Arkitekti i njohur italian: Në Tiranë mund të ndërtohet vertikalisht që hapësirat t’i dedikohen njerëzve

11 Dhjetor 2019, 20:32Sociale TEMA

Arkitektura e stilit italian erdhi në Shqipëri përmes një ekspozite që do të qëndrojë e hapur për dhjetë ditë në Muzeun Historik Kombëtar.

Përmes punëve të Simone Michelit, një nga emrat më të njohur të arkitekturës italiane, ekspozita synon t’i tregojë publikut shqiptar bukurinë që karakterizon stilin italian.

Ekspozita mban titullin “Luksi i stilit italian”, një titull që vetë Micheli thotë se duhet të shkojë te shqiptarët si një mesazh shprese në situatën që ka krijuar tërmeti i disa ditëve më parë.

Micheli e sheh luksin si një raport të ri mes hapësirës, njeriut dhe kohës. Por sa mund të përshtatet kjo me Tiranën, ku hapësira bëhet gjithnjë e më e vogël dhe më e shtrenjtë? Për arkitektin italian, përmes projekteve të qëndrueshme, kjo mund të përshtatet në zhvillimin urban në linja vertikale.

“Koncepti i luksit sipas meje, që nuk është më përdorim i materialeve të shtrenjta, por raporti mes njeriut, hapësirës dhe kohës, lehtëson edhe kuptimin e asaj që mund të bëhet në Tiranë, në Shqipëri, ku çmimi i tokës bëhet gjithnjë e më i lartë dhe ka shumë kompleksitet.

Ky kompleksitet duhet përkthyer në thjeshtësi. Të punosh në linjë vertikale është e mundur në terma urbanistikë në Tiranë aktualisht, për të liruar hapësira që i dedikohen njeriut”, shprehet Micheli.

Duke e parë Tiranën me syrin e një arkitekti, Micheli thotë se rikualifikimi duhet të nisë nga periferia, për të ardhur drejt qendrës.

“Mendoni periferitë, sa mund të bëhet aty. Në vite e shkuara si në shumë vende të botës, periferitë janë rritur në shpërpjestim pa rregulla.

Besoj se për të rikualifikuar një ind si ky, si në shumë vende të botës, duhet të nisim nga periferitë, që të arrijmë në qendër”, thotë Micheli.

Ekspozita e mbështetur nga Ambasada e Italisë, Agjencia ICE, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri me bashkëpunimin e Muzeut Historik Kombëtar shpalos 13 trembëdhjetë makro-hapësira, që mbajnë firmën e Michelit.

3 komente në “Arkitekti i njohur italian: Në Tiranë mund të ndërtohet vertikalisht që hapësirat t’i dedikohen njerëzve”

  1. Zefi says:

    Rikualifikimi duhet te filloje nga periferia,thote arkitekti italian,ndersa Rama dhe Veliaj periferine e kane lene geto,duke betonizuar qendren!
    Se ne qender ka fitim te madh!
    Ndersa Shqiperia ka braktisur qytetet e fshatrat dhe eshte grumbulluar ne Tirane-Durres,qe po i hane koken njeri tjetrit!

  2. naimi says:

    po mor bos, por ketu hapesirat I bejme palate..ndoshta pas disa vitesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje