Akuzohet për vrasjen e gruas së tij, shqiptari çudit në gjyq: Është gjallë

10 Dhjetor 2019, 22:30Kronika TEMA

Fatos Xheta, një 46-të vjeçar shqiptar i cili jeton në Britaninë e Madhe, ka dalë sot para gjyqit pasi akuzohet se ka vrarë me thikë gruan e tij, Safije, teksa kjo e fundit qëndronte në shtrat.

Mendohet se shkak i vrasjes ka qenë për motive xhelozie,  por kjo hidhet poshtë nga i akuzuari pasi u tha gjyqtarëve dhe insistoi që gruaja e tij është gjallë, raporton Oxford Mail.

Xheta, 46 vjeç, nga Lytton Road, Oksford, mohon një akuzë për vrasje.

Prokurorët në Gjykatën e Kurorës në Oxford pretendojnë se ai goditi me thikë  kuzhine gruan e tij Safie, 35 vjeç, ndërsa ajo qëndronte në shtratin e saj.

Sulmi ishte i motivuar nga xhelozia.

Me ndihmën e një përkthyesi shqiptar, Xheta u fut në kutinë e dëshmitarëve për të shmangur çdo veprim të gabuar.

Xheta pohoi se nuk mbante mend kur erdhi për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe vazhdoi të thotë se nuk e mbante mend që ai dhe as gruaja e tij  punonin në fabrikën e BMW.

I pyetur për detaje të natës para vrasjes së pretenduar ai përsëriti që ai nuk i dinte dhe kur u pyet nëse e vrau gruan e tij ai tha thjesht ‘jo’.

Pastaj Xheta u pyet nëse e dinte se si gruaja humbi jetën, ai u përgjigj: “Jo, nuk di asgjë”.

Më vonë ai u pyet nëse e mbante mend gruan e tij dhe ai u përgjigj: “Po, ajo është gjallë, por ata thonë se ajo ka vdekur.”

Xheta shpeshherë bente sikur nuk kuptonte ose sikur harronte me qëllim shmangien e pyetjeve.

I pyetur nëse kishte ndonjë problem mjekësor ai tha jo’.

Ai gjithashtu u pyet nëse e dinte që gruaja e tij kishte vdekur ai u përgjigj: “Po, ata më kanë thënë, por nuk u besoj atyre, ajo është gjallë.

“Unë nuk e kam vrarë atë, nuk kam vrarë njeri. Asnjëherë nuk kam pasur telashe.”

Gjyqi për Fatos Xhetën do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 komente në “Akuzohet për vrasjen e gruas së tij, shqiptari çudit në gjyq: Është gjallë”

  1. lefteria says:

    Ai ka dashur te thote se ajo eshte” gjalle “dhe rron ne zemren e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje