Pastrimi i parave, vlonjatit i sekuestrohen 500 mijë euro

11 Dhjetor 2019, 09:25Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka njoftuar sekuestro preventive “mbi disa pasuri që dyshohen se janë përfituar nga pastrimi i parave”. Sipas policisë, shuma arrin deri në 543 452 euro.

Pasuritë e sekuestruara janë dy apartamente banimi në Vlorë, dy llogari bankare dhe një automjet Volkswagen.

“Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme”,thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje