Rea Xhillari fiton gjyqin ndaj Artur Zhejit, Çim Pekës dhe portaleve që shpifën. Ndëshkohen me gjobë dhe përgënjeshtrim të lajmit

10 Dhjetor 2019, 20:38Politika TEMA
Rea Xhillari fiton gjyqin ndaj Artur Zhejit, Çim Pekës dhe portaleve

Rea Xhillari ka fituar betejën ligjore me Artur Zhejin, Çim Pekën dhe pesë portale të tjera, që shpifën ndaj jetës së saj private.

Artur Zheji, që drejton protalin 360 gradë, Syri.net  Standart.al, Telegraf.al, “Jeta os qejf” dhe Fax News e Kasëm Hysenbelliu, Boldnews e Jetmir Olldashit, janë shpallur sot fajtorë nga Gjykata e Tiranës, duke u dënuar përkatësisht Syri.net Standart dhe Telegraf me një milion lekë të vjetra,  Artur Zheji me 3 milione lekë të vjetra, si dhe detyrimin për të botuar në faqen e tyre përgënjeshtrimin e lajmit që kanë botuar, duke hequr lajmin e rremë.

Portalet e tjera po ashtu u denuan me gjobe, si dhe detyrimin për të botuar në faqen e tyre përgënjeshtrimin e lajmit.

Të shtata portalet e lidhura me Partinë Demokratike dhe njëra me familjen Berisha, kanë shpifur ndaj Rea Xhillarit, duke botuar lajmin e rremë për gjoja lidhjen e saj me ministrin Gent Cakaj.

Lajmi ishte pjesë e një fushate përbaltëse pas ndryshimeve të vitit të kaluar në qeveri, pasi Cakaj u emërua ministër i Jashtëm.

Artur Zheji pat reaguar pas fillimit të procesit gjyqësor, duke thënë se “Bashkëjetesa” jote më Cakajn, është ndoshta një shpikje, që buron nga panatyrshmëria absolute se si Cakaj, u katapultua nga xhepi i vogël i xhaxhi Edit, në atë detyrë të lartë, nuk e di ç’të them…”

Vendimi i Gjykatës i çertifikon shtatë portalet si shpifës ndaj Xhillarit dhe përveç shumës simbolike të dënimit, i detyron ato të botojnë në faqen e portaleve të tyre vendimin e Gjykatës kundër lajmit të rremë.(TemA)

10 komente në “Rea Xhillari fiton gjyqin ndaj Artur Zhejit, Çim Pekës dhe portaleve që shpifën. Ndëshkohen me gjobë dhe përgënjeshtrim të lajmit”

  1. Emigrante says:

    Meta legena Pak Jane leket por te botojne pergenjeshtrimin ju kushto me shume.

  2. USA says:

    Mos u shqetesoni leket shqupit vebi alimuces jane.

  3. Çimi says:

    Tani e morëm kush jane shpifsat.Abandonojini këto portale të flliqura ,xhoret e PD dhe SB.

  4. Birrisha says:

    SA TURPE TE SHPIFESH PER NJE VAJZE QE S’KA LIDHJE ME POLITIKEN QE KA TE NJEJTEN MOSHE SA VAJZA E PÉDOPHILIT ZHEJI .
    KETA JANE NJEREZ PA FAMILJE OSE ME FAMILJE TE DEGJENERUARA

  5. Tironsi says:

    Keto jane felliqesirat e kazanit qe u pasuruan me keto portale shpifjesh dhe duke vjelle vrere per 30 vjet Llumi ndjek llumin ne portale te tilla Keshtu tregohet fytyra e baltes me keta ordinere mashtrues kalibri Edhe ketyre vitingu ti behet sa me pare Nuk mund te hapim tv sepse i kemi cdo dite ne ekran Ardhte ajo dite e zeze per keta zagaret politik te medjave

  6. Piro says:

    Xheji si do e botoje pergenjeshtrimin? Ky hiqet si babai gazetarise?

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Ky nuk me duket vendim i drejte!
    Keta duhet te denohen vetem duke u hedhur mbi koke nje kv mut!!!
    Me kusht qe muti te jete pickurr… ?

  8. BRSS says:

    PSE ME GJOBE DHE JO ME BURG KETA BURGUN E KAN PAK KETA DUAN PLUMBIN QE TJU SHKERDHESH ÇA KAN NE SHTEPI SIDOMOS KY MUTI ZHEJ

  9. lesh e li says:

    Pas 30 vitesh rrumpalle eshte koha qe gjerat te zene vendin e vet. Edi Rama duket njeriu i duhur per keto reforma pasi po e con shoqerine nga mentaliteti rremujes drejte rregullsise se ligjit, nga marredheniet fisnore drejte qytetarise. Me shpullat qe po ha nga gjyqet private, me siguri do ndryshoje edhe kazani mediatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje