“Kërkohen donacione edhe për buzëqeshje si shpëtim nga çmendina!”

Nga Andrea Danglli

Dritat e shumta të dhjetorit, muajit special që gjeneron atmosferën më festive të vitit, këtë herë fatkeqësisht ja lanë vendin flakës së qirinjve të cilët ndizen-fiken dhe prapë rindizen në kujtim të 51 shpirtrave që i ikën kësaj bote nga pasojat e lëkundjeve sizmike.

Është e zorshme të kapërdihet, fshihet dhe harrohet ajo klithje e fortë e tokës që nuk rrëzoi e plasariti vetëm banesa, por edhe shembi botën shpirtërore të çdo shqiptari i cili mundi ta ndjekë ngjarjen dhe të solidarizohet në mënyrën e tij.

Tashmë për viktimat na ngelet vetëm të lutemi, për të dëmtuarit të kërkojmë shërim të plotë, për të pastrehët të akomodohen sa më shpejt, për padrejtësitë drejtësi të pastër, dhe për të gjitha pasojat rehabilitim sa më të saktë si parapritë ndaj katastrofave që mund të përsëriten.

Por nëse shumë banesa do të rindërtohen dhe mjaft çarje do të restaurohen, momentalisht nuk duhet të harrojmë që kemi para edhe një mision po aq të rëndësishëm ku mjaft individë e kanë të vështirë të rehabilitojnë plasaritjet brenda e vetvetes për heqjen e panikut mbërthyes, tensionimit mbytës dhe ankthit për atë çka mund të ndodhë.

Vërtet sot jemi në një moment analize dhe bilancesh, por qasja e zgjedhur më shumë i përngjan shfryrjes së mllefit, çlirimit të dufit apo retorikave me qëllim përfitimin e krediteve politike, mediatike apo thjesht skenave publike që në fund më shumë bëhen për publicitete vetjake se sa për zgjidhje të traumës që na ka pushtuar.

Ashtu siç thamë për forcat e ushtrisë, duhet të theksojmë se edhe shumë analistë, ekspertë, inxhinierë, sociologë por edhe politikanë të “diplomuar për gjithologji”, vijojnë të shfaqen të pa trajnuar për të menaxhuar profesionalisht këtë situatë.

Duke artikuluar publikisht hipoteza të çuditshme, ricikime deklaratash, materiale interneti të përkthyera keq, kurrikula të vjetra dhe analiza aspak profesionale, ata po e mbajnë ende të gjallë lëkundjen duke na lënë në një tërmet emocional të vazhdueshëm që po na shkatërron përbrenda dita-ditës.

I kemi dëgjuar nga meraku, i kemi besuar nga frika, por çdo sharlatan, mediokër dhe idiot që merr përsipër të flasë për lëkundjet sizmike duke pasur si referencë veç dëshirën për t’u shfaqur në televizor, duhet t’i thuhet boll në emër të paqes sociale.

Nëse sheh një dokumentar, lexon një parashikim yjesh, ndjek një emision japonez sizmiologjie, apo mendon se je zgjuar në mëngjes papritmas me dije rreth tërmeteve, nuk mund të shfaqesh publikisht dhe të japësh opinionin tënd të çartur.

Duke përjashtuar nga ky koment reporterët e palodhur  të terrenit dhe disa zërave kompetentë publikë, pjesa tjetër ka prodhuar lot, falsitet, frikë dhe analiza që njëherë ngjajnë si negociata me perënditë, njëherë si marrëveshje me natyrën dhe herë tjetër me skenarë filmash fantastiko-shkencor.

E gjithë kjo shfaqje duket se ka thelluar edhe më shumë pasojat e lëkundjeve sizmike duke bërë që sot në rrugë, lokale, ambiente pune, shkolla, institucione dhe kudo, temë kryesore të vazhdojë të jetë vetëm tërmeti.

Jo se nuk duhet folur fare mbi të, por me dashje apo pa dashje, pjesa dërmuese e artilerisë së informacionit publik po e keqmenaxhon mizorisht situatën post-tërmetit duke e shtuar gramën e frikës deri në palcë.

Në këtë gjendje të rënduar psikologjike, kushdo me të drejtë është i prirur të besojë gjithfarë njeriu që mbush kohën televizive me marrëzi. Plagët tona të 26 nëntorit nuk mund të shërohen me kura lotësh, gënjeshtrash apo frike, por me rikthimin e jetës normale.

Fëmijët kanë nevojë t’i kthehen ngjyrave të festës, të rinjtë magjisë së dhjetorit dhe të rriturit të përditshmes familjare.

Po ashtu, duhet të punojmë që normalitetit t’i rikthehen edhe të gjithë ata që fatkeqësisht nuk do të kenë një pemë për të zbukuruar në shtëpitë e tyre pasi gjenden nëpër hotele, palestra apo çadra. Tek ata është e nevojshme të shkojmë me ndihma dhe jo me mëshirë, t’i japim kurajë dhe jo dëshpërim, t’i ushqejmë me shpresë dhe jo humbje, t’i dhurojmë festë dhe jo më kobë, t’i flasim për ditë më të mira dhe jo për zi.

Të gjithë bashkërisht, duhet të gjejmë vullnetin dhe forcën ta aplikojmë më së miri këtë kurë jetike për të mjekuar plagët që hapi mëngjesi i tmerrshëm i 26 nëntorit dhe për të bërë përpara.

Vërtetë është e vështirë, por mund ta shtypim panikun që vazhdon të prodhojë “mini-tërmete” vrastare brenda nesh, pse jo duke marrë edhe nga mençuria e Konicës së madh i cili në një nga testamentet e penës së tij ndër të tjera ka shkruar:  “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë! Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të!”

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në ““Kërkohen donacione edhe për buzëqeshje si shpëtim nga çmendina!””

  1. Arlind Hoxha says:

    Te lumte pena Andrea shume respekte per kete shkrim brilant qe i thote te gjitha

  2. Gezim Berat says:

    Ne koke bjeru mercenareve te medias qe u bene te gjithe sizmiologe inxhiniere qe e kan vjedh ket popull dhe po e tmerrojne e po i fusin tmerin me keto teorite konspiracione nga emisooni ne emision sikur nk jane ata pergjegjesit e kesaj situate

  3. Ladi says:

    Eshte momenti qe shqiptaret te shkeputen nga ekranet, (e kam fjalen per programet qe rrokanisin koken e njerzve nga e hena ne te premte, me te njejtet surreter), qe flasin per gjithcka dhe asnjehere per te verteten..
    Ka ardhur koha qe te piqemi si popull dhe t’ju kthejme shpinen ketyre sharlataneve, qe majmen cdo dite me sinqeritetin dhe naevitetin tone…
    E kemi vete ne dore!

  4. Fuck Islam says:

    Fuck Turkish People. FUCK ERDOGAN
    FUCK ALL RAMA’ FAMILY ..
    RAMA YOUR BASTARD

    1. Detari says:

      AMIN

      ramogllu duhet varur koke poshte tek busti i Kastriotit

  5. vertino says:

    Andrea Miki im je ne te paktet njeres qe shkruan ashtu si ta thote zemra dhe ndjenja humane qe juve keni. Congratulations by us.

  6. REZI says:

    Pikërisht, është koha të injorojmë kanalet televizive që dhimbjen e shfrytëzojnë për mbytur shpresën, kur bëjnë politikë edhe në emisionet humoristike e thonë: jemi televizioni më i ndjekur. Se ku i masin këtë parametra, se ku i mbledhin këto të dhëna…vetëm këta e dinë.

  7. Adi says:

    Sinqerisht me kenaqi ky shkrim, realitet, jo acarues, por dhe i paqte

  8. fredi says:

    me ne fund nje shkrim ndryshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *