Turqia gati të dërgojë ushtarë në një tjetër shtet

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij është gati të dërgojë trupa në Libi, nëse kjo gjë i kërkohet nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht në Tripoli.

“Në lidhje me çështjen për të dërguar ushtarë… Nëse Libia bën një kërkesë të tillë, ne mund të çojmë personelin tonë, veçanërisht pas arritjes së marrëveshjes ushtarake për sigurinë”, u shpreh Erdogan gjatë një deklarate për shtyp.

Muajin e fundit, Turqia nënshkroi një marrëveshje ushtarake me Qeverinë e Unitetit Kombëtar në Libi, e cila drejtohet nga kryeministri Fayez al-Sarraj. Kjo erdhi pasi mediat raportuan se Rusia dërgoi 200 mercenarë në mbështetje të ushtarakut libian Khalifa Haftar, i cili kërkon të rrëzojë nga pushteti qeverinë aktuale.

Rusia i mohon totalisht këto lajme, por presidenti Erdogan thotë se në Libi është e pranishme një kompani nga Rusia që quhet “Wagner”, e cila ka dërguar stafin e saj të sigurisë në këtë vend.

Grupi “Wagner” është një firmë private sigurie në hije, kontraktorët e së cilit dyshohet të jenë të huaj të përfshirë në konflikte në Siri, Ukrainë dhe Republikën e Afrikës Qendrore/

Përveç marrëveshjes ushtarake, Turqia nënshkroi dhe një marrëveshje kontroverse për detin me Sarraj, e cila i jep të drejtë për të kërkuar për naftë në detin Mesdhe.

“Me marrëveshjen e re, ne do të ndërmarrin hapa për të mbrojtur interesin e Libisë, Turqisë dhe Republikës së Qipros Veriore. Dhe kjo është në përputhje me ligjet ndërkombëtare”, shtoi Erdogan.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *