Publikohen këngët e Festivalit të RTSH-së si asnjëherë më parë

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar këngët të prezantoheshin më herët.

Këtë edicion të 58 të Festivalit, një formulë e re e konkurrimit, prezantimit, por edhe e konceptimit të kësaj feste muzikore, na mundëson të njihemi me pretendentët që duan të shkojnë në Eurovision.

Pritet që përgjatë gjithë ditës, publiku të jetë njohur me materialet muzikore të këtyre 20 artistëve në platformën “Youtube”, në faqen që i dedikohet Eurovision-it, aty ku edhe gjenden produksionet të shoqëruara me fotot e artistëve pjesëmarrës.

Festivali do të zhvillohet në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve dhe përveç kwngwve pjeswmarrës do të ketë edhe artistë të ftuar, midis tyre këngëtarja Giusy Ferreri.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Publikohen këngët e Festivalit të RTSH-së si asnjëherë më parë”

  1. i varferi says:

    Lere, lere mos i fol. Kendon Eli Fara me Paro Laçin: ky eshte festivali sivjetem ne rd shqiptare. E felliqen pa arritur ne halé.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *