij më fort: “Për mua, më e dashur se shumë të vërteta të vogla, është iluzioni që lartëson”. Këtu, ai shprehet qartë se preferon ëndrrën e iluzionit në vend të zakonshmërisë.

Mbi moralin

Tema e moralit është e pranishme në tërë veprën e Pushkinit. Në veçanti, ai kritikonte falsitetin e jetës së oborrit, zakonet e kohës së tij dhe padrejtësitë e thella që pësonte populli. Për këto arsye, ai u kushtoi shumë reflektime këtyre problemeve.

Një tjetër prej frazave të tij të shkëlqyera thotë: “Klishetë morale janë shumë të dobishme kur nuk gjejmë brenda vetes sonë, justifikimet e sjelljes sonë”. Me këto fjalë ai nënvizon zakonin e disa njerëzve të gjejnë justifikime për sjelljen e tyre bazuar në idetë e të tjerëve, që merren si të mirëqena.

Aleksandar Pushkin ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Si një mendimtar, një njeri që jetoi para kohës së vet, ai vdiq i zhytur në borxhe, por në mënyrë paradoksale, ishte Cari Nikolla I ai që shleu të gjitha borxhet e Pushkinit. / bota.al

10 komente në “Disa mendime të thella nga Aleksandër Pushkini, mbi ekzistencën tonë që nuk duhen humbur”

  1. Zzz says:

    Edhe vjershat e pista te pushkinit jane mshnitese

    1. Raimond vlonjati says:

      Pushkini ka qene Babai i Romanticizmit ne poezine Ruse ,
      Dhe ai esht ne duel ne Bayronin , se cili nga keta te dy ishte Babai i Romanticizmit ne Poezine Europiane

      Ne fakt Pushkini kishte me shume Origjine Gjermane , por edhe Iraniane , sepae kishtw nje gjyshe iraniane

      Une e kam mesuar oermench shumicen e Poemes se tij famize “Eughen Onegin” e cila eshte perkethyer ne menyre te shkelqyer nga Lasgush Poradeci

      Qe ne vargjet e para sa fillon Poema , fillon ne menyre shume te te lezecme dhe me humor , dhe te pregatit se ke per te lexuar dicka shume te bukur

      Meqense ketu po flitet per Pushkinin , ja si fillon Poema Eugjen Onegim :

      Im ungj nje burre shum i nderit,
      Kur u semur jo per shaka ,
      Ndergohej der ne fill te perit ,
      me mir se kaq nuke ka …

      Por oh c’merzi , c’mekat i keq nje te semuri ti sherbesh ,
      E dite e nate , prane tij te jesh,
      Kur i jep barerat e i qan halle ,
      Dhe vetvetiu , mallekon w pyet :
      Si s’te merr dreqi sa me shpejt ..???

      Ne kete poeme eshte edhe letta qe Tatiana i shkruan Onegininit,
      Ne fakt kjo leter mbahet si nje nga perlat e poeziste Ruse , porse mua kjo nuk me dukej ndonje kushedi , megjithse varet eedhe ngabperkethimi sepse nuk ka ndonje rime te bukur

      Letra e Tatianes fillon keshtu

      Po marr guximin qe tu shkruaj,
      C’do deshit me vec shpirtit tim etj etj

      Mirepo ajo u martua dhe ne fund te ketres i thote
      :… Po burri im nje tjeter u be ,
      I jam besnike pergjithnje

      Ne fakt phesa me e bukur ketu esht kur Tatiana ra ne dashuri me Oneginin she aty Pushkini e ka pershkruar shum bukur kur thote :

      Tatian e embela Tatiane,
      Per ty po qaj e po derdh lot,
      Ti ke per shok ate tiran ,
      Ja fale datin tend qe sot … ( Por duhet thene se eshte edhe perkethimi i Kasgushit shum gjenial )

      Ndersa nje nga pjeset me te bukura e kesaj poeme esht kur Pushkini pershkruan stinen e Vjeshtes
      Kjo eshte e perkryer ne bukuri , eshte mahnitese
      Ja si thote per Vjeshten :….

      O kohez e trishtua, ti mua me mahnit
      Ta dua bukurine, plot hir te lamtumires,
      Kur anemban natyren ti an e kan venit
      Dhe fushat vesh me ar, edhe ne mugetir
      Ti dua mjegullat , dhe rete varg e varg,
      Dhe kur gjemimi i dimrit te ngrysur , ndihet larg
      -……
      Jo nuk e them kete qe botes ti shes mendje ,
      Porse per shpirtin tim , ajo i ngjan nje

      Aty une edhe mund te kem harruar ndonje varg se kam nja 30 vjet qe e kam lexuar, por esht shum e bukur
      s
      Poezia e Pushkinit eshte e ngjahme me poezine Lord Bayron

      Ah tani mu kujtua , pjesa ku Pushkini pershkruan Xhelozine , esht e perkryer

      …Xhelozia

      Ah Xhelozia , xhelozia.
      Ajo ze ndizet si murtaja ,
      Ka zjarr e saj , cmendin e saja,
      Enderrat e liga , yjet e ligj,
      Na mbrojte Zoti more miq..

      Ne kete poeme , Pushkini , jep edhe rastin e nje poeti , i ciki ishte shok i Oneginit , ai poeti quhej Lenski dhe dashuronte Ollgen ,dhe ky poet vritet ne duel ,
      Ne ke pjese duket sikur Pushkini parashikom fatin e tij , se thote aty qe “ shpirti i nje poeti te dashuroje eshte krim “
      Kur e varroswn kete poetin , i vune nje permendire mbi var
      Dhe Pushkini ne dy rreshta jep dhimbjen e vdekjes se tij duke thene :
      ….
      Me shum mundim
      U ngrit atje
      Nje oermendore ,
      E thjesht, e re

      Pastaj Pushkini ben nje pershkrim superb per ato femra qe mbaheshin zonja te eenda , te cilat ne ate kohe , keto femra aristokratike dilnin ne xhiro pergjate lumit te Neves dhe kishin pamje mosperfillese

      Pushkini thote keshtu :

      Ah keto bukurite e ftohta,
      Si dimri me debore plot,
      Te paperkulura nga bota,
      Qe mendja nuk mi rokte dot
      ..
      Une ika larg , si nga nje ferr,
      Sepse lexoja tere tmerr,
      Mbi ato vetulla barbare ,
      Te dashuroje ishte krim,
      dhe te mundoje nje defrim


      Lasciate ogni speranza fare,
      Mbase ndaj Neves posht e la..,
      I pate dhe ju te tilla gra….
      ….

      Pushtkini nuk behej kurre monoton ne cdo gje qe shkruante
      ai ishte brilant
      Pushkini ka shkruar edhe ne Proze , une i kam lexuar pothuaj cdo gje qe dilte ne shqip nga shkrimet e tij , dhe cdo gje e ka te bukur

      Kur mesoja rusisht ne shkolle te nesme nuk gjeje ne Shqiperi poezi te tij ne rusisht se isha kurioz ta krahasoja me perkethimin ne Shqip

      Ndersa tani edhe mund ta gjej ne rusisht poezine e tij , por nuk nuk mbaj mend azgje nga gjuha Ruse

      Me nje fjale poezia e Aleksander Pushkin eshte midis Luleve me te bukura te poezise Boterore te te gjitha koherave

      I perjeteshem qofte kujtimi i tij

      1. mik says:

        Raimond Vlonjati – Duket qe ke nostalgji per poetin. Edhe un e kam pelqy shume por vetem Eugjen Onjegin-in kam lexu prej tij, dhe nuk e mbaj mend kaq shume si ti !! Une vetem 4 vargjet e para te leters se Tatjanes mbaj mend.
        Gjithsesi, flm qe na kujtove keto vargje brilante te ketij poeti te madh.
        Do ishte mire qe Tema te shkruante artikuj te tille ma shpesh.

      2. ? says:

        O Mondi pe Vlore qenke gedhire mahmur sot a te keqen, ik e futi noi uje te ftofet e nje dopioekspres te te dali gjumi.

        1. Raimond vlonjati says:

          E kam shkruajtur ne kafene , ne New York City , ne Jackson Heights,
          ndersa me kshte zene shurra dhe po e shkruja shpejt e shpejt, se doja te veja ne hale

          Por kete poeme te Pushkinit e di pothuaj te gjithen permench , se me pelqente qamet

  2. mik says:

    Pushkini nuk ka qene kurre babai i letersise Ruse por, i poezise Ruse.
    Te gjithe poetet e mirefillte kane te njejtin perfundim, prandaj jane poete. Gjithmone marrin lavdi mbas vdjekjes.
    Edhe Migjeni mos te vdiste ne moshe te re, do krahasohej me te medhenjt boteror. Rreshpja gjithashtu ( jo se vdiq i ri, por nuk pati akses per krijim letrar ).
    Asgja nuk percon emocione ma shume se poezia.
    Para disa muajve lexova nje shprehje ne facebook : Poetet jane interpretuesit e Zotit.

    1. dyshuesi says:

      Ndoshta percaktimi i fundit e shpjeon pse Kurani eshte i shkruar ne vargje.

  3. ? says:

    A ishte antar i Rilindjes ky Pushkini? Neqoftese jo, kot i beni reklame.

    1. durrsak 24 karat says:

      ?, ti je idiot.

      1. ? says:

        durrsak, ti je debil 24 karat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje