Jari i propozon Lulit të dhurojë “Çadrën e Lirisë” për tërmetin

11 Dhjetor 2019, 19:50Antena TEMA

Dje Luli ka njoftuar se PD ka vendosur të dhurojë një kontribut financiar për tërmetin, duke anuluar festën e PD dhe shpenzimet e festës t’ia kalojë fondit për rindërtim.

Lëvizja e Lulit ngriti shumë dyshime për Jarin, të cilat vendosi t’i ndajë me demokratët:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Është momenti të jemi vigjilentë dhe të shikojmë me realizëm simbolikën e gjestit të Lulit, që u hoqi demokratëve gotën e rakisë për tërmetin.

Siç e dini të gjithë, ne një festë kemi, dhe një herë në vit mblidhemi.

Mungesat financiare, si dhe situata e rëndë që po kalojmë si opozitë pa pushtet lokal e qëndror, d.m.th opozitë pa rroga, na kënë  bërë që mezi të presim një festë në vit.

Lajmi se shpenzimet e festës i kanë kaluar qeverisë, me thënë të drejtën më mërziti.

E para, që Edi Rama ka arritur të lërë dhe PD pa festë duke përdorur tërmetin.

Ai për vete nuk ka heq dorë nga festat dhe zbukurimet e qyteteve.

Pse ne të PD duhet të hiqnim dorë?

Së dyti, PD ja beson lekët e saj qeverisë, dhe kjo është shumë e rëndë.

Më mirë t’i përdorte këto për ndonjë vakt bukë në këto hotelet.

Nuk është se Kunati na i bënte të bollshme me ushqim ato festat, por dhe aq sa na i bënte, më mire t’i marrin këta demokratët që rrijnë në çadra, jo Edi Rama.

Së treti, dyshoj se ky gjest është bërë për të shmangur takimin tonë më 12 dhjetor dhe kërkesën e llogarisë ndaj Lulit, pas dështimit të revolucionit.

Dhe për të mos rënë në sy, është përdorur dhurata për tërmetin.

Ne kemi pasur plot gjëra për të dhuruar për tërmetin.

Mund të dhuronim mbi të gjitha çadrën e madhe historike të PD, ku kemi bërë tre muaj protestë.

Në atë çadër strehoeshin 500 demokratë çdo ditë.

Mund të shpëtonte shumë njerëz tani.

Ishte dhe simbolike, se ishte çadra që arriti marrëveshjen historike Luli- Rama.

Për më tepër kujdestarët e çadrës kanë qenë nga Laçi, që është dhe zona më e prekur, dhe e njihnin mirë menaxhimin e çadrës.

Dhurimi i lekëve të banketit të 12 dhjetorit më duket e rëndë.

Është sikur t’ia dhurosh 12 dhjetorin Edi Ramës.

Nuk e di, po unë dhe Doktori nuk durojmë dot në këtë pikë.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari i propozon Lulit të dhurojë “Çadrën e Lirisë” për tërmetin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje