Murrizi takon zyrtarin e DASH, “thumbon” Ramën dhe Bashën: Fotot miqësore i bëmë pa pagesë

Nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi së bashku me kryetarin e grupit demokrat në Parlament, Rudina Hajdarin kanë takuar zyrtarin e DASH, David Kostelancik.

Me anë të një postimi, nënkryetari i Kuvendit Murrizi, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme së bashku me Hajdarin kanë takuar në zyrën e tij sot Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit David Kostelancik.

Murrizi ka postuar dhe dy foto me nënshkrimin se fotot miqësore janë bërë pa pagesë duke ironizuar dhe duke thumbuar kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha të cilët akuzohen për lobim në mënyrë që të bënin foto me ish presidentin e SHBA Barack Obama dhe me presidentin e tanishëm, Donald Trump.

Postimi i plotë:

Sot ne zyren e Z David J Kostelancik

Nje takim bashke me ZJ Rudina Hajdari

Dhe dy foto miqesore pa pagese

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Murrizi takon zyrtarin e DASH, “thumbon” Ramën dhe Bashën: Fotot miqësore i bëmë pa pagesë”

  1. Loni says:

    Pa pagese jo…sepse ke shkuar me dietat e Shqiptareve dhe tagrim e tyre…kuptove Lym

  2. anda says:

    Ku u kandastis ai vend turp i madh

  3. xhoxhi says:

    Ore po fyçka fare janë këta deputetët tanë që me foto duan të na mbushin mëndjen se janë deputetë?Kush shkon jashtë me njëherë na tregojnë fotot me ndonjë zrtar të jashtëm.Pse ata që dilni fotografi janë të ndershëm?5 pordhë 6 grosh theshin pleqtë.Më të zgjuar se shqiptarët e para viteve 1990 nuk ka popull në botë se janë ritur me mundime jo me llafe si ju në parlament.Populli ju luan në tepsi të gjithëve dhe ju që jeni atje në atë sallë që quhet parlament jeni se të ndershmit nuk meren me politikë.Pra jeni të mbaruar si njerëz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *