Koloneli izraelit, në Durrës: Mbi 90% e objekteve mund të rikonstruktohen

8 Dhjetor 2019, 13:42Sociale TEMA

Koloneli Izraelit Golan Vach po drejton grupin e tij të inxhinierëve në zonat e prekura nga tërmeti ku është shpallur gjendja e emergjencës.

Grupi i inxhinierëve, urbanistëve dhe arkitekteve nga Izraeli kanë mbi 5 ditë që po punojnë në terren dhe po asistojnë me grupet shqiptare. Me eksperiencë të gjatë antisizmike, koloneli Golan Vach thotë se mbi 90% e objekteve janë riparueshme dhe se po punohet ngushtësisht me Ministrin Çuçi dhe Zv.Ministrin Shkreli për të zgjidhur sa më shpejt situatën.

“Ne po asistojmë në disa drejtime për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Kemi inspektuar qindra objekte dhe vazhdojnë punën tonë në terren me burime njerëzore dhe llogjistike. Deri tani mund të themi se mbi 90% e objekteve mund të riparohen përmes një ndërhyje rrënjësore.

Koloneli Golan Vach shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve dhe në anën tjetër inkurajon ata që kanë mbetur pa shtëpi se po bëhet gjithcka për të rindërtuar në kohë reale shtëpitë e tyre.

“Ne kemi marrëdhënie të veçantë më Shqipërinë. Fatkeqësisht ka humbje jete dhe të tjerë pa shtëpi. Dua t’ju siguroj se jemi këtu për të bërë gjithçka për të ndërtuar objektet e banimit për të gjithë të prekurit” – u shpreh Kolonel Golan Vach.

1 komente në “Koloneli izraelit, në Durrës: Mbi 90% e objekteve mund të rikonstruktohen”

  1. Urra says:

    Qenka zgjidhur problemi:I futni nje te bojatisur shtepive dhe futni njerezit brenda me kushtin qe ne cdo nga keto pallate te banojne antaret e komisionit te eksperteve qe kane marre ate vendim!
    Une si banor i nje prej ketyre pallateve i jap eksperteve 1 vit hyrjen time te banoje aty falas!
    Vetem kjo mund te jete garancia per mua!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje