Rama: U përceptova si hoxhë e prift, po fjalët e shenjta pasuri e gjithë njerëzimit

11 Dhjetor 2019, 19:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përdorimin nga ana e tij e fjalëve të shenjta pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Gjatë takimi me ambasadorët e vendeve të huaja, Rama tha se është përceptuar gabimisht si hoxhë e prift, duke theksuar se fjalët e shenjta janë pasuri e gjithë njerëzimit.

Kryeministri shtoi se në raste të tilla, fjalët e shenjta janë pasuri për gjithë njerëzimin:

“Unë i kam përdorur posaçërisht shpesh fjalët e shenjta përgjatë këtyre ditëve dhe kam parë dhe që disa kanë perceptuar gabimisht tek unë një hoxhë apo një prift.

Por mendoj që fjalët e shenjta janë pasuri e gjithë njerëzimit dhe nuk janë pronë, as monopol i atyre që shkojnë në kisha e xhamia. 

Janë një pasuri e vyer që në këto raste sidomos, janë një mbështetje e madhe kreditore për moralin individit  dhe shoqërisë.”

1 komente në “Rama: U përceptova si hoxhë e prift, po fjalët e shenjta pasuri e gjithë njerëzimit”

  1. Vlora1912 says:

    Fjelet e shenjta Pasuri e Nuezimit dhe……
    Parajsa e llafollogve Mashtrues!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje