Blerja e parë e Milanit drejt finalizimit, ja shifrat dhe detajet e operacionit!

Milani duket se ka mbyllur gati gjithçka sa i përket blerjes së parë për merkaton e janarit.

Drejtuesit kuqezinj dhe Barcelona kanë pasur një takim në Milano së fundmi dhe sipas raportimeve nga mediat, thuhet se kalimi i Jean-Clair Todibo në “San Siro” është çështje kohe.

Milan pritet që të paguajë 10-12 milionë euro për të siguruar kartonin e francezit, i cili do të vishet kuqezi në fillim të muajit janar.

E vetmja pikëpyetje është çështja klauzolës së “riblerjes” nga Barcelona në të ardhmen, me dy klubet që ende nuk kanë rënë dakord.

19-vjeçari luan si mbrojtës qendre, por edhe përpara mbrojtjes si mesfushor.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *