Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së Nobelit për mbështetësin e "Kasapit të Ballkanit"

8 Dhjetor 2019, 20:25Kulturë TEMA

Ambasada e Shqipërisë në Suedi, përmes një letre dërguar organizatorëve të Ceremonisë së Çmimit Nobel, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Ky vendim, sipas shkresës së Ambasadës, thotë se vjen, ndër të tjera, “si shenjë proteste kundër përkrahjes dhe mbështetjes që z. Handke i ka dhënë Sllobodan Millosheviçit, këtij kasapi të Ballkanit, i cili urdhëroi masakra të shumta gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë”.

“Ambasadori i Shqipërisë do të bojkotojë pjesëmarrjen në ceremoninë e dhënies së çmimit. Ai e ka marrë ketë vendim mbi të gjitha për të shprehur solidaritetin me vuajtjet e asaj kohe të vëllezërve shqiptarë në Kosovë, të cilët e pësuan tepër rëndë nga gjenocidi serb i Millosheviqit”, shkruan në njoftimin e publikuar nga kjo Ambasadë, raporton Koha.net.

Ditë më parë, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se delegacioni i Kosovës do të bojkotojë këtë ceremoni për faktin se Handke, laureati i Çmimit Nobel për Letërsi 2019, ka mbështetur politikat e liderit të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç.

Ai i kishte bërë thirrje edhe delegacionit të Shqipërisë që të veprojë njëjtë.

4 komente në “Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së Nobelit për mbështetësin e “Kasapit të Ballkanit””

  1. Havard says:

    E kush e cab b ithen per Shqypot e Stambollit?!
    Pevec Obames…. Merkel e Makron……

  2. drino says:

    Brravo keshtu veprohet,njerezit e medhenj nuk dalin vetem nga kombe te medhenj….
    Ismail Kadare eshte gjigand….

    1. Refugjati says:

      Cfare lidhje ka ketu me kadaren , kure ambasaodri i shqiperise nuk merr pjese ne dhenien e cmimit nje fashisti….?!!

  3. Cudia says:

    Ambasada e Shqiperise duhet tu bente thirrje edhe ambasadave te tjera per mospjesmarrje dhe jo ta linte vetem me kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje