Po lëreni njëherë Shqipërinë, të qetë…

Nga Shpëtim Nazarko

Rama është në Stamboll dhe ka dalë në televizion aty, për të kërkuar ndihmë për tërmetin. Meta, ka dalë me deklaratë që në pikë të mëngjesit, për 8 dhjetorin. Basha është në Durrës dhe na bekon në emër të Zotit… Veliaj, se ku është diku dhe flet për qendra rinore…

Po përkundër këtyre figurave eminente, më del përpara një më e thjeshtë. Profesoresha 77-vjeçare, që flet qetë. Edhe kur moderatori i emisionit, kërkon t’i nxjerrë me zor ndonjë fjalë të rëndë, jo vetëm për tërmetin, por edhe për shkaqe apo shkaktarë, që mund t’i quash edhe krime a kriminelë. Por, ajo nuk e njeh këtë lloj gjuhe, jo për shkak të frikës që kanë ata me status të njeriut publik, që dridhen edhe vetëm kur e mendojnë akuzën…

Flet me qetësinë e njeriut të urtë dhe të ditur. Më duket që në fytyrë, se mbart sharmin e Marie Kyrisë dhe atë bukurinë që nderon racën tonë të vjetër, pavarësisht moshës që mban.

Jam i bindur dhe pa bërë ndonjë sondazh, se i ka mundur të gjithë ata që përmenda më lart, me lehtësinë më të madhe. Me qartësinë e të diturit dhe të urtit.

Kur e shihja, m’u kujtua historia e murgut budist, që tregon miku im Adhurim, nga Korça, këto ditë. Kur të tërë bëjnë të shpëtojnë shkollën e fshatit me kova nëpër duar, ai rri dhe shikon e nuk flet. E kur e pyesin, pse nuk vepron, thotë thjesht: – Po shikoj, ku do të ndërtohet shkolla e re…

Po profesoresha, është pak. Ikën nga emisionet dhe fillon prapë avazi.

Më duket, se jam në një vend ku bien pa fund, kambana kishash, nga mëngjesi në darkë, ku hoxhë të çmendur, këndojnë lutjet nga 5 herë në ditë.

Është vetëm pasojë e tërmetit, thua?

Jo. Shqipëria është çmendur. Dhe doktorët që vijnë vërdallë, kanë pjesën e luanit që ajo është në këtë vuajtje.

Po shikoja Metën, sot në mëngjes, që fliste për 8 dhjetorin e 30 viteve më parë. Për lavdinë e asaj dite. Bën pjesën dhe atë detyrën që kanë funksionarët e lartë, për raste festash. E mirë…

Mua më duket ndryshe, 8 dhjetori. E rënë copash, Shqipëria e asaj kohe më kujtoi një tregim të jashtëzakonshëm të Kadaresë. Sulltani kish vendosur të falte të burgosurit e t’i ftonte në një darkë. E erdhën nga të gjitha anët e mbretërisë. Po ishin sakatë, të gjymtuar, gjysmëqorra nga mungesa e dritës së burgut. Hëngrën nga supa e ofruar. U erdhi ngrohtë dhe u ndjenë mirë. Aq mirë, sa menduan se mund të bëheshin ata vetë, zotër në vend të sulltanit që ishte duke vdekur…

Ka tridhjetë vjet që dalin mëngjes, drekë dhe darkë në televizione, Tregojnë, sa mirë e bëjnë një punë dhe sa mirë do të na e bëjnë atë tjetrën.

Dhe për profesoreshën e kolegët e saj, ka pak vend. Në xhinxhovën e krijuar, megjithëse bie një rreze dielli në mënyrën e të menduarit, apo të ideve, profesoresha dhe të tjerë si ajo, mbeten pak.

Dhe tani, pas tridhjetë vjetëve, më duket se jemi prapë në skenën e Kadaresë. Po të burgosurit realë, janë ca të tjerë. Profesorë realë, njerëz që dinë të mendojnë, produkte shkolle të prindërve të varfër, që zbatojnë porositë e baballarëve të Kombit, se vendi mund të ndriçohet vetëm prej tyre dhe jo prej zyrtarëve, që kanë tridhjetë vjet që këndojnë të njëjtën ninullë…

Shqipëria do ta kalojë edhe këtë provë. Herë shtrirë duke rënkuar, e herë gjysmëngritur. Po ndryshe.

Kjo nuk është punë e politikës së madhe. Ajo e provoi tridhjetë vjet, se çfarë mund të bënte. E provoi në prona, toka të pavaditura, pyje të pambrojtura, ujra të pista si kurrë më parë. Kudo ku vuri dorë.

Tani del rrugëve, për të dhënë kurajo. Të tëra mund t’i bëjë, po këtë të fundit, jo. Për të dhënë dritë për nesër? As këtë s’e bën dot. Çfarë kishte për të bërë, e bëri. Rezultatet le t’i shohë nëse rri e mendohet ca, para se të dalë rrugëve.

Vendi është i sëmurë rëndë. Profesoresha ishte një doktor i thjeshtë dhe fisnik, që në një fushë të madhe ku janë të gjithë në karantinë, si produkt i kolerës, ngushëlloi a këshilloi, siç bëjnë të urtët.

Po është pak… fare pak. Ekranet i zunë prapë ustallarët e vjetër. Dhe duket se, nuk i shkul njeri prej këto istikamesh.

Ndërkohë, Shqipërinë e kanë lënë të gjithë trenat. Nuk ka punë, as me ëndrra të mëdha për korridore, që e lidhin me botën. As me hekurudha që transportojnë mineralet e saj. As me porte, që e lidhin me fqinjët.

Ëshë mbyllur në atë mjerimin e madh. Lëngon si një ushtri, që është e tëra, nën rrënoja, prej tridhjetë vjetësh, megjithëse nuk e ka sulmuar asnjë armik.

Doktorë ka ata që i vijnë vërdallë prej tridhjetë vjetësh, po me të njëjtën mënyrë. Me të njëjtin intesitet, nga mëngjesi në darkë. Në televizione, radio, gazeta, portale a një dreq e di.

Thua, mund të projektojnë ëndrra për të nesërmen e mirë, pas sëmundjes? Jo, nuk e besoj!

Lëreni një herë Shqipërinë, të qetë. Do t’ia dalë më shpejt dhe më qartë, nga gjithë kjo fatkeqësi.

Vendi, megjithëse i varfër deri në infinit, ka kohë që i ka mbrehur instrumentet e mbjetesës. I ka çuar fëmijët jashtë vendit e në shkolla të mira. Kanë grumbulluar më shumë në trutë e tyre, sa mendojnë burokratët partiakë, që e çuan vendin në këtë hall.

Po hapuani derën! Në mos në qeveri a administratë, aty ku populli dëgjon më shumë. Në radio e televizion, në gazeta e portale. Kudo ku mund të dëgjohet.

Një profesoreshë e vjetër, doli dhe shërbeu më shumë se gjithë politika e majtë dhe e djathtë…

Thirrini mendjes. Lëreni njëherë Shqipërinë, të qetë! Lëreni të thurë ëndrrën e saj. Vetëm ëndrra, mund ta shpëtojë nga sëmundja.(Konica.al)

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Po lëreni njëherë Shqipërinë, të qetë…”

  1. is says:

    Të lumtë o Shpëtim, shkruan bukur dhe troç!
    Hall i madh na ka zënë! Sinqerisht, kur erdhi demokracia tek ne, nuk e kisha menduar kurrë se gjithë çka ishte ndërtuar, e gjithë ajo industri e rëndë dhe e lehtë, industria e transportit, arsimi dhe shëndetësia, do shkatërrohej aq shpejt.
    Shkoja këtë verë në plazh andej nga Zvërneci i Vlorës dhe majtas e djathtas pashë gërmadhat e Sodës Kaustike (majtas) dhe Fabrikën e Llampave (djathtas). Njërës i kishte mbetur ndonjë skelet beton-arme pa tulla, besoj vjedhur për ndërtime aty rrotull, kurse tjetrës i kishin mbetur vetëm dy oxhakë të lartë, si monumente në dëshmi të së kaluarës.
    Këto do shohësh po të gjendesh pranë çdo vepre industriale dikur, i lanë pa vende pune shqiptarët e shkretë, si të ishte zgjidhja më e mirë.
    Pastaj i lanë të ndërtonin ku të donin e si të donin, boll të mos i kishin në kurriz për tu zgjidhur hallet.
    Këto ditët e tërmetit pashë një banor që ankohej se i ishte prishur banesa që kishte ndërtuar vetë dhe që ishte pjesë e një prej godinave indrustriale të Kombinatit të Tekstileve këtu në Tiranë. Ankohej se mos i binte ndonjë gjë nga lart. Nuk e kuptonte që duhej të trembej nga ajo që kishte ndërtuar ndërtuar vetë, jo nga pjesa e mbetur nga Kombinati, etj, etj…..
    O perëndi thashë me vete, kush na e solli këtë fatkeqësi kaq të madhe ne shqiptarëve!
    Pamë e ç’nuk pamë këto ditë. Pamë edhe profesoreshën, që në ditët e sotme bën përshtypje të madhe. Por, mos harroni se para 30 vjetëve ajo i përket asaj pjese shqiptarësh që bënin jetë akademike në Shqipëri, që mbartin të njejtat vlera edhe sot për nivelin e tyre, por që nga edukata dhe përkushtimi ndaj vendit nuk dallonin nga ajo e pjesës tjetër të shoqërisë.
    Ndërsa sot shoqëria shqiptare është për të qarë hall! Zoti na ruajt!

  2. Olimpia says:

    Ka nje menyre te thjeshte Nazarko,spese me kerkesen tende te drejte ,por te parealizueshme,askush nga ai grupim i madh grabitqaresh,nuk largohet.Nje ligj i qarte ,i sakte dhe logjik i miratuar nga Kuvendi me keto pika.
    1 …Kush ka qene dy here deputet apo post te larte shteteror mbi 8 vite,te MOS kete te drejte me te zgjidhet deputet apo emerohet ne poste te larta egzekutive, ,legjislative apo te drejtesise qe nga drejtor i pergjitheshem e lart,perfshi pushtetin vendor.
    2….Cilido qe pretendon te zgjidhet apo emerohet ne Kuvend ,Bashki apo postet e larta,vec kalimit ne kontrollin e organeve te specializuara,te botoje ne mediat online te gjthe te kaluaren e tij ,natyrisht jo ate intime.Shqiperia eshte e vogel dhe ne se dikush kapercen kontrollin zyrtar,nuk mund te kaperceje ate shoqeror.
    3…Rivendosja e nje equilibri politik,moral ,shpirteror dhe shoqeror kerkon aplikimin e rregullave te qarta ,te sakta ne komunikimin publik,si nga individet qe kryejne funksione publike te cdo niveli,nga presidenti e derì tek pollici apo zyrtari i thjeshte ,ashtu edhe nga mediat e te gjitha llojeve dhe te te gjithe niveleve.Kjo nuk eshte censure,kjo eshte fund i marrezise qe ka perfshire Shqiperine e nxitur kjo sidomos nga te marret e politikes me ne krye Berishen dhe Meten dhe te marret e media ku kryesojne ,,sorrat e bardha,,,tipa si Lubonja, klani Kapo me A.Bushatin,.Neshon,,,Fuga,Peka,por edhe te tjere neperka si Fevziu,Meco,Gjekmarkaj,Marku etj pinjolle te tribaleve primitive.Kushdo qe mashtron,shpif,perdor fjalor kriminal ti ndalohet e drejta e komunikimit publik,vec gjykimit per vepra penale.
    4…Tu hapet rruga te rinjve te diplomuar vetem ne shkollat e larta te certifikuara perendimore dhe te vendit,edhe pa pervoje pune.Bile ATA qe nuk kane pervoje pune ne Shqiperia duhet te preferohen te paret sepse nuk Jane te infektuar.Edhe ne organet e drejtesise te pranohen te rinj ,nuk kane rendesi vitet e punes,themelore eshte pastertia dhe kultura professionale e fituar,e cila pasqyrohet ne rezultate.
    ….Ky duhet te jete Revolucion Demokratik PA dhune dhe kete mund fa realizojne vetem njerez te rinj,jo thjeshte nga mosha ,por nga formimi modern,qytetar,intelektual.
    Le te shpetojme nje ore e me pare nga gjithe ajo kategori politikes dhe mediatike qe e kane shkaterruar kete vend apo e kane ,,ndertuar,,si nje xhungel njerezore.
    Kerkesa e pare ,referendum per largimin e Metes dhe zgjedhjen e L.Bozos presidente.Nuk eshte shaka,mendoni ndikimin e jashtezakoneshem qe do te kete tek shqiptaret dhe bota..Dhe jam i sigurte qe ne Bruksel,Washington,Pekin,Berlin,Paris,Londer kjo do te shikohet si nje kthese vendimtare….Ndodh qe fatkeqesite te sjellin edhe nje drite per te ardhmen,ndoshta ky eshte momenti.

  3. @autori says:

    Qe Shqiperia te qetesohet (une shtoj qe edhe te sherohet) duhet te shporren me pare te gjithe politikanet e ketyre 30 vjeteve dhe ne krye te Ekzekutivit te vihen disa njerez si profesoresha apo kolege te saj ne fushat e emergjences civile. Por qe te realizohet kjo duhet qe Rendin dhe Drejtesine ta marrin ne dore perfaqesues te BE-se dhe SHBA-se. Ndersa ne Presidence duhet nje Guvernator i Huaj. A mund te realizohet kjo humbje “sovraniteti” qe duket si Utopi. Ne fakt Rama me ortaket e tij e kane leshuar me kohe sovranitetin. Me mire ta kerkoje vete populli ndihmen e huaj se sa t’ja delegoje atyre qe e shkaktuan kete katrahure. Hajdutet dhe Mashtruesit nuk do te ndryshojne sepse nuk dijne te bejne gje tjeter. Gjendja e Jashtazakonshme justifikon masa te jashtzakonshme. Shkrime si ky i Nazarkos qe bejne thirrje vetem per qetesim, jane si ilac per endrra dhe qe zgjat agonine, por kurrsesi nuk sheron semundjen.

  4. @autori says:

    Qe Shqiperia te qetesohet (une shtoj qe edhe te sherohet) duhet te shporren me pare te gjithe politikanet e ketyre 30 vjeteve dhe ne krye te Ekzekutivit te vihen disa njerez si profesoresha apo kolege te saj ne fushat e emergjences civile. Por qe te realizohet kjo duhet qe Rendin dhe Drejtesine ta marrin ne dore perfaqesues te BE-se dhe SHBA-se. Ndersa ne Presidence duhet nje Guvernator i Huaj. A mund te realizohet kjo humbje “sovraniteti” qe duket si Utopi. Ne fakt Rama me ortaket e tij e kane leshuar me kohe sovranitetin. Me mire ta kerkoje vete populli ndihmen e huaj se sa t’ja delegoje atyre qe e shkaktuan kete katrahure. Hajdutet dhe Mashtruesit nuk do te ndryshojne sepse nuk dijne te bejne gje tjeter. Gjendja e Jashtazakonshme justifikon masa te jashtzakonshme. Shkrime si ky i Nazarkos qe bejne thirrje vetem per qetesim jane si ilac per endrra dhe qe zgjat agonine, por kurrsesi nuk sheron semundjen.

  5. Ylli says:

    Po ju zoti Nazarko cfare keni bere keto 30 vjet ??
    Keni qene i urte e fjalematur si zonja profesore apo keni bere zhurme e pellitur per partite ???
    Secili ta filloj nga vetja pas ketij termeti .Por ta fillosh nga vetja duhet te pranosh fajet e gabimet e mbi to te reflektosh .E pastaj te besh mendimtarin e te penduarin e vlefshem.
    Me shume se politikanet keto 30 vjet gazetaria shqiptare la lene kokrren e namit….per keq kuptohet.

    1. shpetim Nazarko says:

      Autor! kur te gjykosh a japesh mendime per keq, a mire, duhet te vendosesh emrin tend. Ketu bejme diferencen. Per keq a mire, une ve emrin tim qe pastaj te gjykohem sic ben edhe ti. Mund sic te thashe te kesh te drejte ne gjykimin tend per mua. Vete me pelqen te citoj Hygoin ne te tilla raste. Kush i ka veshet te medhenj, degjon shume budallaleqe, kush i ka te vegjel i dhembin. Kategoria qe u dhembin veshet jane zakonisht militantet ose njerezit qe nuk kane emer. Une nuk shkruaj per ta pavaresisht se si shkruaj.

  6. Denglaxhiu says:

    Shqiptareve u kane hedhur trut e gomarit… Popujt e huaj kane qejf ta ndihmojne Shqipetarin… Por jane ca politikaner sidomos ata te huajt,punojne per ca gjera antinjerezore… Te pasurit ketu ne kete vend, i kane femijet jashte vendit, me shtepiza apo Apartamente ne vende te shkelqyera, ku gjalleron rinia atje… kolegje te famshme, plot me te rinj qe kane vizione, motivim dhe humanizem… Nje bot plot endrra dhe humore qe mbajne njeri tjetrin… pa nevojen e ndonje shiringe per ta perjetuar… Zoti dashka qe ne ti gjunjezohemi matrapazeve dhe te denden te rinjt e ketij vendi me Shiringa… u ca kartoni i pallatit dhe paska faj zoti… pse s’grisen penevreket e tij o zot…

  7. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

    Shkrimi me i mire i te gjitha kohrave,shkrimi me i mire per te gjtha kohrat,dhe komentet me serioze,sidomos Olimpia.
    Kete artikull duhet ta kthejme ne Himn te gjith shqiptaret,po ashtu edhe pikat qe parashtron Olimpia.

  8. Shpetim Nazarko says:

    Autorit. Mund te kesh te drejte. Natyrisht edhe per mua vlen ajo qe thua . Vete besoj qe nje analist i mire eshte me i rendesishem se cdo zyrtar pavaresisht postit qe ka . Megjithate po te kujtoj Hygoin qe thoshte … Kush i ka veshet te medhenj, degjon shume budallaleqe. Kush i ka te vegjel idhembin. Zakonisht te vegel i kane militantet. Nuk shkruaj per ta,. Pra eshte pune veshesh…

    1. @autori says:

      I dashur Shpetim Nazarko!
      Falemnderit per pergjigjen, gjithashtu dhe qe fjalia ime e fundit (qe kishte lidhje me fjaline tende te fundit) te terhoqi vemendjen (jo veshet). Se pari, ti ke publikuar nje shkrim per lexuesit e Temes qe pergjithesisht jane anonime dhe sipas modaliteteve te kesaj gazete, kane vetem te drejten e komenteve. Une besoj se bej pjese tek lexuesit dhe shpresoj se nuk e kam shkelur etiken e komentit. Se dyti, besoj qe ti je nje nga personat e medias qe mendja te punon me shume se veshet, keshtu qe ndihma e kerkuar nga Hygoi i madh duket disi e sforcuar. Sa per historite me militante qe ne panelet televizive i keni shume per zemer, ato jane krejtesisht te huaja per mua. Se fundi, do te isha akoma mirenjohes, nese pervec endrrave qe shohim me sy hapur prej vitesh, te na ofronit alternativa “zgjuar” dhe konkrete per sherimin, qofshin “utopi” apo “budallalleqe” per veshet e medhej te dikujt.

  9. Pellazgos says:

    Po nuk kuptove aresyen pse e krijuan kete Shtet te “Lashte” sic thote Nazarko zoti me comentin @ autori ne vitin 1913te,atehere do kuptosh qe me te vertete po hedh uje ne nje fuci te shpuar.
    BE dhe Sh.B.A nuk kane leverdi te vendosin Rend dhe Drejtesi dhe kjo kuptohet vetem me Lloton Amerikane qe eshte antikombetare.
    Mos te themi aresyet e tjera qe ty zoti autori nuk ke kapacitet ti kuptosh.
    Fare hapur te rremben djemte dhe vajzat burrat dhe grate,femijte dhe ti amerikanizon apo evropianizon.
    Kinezet thone nje fjale te urte.
    Mos i jep peshk mikut,por mesoje te peshkoje.
    Atehere ku eshte influenca,ndihma dhe “dashuria” e Politikes Evropiane dhe Amerikane per Staten me “proamerikan”?
    Nuk e kupton ty qe Shqiperia eshte per Evropen dhe Ameriken nje State i ri Myslimane qe eshte krijuar per interesat direkt turke ne 1913te dhe me shtetas turq si Ismail Beu,Frashellinjte etj,ne nje kohe kur i lane Kostabdinopolin dhe me vone Pontion,Smirnen Qipron etj.
    Shqiperia eshte per pooitiken e Fuqive te Medha si Burbuar per te plotesuar qellimet e tyre ne kurriz te Greqise,Epirit,Ilyrise.
    Ketu ne Shqiperi nuk lejohet termi historik,i Lashte dhe i lavdishem Epiri i Veriut,i ndare nga barbaret per aresye percarese.
    Nje rruge qendrore me emrin Ilyria nul egzistone.
    Nje bust apo nje Ditelindje per Ilyrin Kostandinin Perandorin qe do ta kishte zili nje Komb nuk e kini.
    Pse?Se nuk jini Epirote apo Ilyre,kjo nuk do shume llogjike.
    Duket sikur historia e Al-banise fillon ne fund te shekullit te 20te me Terezen.
    Sheshe,Buste,Spitale Qendra,Aerodhrome etj kur po te analuzosht holle holle Bese-Lidhjen ne Lezhe “sipas historise se Shqiperise” na te bej me Orthodhoksine Greke.
    Atehere,pse keta myslimane dhe katolike lane Besen e Kastriotit?
    A nuk ishte i Shenjte Identiteti dhe Kombi i Epirit qe Anatemohet kaq shume edhe sot ne Emer te Al-banise qe perfaqesohet nga tre shtete si Identitet,Ndergjegje,Kulture Greqi Turqi,Itali.

  10. Nik says:

    Respekt per Z. Nazarko, gjithe shkrimet e tij jane konstruktive dhe me mendime shume racionale. Ai i ve pikat mbi :i” gjithmone per shtetin dhe ekonomine, jo per partite. Flm!

  11. @autori says:

    I dashur Shpetim Nazarko!
    Falemnderit per pergjigjen, gjithashtu dhe qe fjalia ime e fundit (qe kishte lidhje me fjaline tende te fundit) te terhoqi vemendjen (jo veshet). Se pari, ti ke publikuar nje shkrim per lexuesit e Temes qe pergjithesisht jane anonime dhe sipas modaliteteve te kesaj gazete, kane vetem te drejten e komenteve. Une besoj se bej pjese tek lexuesit dhe shpresoj se nuk e kam shkelur etiken e komentit. Se dyti, besoj qe ti je nje nga personat e medias qe mendja te punon me shume se veshet, keshtu qe ndihma e kerkuar nga Hygoi i madh duket disi e sforcuar. Sa per historite me militante qe ne panelet televizive i keni shume per zemer, ato jane krejtesisht te huaja per mua. Se fundi, do te isha akoma mirenjohes, nese pervec endrrave qe shohim me sy hapur prej vitesh, te na ofronit alternativa “zgjuar” dhe konkrete per sherimin, qofshin “utopi” apo “budallalleqe” per veshet e medhej te dikujt.

  12. bes says:

    Shpetim, pa dyshim nga artikujt me te mire qe kam lexuar ne vite. Urime! Per fat te keq tv eshte pushtuar nga mediokriteti, nga drejtues emisionesh qe nuk kerkojne margaritare si profesoresha qe sherbejne si shembuj per te rinjte, por shpesh kerkojne dhe shfaqin vulgaritete…
    Te lumte e te falenderoj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *