Rama mbledh ambasadorët pas tragjedisë, veçon mesazhin e Leyla Moses-Ones që përlotet: Çfarë do t’i tregoj Zahos kur të bëjë pyetjen e parë për SHBA e BE-në

11 Dhjetor 2019, 19:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave përfaqësuesit e shteteve të ndryshme të akredituar në Tiranë, duke i falënderuar për ndihmën e dhënë pas tërmetit që goditi vendin tonë më 26 nëntor, që solli shkatërrime të mëdha në ndërtesa.

Rama veçoi mesazhin e të ngarkuarës me punë të Ambasasdës amerikane në Tiranë, të cilën do t’ia lexonte të birit Zaho kur të bënte pyetjen e parë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë kohë kaq dramatike për Shqipërinë jeni treguar po aq shqiptarë sa shqiptarët. Përballë gërmadhave të 26 nëntorit, ishit të raportonit atë ditë nga ambasadat tuaja në kryeqytetet respektive. Ju nuk pritët as të zbardhte mirë dita për të na ofruar solidaritet dhe ndihmë.

Nuk kam ndërmend të publikoj mesazhet tuaja që vijnë. Mesazhin e Lejlës e kam nxjerr në një folder të veçantë dhe kur im bir 5 vjeç të rritet edhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë për Shtetet e Bashkuara, unë do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikurse do të vijë dita që im bir do të inatoset me Bashkimin Evropian.

Vërtetë do të jetë shumë më e lehtë dhe hyrja në historinë e marrëdhënieve me fqinjët duke e nisur jo nga ngatërresat historike, por nga rrëfimi i nxjerrjes nga gërmadhat të një djali shqiptar nga trupat greke të kërkim-shpëtimit apo rrëfimi i një beteje të përbashkët të trupave nga Kosova dhe Serbia për të nxjerrë nga rrënojat njerëzit e këtij vendit dhe kalorësit e shpëtimit italianë krahas atyre turq.

Po, për vëllezërit dhe motrat tona nga Kosova me çfarë fjalësh mund të përshkruhen pa e zvogëluar furinë e rrahjeve të zemrës. As një milion fjalë nuk e përshkruajnë dot atë që ka mbetur në kujtesë.

Po skuadrën izraelite që aq shumë kurajë u dha qytetarëve të Durrësit. Këto dy javë janë në fakt një histori brenda historisë së vendit tonë, një histori e gjallë solidariteti faktik, që ne si fjalë e përdorim vijimësisht por që këto dy javë e pamë të mëshiruar në flamuj dhe gjuhë të ndryshme njësoj sikur të ishin këtu për të ardhur me porosi pas tërmetit psikologjik të tetorit për të mëshiruar at që thoshin etërit e krijimit të Evropës, të cilët thoshin se ka vetëm një horizont qëllimesh dhe idesh.

Mënyra se si trupat tona të shpëtimit punuan përkrah trupave franceze, italiane, greke, turke, rumune, kosovare po e po janë mëshirim i asaj që Adenaur dhe Moneja e skicuan në një imagjinatë.

Nuk e harrova Zvicrën atë ditë, edhe pse atë ditë ishte e veçantë si vetë emri që ka. Rrënojat të kujtojnë gjithmonë luftërat por ndoshta operacione e kërkim shpëtimit janë ato beteja ku rrezikimi i jetës bëhet për të shpëtuar jetë të tjera”, deklaroi Rama.

21 komente në “Rama mbledh ambasadorët pas tragjedisë, veçon mesazhin e Leyla Moses-Ones që përlotet: Çfarë do t’i tregoj Zahos kur të bëjë pyetjen e parë për SHBA e BE-në”

  1. Jozi says:

    Po ja them dhe une Zahos dy fjale per ShBA.
    I ka dhene ndihmen me te madhe Shqiperise. Me fjale e kurajo qe ne1990.
    Ndersa te tjeret na kane fyer duke na dhene ndihma financiare ne euro.
    Turp, ne nuk kemi nevoje per leke. Ne kemi nevoje per kurajo dhe shprese. Kete e ka bere vazhdimisht SHBA me ne. Dhe nuk ka dhene kokerr leku, duke ditur se krenaria shqiptare fyhet rende nese ju jep para. Keshtu edhe sot me termetin. Jo si Turqia qe na ka ofenduar rende duke ndertuar 500 shtepi.
    Ja kete doja t,ja thosha Zahos nese pyet per SHBA.

    1. NEXUS says:

      Ke rreth 30 vjet qe vetem merr ndihma dhe degron emigrate, rreth 1.5 million deri tani. Me cfare mendon se eshte mbajtur buxheti I shtetit dhe vendi gjithe keto vjet, po te mos ishin ndihmat nga perendimi dhe parate e emigranteve.

      Natyrishish llogarit ketu xhamite dhe telenovelat qe ke marre nga Turqia.

      Prape do te marresh ndihma mos ki merak – po mos I kerko sikur te ka borxh njeri dhe gjithe bota punon per ty.

      1. Amerika e Madhe says:

        O Nexus, Jozi eshte duke bere ironi dhe do te thoje qe Amerika na ka mbajtur me fjale dhe luge bosh. Sa per luften ne Kosove jane shume arsye geostrategjike qe nje nderhyrje atje ishte e neviojshme. Cfare po ben Amerika per te ushtruar presion mbi Serbine dhe Evropoen per te zhdukurit e Kosoves? NOTHING!!!

    2. Ameriakni says:

      IMire i thua…ky ka hall te madh; si do t i thote Zahos ! Hajde o trap hajde; mbete nje koker bythqiri

  2. Qytetar says:

    I modh fare….??

  3. Ilir says:

    Keni perdorur tre here fjalen meshiruar ne vend te misheruar. Ne presim te mesojme nga ju…!

  4. Turja says:

    Lidership po,orator po,qytetar po e po ,intelektual,atdhetar,politolog po lexuar po ,i ditur dhe jo injorant po e po!Nder i ketij vendi se per ti thene nder kombi kam frike se Albin Buzhala apo si e quajne ate Berat Kurti nuk do ta presin mire sepse vazhdojne te mendojne “çka e shtyn Ramen me ba takimin ne Durres pa u formue qeveria e Buzhaleve!Dhe duke qene besimtar i vendosur allahu e ndikjoi dhe ja shtyri ate takim pafundesisht duke i dhane kohe Albinit qe mund ta realizoje edhe pas nje viti pasi qeveria akoma nuk po formohet!Inati sa vjen dhe rritet tek mediokerit qe e kane drejtuar kete vend duke pare nivelin brilant te nje lideri qe eshte i barabarte e qe di te respektoje kedo qe quhet mik pa iu dridhun zeri per te gjetur fjale qe nuk i pershtaten perberjes se tij dhe pa u zgaravitur tek ata si lakenjt e meparshem!Kolloz ne te gjitha drejtimet!

  5. PD says:

    Shllup-shllup-shllup, me duket njesoj si Gjeka me vrimen e Sali bagles.

  6. Kudret Hankollari says:

    E kam lexuar duke qare.

    1. Shpreseploti says:

      Hartim i bukur qe na e beri te qaje Lejlane. Te qafsha moj Amerike, sa e mire qe je!

  7. Jimi says:

    E vertet qe ne vend te Misheruar eshte shkruar Meshiruar !? Te jesh i bindur se nuk eshte lapsus i Rames, por i ketyre palo redaktoreve analfabete funksional!

  8. Juli says:

    Bravo bravo. Ku a Paloqja ti bajë koment hahaha.

  9. Futja kot says:

    Per Jozin, qe s’di eshte burre a grua. Nje vit pas sulmeve te NATO-s kunder serbise, nje gjeneral geek mes te tjerash me tha: “Ju shqiptaret keni fituar nje aleat te madh, Ameriken. Ne e humbem ate”. Jemi te varfer dhe kemi shume nevoje per investime – vazhdova biseden. Amerika, u pergjigj gjenerali, nuk te jep leke, po te ofron disa gjera te tjera qe te ngre perpjete – duke shoqeruar spjegimin me levizjen e dores nga poshte – larte.

  10. Toni says:

    Perpsra Rames Gebelsi duket nxenes.

  11. I pagabueshmi says:

    Kryeministri ka bere mire moralisht deryren e tij, percte lehtesuar dhimbjet. Njerezit duan dhe kurajo! Sa per publicist mendoj se pak i ofrohen. Gjysmen e suksesit e ka ne komunikim. Ai vete e di piken e forte. Une vete e kam provuar se njerezit qe artikulohen mire kane fituar gjysmen e betejes. Parardhesi i tij ishte dhe eshte komplet fshatar ne komunikim. Imagjino se si mund te bente qytetaret per vete

    1. Un grabis ti grabit ne grabisim says:

      Domethene popullin e bene per vete me bla bla bla bla bla ,ke te drejte budallejnte vdesin per batutat e ketij gomari si vdisnin per injorancen e Sali kriminelit

  12. USA says:

    Bekofte Zoti ambasadoren Leyla Moses Ones

  13. Viron Xhavara says:

    Zoti Rama;Tregoje Zahos edhe keto te tjerat;Me 28 Mars 1997 ne kanalin e Otrantos u masakruan 120 shqiptare, nga nje anije e marines italiane.Ne anijen shqiptare ndodheshin shume gra, dhe rreth 40 deri 50 femije shume te vegjel.Nuk po zgjatem me me detaje por, tregoje Zahos qe, me 9 maj 2014, date kjo, ku u dha vendimi perfundimtare i procesit,nje ushtari juaj qe kryeu rolin e avokatit, me mbiemrin Agaci ,i pa emeruar nga te afermit e viktimave ,ndihmoje italianet ne fallsifikimin e procesit,dhe se bashku me ta, grabiten edhe demshperblimin e te afermeve te viktimave, qe sipas ligjeve nderkombetare, ishte rreth 250 milion dollare.Kisha edhe nje rast tjeter, per grabitje prone ,nga nje tjeter ushtari juaj i aluiznit, me mbiemrin Lame, zoti Rama,ku te jam drejtuar ty per te dy rastet, me Email,por ti me ke fyer,por nuk do te zgjatem me me detaje edhe per kete rast.Por, do te doja me patjeter, ti tregoje Zahos,per demin me te madh qe ti i ke shkaktuar Shqiperise dhe shqiptareve,duke u hequr dy shanset me te arta qe u kane ardhur ndonjehere ,dy Plane Marshall.I pari ka te beje me shkaterrimin e armeve kimike te Sirise,qe ti nuk i pranove(por menjehere mbas pergjigjes JO, qe ti zoti Rama u dhe Amerikaneve ,per cudi, i pranon Italia ,dhe ato shkaterohen ne Bari te Italise ,dhe sipas mediave qe degjuam dhe pame, Barezet perfituan rreth 2 miliarde dollare,pra, sinqerisht zoti Rama, une mendoje se, ndonje nga Italia te ka telefonuar qe, mos i prano).Dhe Plani i Dyte Marshall ishte, mos dhenia e ishullit te Sazanit, bisnesmeneve Amerikane te Kazinove te Las Vegazit(tani me rastin e dyte zoti Rama, je treguar hapur qe, punon kunder shqiptareve, sepse ne qofte se ti do te lejoje kete investim ne ishullin e Sazanit, ,sot qe po flasim, shqiptaret, do te ishin te gjithe ne pune, me rroga te mira, me dinjitet, me siguri te plote, dhe me nje turizem te pa degjuar ndonjehere,ku dhe e gjithe Shqiperia do te ishte e perfunduar komplet ,nga makineria Amerikane).Dime te gjithe qe, e gjithe Europa pas luftes se dyte boterore ,u ndertua e gjitha me planin Marshall,por ,dhe te gjithe shqiptaret e dine se, perse ti i refuzove te dy rastet.Mendoje qe ka ardhur koha qe, kush eshte treguar i pa bese me kete vend dhe me kete popull,te jap llogari,dhe kjo realizohet vetem me gjykates dhe prokurore AMERIKANE.

    1. Tironci says:

      Zoti Viron, per dy gjera te detajuara ne komentin tuaj , nuk jam aspak dakort .
      E para per ato armet kimike. Po te sqaroj dicka, e para ato nuk u shkateruan ne Bari, por ne det te hapur. E dyta po te ishin futur ato ne shqiperi, a mendon ti se megjithemend shqiptaret do e kishin industrine dhe ndergjegjen korrekte per ti shkaterruar sipas rregullave?.
      Ta them une se cfare do ndodhte, do fitonte tenderin ndonje 20 vjecar si ai i tenderit te Unazes qe eshte zhdukur pa lene gjurme, se kush do fshihej mbrapa dihet, punetoret do e derdhnin ne ndonje grope apo lume ate Helm dhe ne shqiperi sdo mbetej me jo kembe njeriu por as miu gjalle.
      Po te ishte aq e lehte sa mendon ti e kishte marre Gjermania apo Franca, apo Italia, Anglia, Hollanda ,Suedia etj. por nuk e mori askush´se nuk i kane as pajisjet per ta Shkateruar ate helm.
      Te vetmet shtete qe e kane ate Industrie Jane USA, Israel, dhe Rusia.
      Bile edhe USA nuk e coi ne Amerike por e punoi ne det te hapur ne mesdhe qe ne rast se do shkonte dicka jo si duhej te ishte larg USA. Ishte populli ai qe i ndaloi se ky me shoket e tij si Erjoni vogel dolen ne bulevard duke mashtruar se ate e mban ne dore e ste ben gje, kur e verteta eshte qe 1 Gram shuan 100 jete njerezish, ta ni mendo se ato ishin disa tone.
      Sa per ate Ishullin e Sazanit, edhe ajo i duhej Shqiperise qe te lenin leshte ne ato Kasino te zhvillohej prostitucioni sic nuk e ka pare ndonjehere bota, droga e krimet dhe te mblidhaj i gjithe llumi mafioz i botes ne Shqiperi. Shqiperia spo i ben dot balle ketyre qe ka.
      Diten e mire

  14. Po i rreh shume njerezve se cfare do ti thote e liga pjelles se saj… llogjikojeni njerezit duhet te qajne per kete, ne vend qe te ndjejne per familjet e tyre, per ditet e tyre qe po ikin, per te ardhurat e tyre qe me ane te lekut do te kishin kaluar lloj gezimesh, adventura pushime, veshje te modes, shtepi plot gjalleri… Por i ligu nuk po i ben dot njerezit per vete me rastin e renies se termetit dhe tani perdor nje lloj aktrimi prekes per te lozur me ndjeshmerine e njerezve… O qenie e lig me veshje sketerr, pse nuk qerrohesh nga politika jote e deshtuar

  15. Jo per gje... says:

    Ore komentuesi Jozi

    Nuk ka fyerje me te madhe ne moralin njerezor se sa ndihma tinzare!
    Karakteristike e avanshit lindor ndaj shqiptareve eshte antivlera dhe denatyralizimi. Dhe kete ta kesh nga nje njeri qe e adhuron kulturen lindore ne origjinalitetin e saj.

    Rama u gjend perpara nje veshtiresie deri diku te krijuar nga ai vete dhe I tha ‘derrit daje’ sepse donte ndihma.

    Sa per ameriken se cfar ka bere per Shqiperine vetem shiko se c’beri kur Berisha, Luli etj me frymezim direkt nga Moska por edhe te tjere disa eksremist te djathte perendimore (hollandez psh) e ulen Shqiperine ne gjunj me protesta minimale dhe terror psikologjik deri ne ate pike sa njerezit nuk shkuan dot te votonin…. Ishin gati ti vinin flaken Shqiperise me nje urrejtje te pashembullt kunder popullit shqiptar. Kush e shpetoi Shqiperine nga kjo menxyre e gatur ne furrat e dreqit vete?

    Amerika dhe vetem amerika!
    E kan te kote si mazllemet e pabese lindore ashtu edhe spurdhjaket pseudokriatian (ekstremi I djathte) ne BE. Shqiperia do te rroje dhe pike. Domosdo perderisa e ka thene vete zoti me goje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje