Zyrtare: Napoli shkarkon Carlo Ancelottin

Napoli triumfoi 4-0 përballë Genk dhe u kualifikua për në fazën me eliminim direkt të UEFA Champions League, por kjo gjë nuk i ka kursyer stolin Carlo Ancelotti.

Strategu italian është shkarkuar nga bordi drejtues i Napolit për shkak të rezultateve negative në kampionat, si dhe për disa probleme brenda skuadrës me lojtarët.

Ancelotti do të zëvendësohet nga Gennaro Gatusso, me ish-trajnerin e Milanit që pritet të marrë drejtimin për 18 muaj.

“Don Carlo” me shumë gjasa do të rikthehet në Premier League, kësaj radhe jo te Chelsea, por te rivalët e Arsenalit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *