Menaxheri Altin Lala zbulon të ardhmen e Rashicës

10 Dhjetor 2019, 14:09Sport TEMA

Milot Rashica është futbollisti më i rëndësishëm për Verder Bremen në këtë sezon.

Edhe pse në fillim të kampionatit pati një dëmtim, që e la jashtë për disa javë, sërish sulmuesi ia ka dalë të jetë golashënuesi më i mirë i ekipit deri në këto momente të Bundesligës.

Rashica ka shënuar gjashtë gola në kampionat teksa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe dy herë në Kupën e Gjermanisë.

Në këtë formë, interesimi për të nga kampionatet më prestigjiozë të Europës nuk mungon.

Së fundmi, ishte përfolur për një ofertë nga Astion Vila e cila kishte gati 40 milionë euro për të kënaqur interesat e Verderit në muajin janar.

Por, ai që ka shuar këtë mundësi ka qenë menaxheri i 23-vjeçarit, ish-futbollisti i Kombëtares, Altin Lala.

Në një prononcim për “Kicker”, Lala ka mohuar çdo mundësi që Rashica të lëvizë në muajin janar. Ndërkohë, futbollisti është shprehur disa herë se nëse largohet nga Verder Bremen, do ta bëjë vetëm për një klub që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.

Kriter që nuk përmbushet nga Aston Vila. Në këtë formë, zërat për një transferim te klubi nga Birmingami kanë marrë fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje