A mund të gjejmë të paktën një si inxhiniere Luljeta edhe për ekonominë

13 Dhjetor 2019, 18:20Sociale TEMA

Pas tërmetit të fortë që  tronditi e shkërmoqi shumë gjëra , ende kemi nevojë për solidaritetin i cili na ndihmoi të kalojmë shookun  parë, dhe si shoqëri gjithnjë do të kemi nevojë për të. Gjithnjë do të kemi nevojë edhe për inxhinierë, sizmolog e  akademikë për të kuptuar  ku gabuam. Por tani dy javë më pas duket se Shqipëria ka nevojë të bëjë llogaritë.

Qeveria thotë se në fillim të vitit tjetër do të llogaritet edhe fatura financiare por që tani të gjithë e kemi kuptuar se  ajo do të jetë e lartë.  Qeveria ka mbledhur 20 mld lekë por është e qartë që duhen shumë më shumë fonde. Siç ju trembën tërmetit , të gjithë po I tremben pyetjes se ku do të gjejnë këto para?.

Sa do me shkëlqim u shfaq solidariteti, vetëm  ai, nuk mjafton tani.  Ndoshta çdo ekonomi e zhvilluar do ta kishte të vështirë këtë barrë që krijoi katastrofa, por Shqipëria ka edhe shumë arsye të tjera për t’i ngulur këmbët thellë për të gjetur rrugën se si do të administrojë financiarisht jo vetëm të dëmet e së tashmes por edhe të ardhmes.

Specifika nuk lidhet vetëm me faktin se jemi një vend I varfër. Kjo është një trashëgimi e hidhur prej dekadash. Koha kur ra tërmeti, nga njëra anë, na gjeti të zbuluar financiarisht dhe me ekonomi anemike. Me një buxhet të dobët në të cilin mungojnë edhe të ardhurat e parashikuara. Borxhi publik është I lartë dhe krijon pak hapësirë për huamarrje shtesë përmes instrumentave tradicional. Por nga ana  tjetër, një faturë tjetër ekonomike e financiare përveç asaj të dëmit nga tërmetit po fillon të formësohet. Po vihet re një rënie  ndjeshme e  konsumit të brendshëm për shkak të traumës së tërmetit.

Jo vetëm në Durrës por edhe në Tiranë ku është përqendruar zemra e ekonomisë së vendit dhe parkingjet private thonë se ka rënë puna pas tërmetit?! Edhe  mjekët madje!  Tregu imobilar ka ngrirë dhe turizmi është trembur.

Kjo sjellje konsumatore nën strehën e një parashikimi pesimist për rritje ekonomike të vogël por që ende nuk dihet se sa arrijë,  do të sjell pasoja negative  zinxhir që do të na harxhojnë jo vetëm paratë e së tashmes por edhe të së ardhmes?

Vetë mënyra se si ekonomia jonë është e strukturuar, pak prodhuese dhe me deficit tregtar të lartë shtynë që edhe donacione të dalin jashtë sërish si pagesa për lëndë të parë për rindërtimin. OECD ka parashikuar që tërmetet  me pasoja siç ndodhi në Shqipëri, shkaktojnë papunësi. Dhe këtu pastaj jemi në pikën  e rrezikut që kriza e tërmetit të lëkund e të prodhoj një krizë të themeleve ekonomike të familjes.

Mirëpo çfarë po ndodh. Ne ende nuk po shikojmë një tryezë institucionale, të nxituar qoftë edhe qeveria, ku të hidhen ide, të jepen modele se si Shqipëria duhet të paguaj pa u lënduar  dhe të shpëtojë  ekonominë e  saj në të ardhmen

Në skenat mediatike ende  gëlojnë bamirësit, që kanë nisur të replikojnë mes tyre se kush ka mbledhur më shumë fonde, zhurmojnë inxhinierët me gradë ushtari që presin urdhër nga gjenerali, janë dyzuar në karriget e institucioneve edhe ndërtuesit që  janë ende në konflikt interesi.

Por asnjë ent i publik apo privat, asnjë shoqatë, asnjë individ që ka në dorë, ka ide ose di të hartoj politika  ekonomike nuk ka mundur të ndërtojë një tryezë ku të përbashkët ku mbi të ofrohen rrugëdaljet dhe perspektiva post tërmet.

Gazeta është përpjekur që të përfshijë këtë diskutim të parën në axhendë por pavarësisht përkushtimit profesional dhe të përgjegjshëm  të disa zërave sërish kërkohet një vokacion më I fortë dhe shkallë angazhimi më e lartë që idetë të prodhojnë veprime konkrete.   Kur ra tërmeti shkalla e besimit të publikut  tek shteti dhe qeveria ishte në pikë të ulët.

Por  media zbuluan rastësisht inxhinieren dhe pedagogen  Luljeta Bozdo, e cila  edhe pse e vuri gishtin në plagën e hapur,  nga që ishte  e mençur dhe e ditur, në momentin më fatal arriti t’i bind shqiptarët  që nisin të besojnë se  në këtë vend ka njerëz të mençur që edhe pse të mbytur padrejtësisht nga llumi i injorantëve,  mund t’i  dalin vendit zot atëherë kur ai ka nevojë.

Qeveria e  nuhati atë që i mungonte  ndaj i ofroi fronin të cilin ia kishin mohuar asaj dhe shumë të tjerëve. Por tani që jemi në një moment tjetër a nuk mundemi dot të gjemë  të paktën një si profesore “Luljeta” edhe në ekonomi. Ju sigurojmë që ka plotë, por ata ende po i mbajnë larg mëkatarët e pushtetit.

Në vend që të kishte një reflektim politik dhe gjithëpërfshirës maxhoranca   gjeti endësin e saj  më të mirë të historive të suksesit ekonomik, ish ministrin e financave Arben Ametaj,  i cili thur optimizëm në eter edhe aty ku tabloja është e zymtë.

Por edhe pse sot u bë ministër shteti për rindërtimin , ai as qeveria e vetme  nuk mund ta zëvendësoj dot profesore Luljetën nëse plot shqiptarë të zot e të ditur i mbajnë larg.(SI)

6 komente në “A mund të gjejmë të paktën një si inxhiniere Luljeta edhe për ekonominë”

  1. lucky.ben says:

    Ahmeti arben mjeshter qeveritar vjedhjes ndihmave monetare materiale nderkombetare pritshme. Pelik (v) ani — ali xhixha. Parja pare kerkon, gjen. Hallall.

  2. Peza says:

    Te gjithe deputetet dhe ministrat e Rames,bashke me Ramen vete nuk i vine as ne maje te thembres Lenka Cukos apo Pali Miskes,sepse jo vetem jane te pa afte profesionalisht,por mbi te gjitha nuk punojne per shtetin,per popullin,por oer vete dhe padronin e tyre,te vetem qe eshte Rama!
    Kemi 6 vjet qe nuk degjojme nje kritike,nje ze ndryshe ne PS ,grupin parlamentar te PS dhe ne qeveri qe te kritikoje qeverisjen skandaloze e diktatoriale te Rames edhe kur ai shkarkoi gjysmen e qeverise ,jo vetem pa asnje motivacion,por perkundrazi i lavderoi te gjithe!
    Kjo ishte djallezore nga Rama,se po t’i kritikonte,atehere do pranonte edhe deshtimin e tij te plote!
    Rama nuk i do personalitetet e spikatura ne cdo fushe,se ata jane dinjitoze ne fushen e tyre,jane idealiste ne sherbim te shtetit ligjor e jo sahanlepires te zgerdhirjeve te kryeministrit piktor e totalisht i pa afte!
    Te gjithe intelektualet shqiptare sot ndihen te perbuzur,te pa perfillur aq sa minister Finance apo tani i Rindertimit nuk jane emeruar personalitete te fushes,por beniamine te sulltanit Rama!?
    Eshte kjo arsyeja pse per cdo gje del e jep mend vetem Rama e jo ministri perkates!
    Ky eshte shtet karagjoz,por antaresise tru shplare rilindase nuk u ben pershtypje se makina gjigande propagandistike gebelsiane e Rames ka hedhur me kohe ne tregun mediatik mashtrimin e madh se ” po iku Rama do vije Basha” ,se “ate qe ka bere Rama nuk e ks bere asnje nga para ardhesit e tij”, se “ne PS nuk ka njeri me te afte se Rama “, etj,etj!
    Edhe Hitleri kete lloj propagande i injektoi popullit gjerman para fillimit te L2B,por qe u kushtoi 50 milione te vrare e plagosur e nje vend te shkaterruar totalisht !
    Sundimtaret e ketij vendi keto 30 vjet kete politiken e NJESHIT kane zbatuar,prandaj sot jemi kthyer ne nje
    vend ku njerezit nuk kane buke te hane dhe nuk besojne se ky vend mund te behet!
    Po bota pse RRI E VESHTRON yjet dhe iu duket “mbreti” me kostum,kur si eshte lakuriq?
    Kam frike se moderatori do ta censuroje komentin,ne mbrojtje te imazhit fallco te Rames!

  3. Artani says:

    Po cfare gazetare jeni ju qe keq informoni popullin? Po pse Shqiperia ka vetem Luljeta Bozgon? Po ketu ka me qindra inxhinjere te zotet, jo se kam gje , kam respect per Profesoreshen. Pyeteni zonje Luljeta dhe jam e sigurt se do te permendi mbi 50 Inxhinjere te periudhes se saj qe jane shume te zotet. Po ashtu nga brezi i 50-60 vjecareve te sotem ka shume inxhinjete te pergatitjet dhe me nje barre experience mbi supe. Kush i projektet, kush beri studi met gjeologjike, kush i zbatoi projektet e digave, uzinave qe prishi teoria idiote e fillim it nga zero.
    Po keshtu ka me qindra ekonomiste te afte.
    E keq ja ne vendin tone eshte politika. Hajde nje qeveri hiq ata qe dine dhe vendose militante, hajde tjetra po ashtu, dhe ne fund fare kjo qeveri qe kemi ne vend te mbledhur njerezit me eksperience merret me Arben Ahmeti. Pika mu ne koke qeveri se.

    1. Dreri says:

      I shkreti Artan!
      Lexoje edhe nje here shkrimin qe te kuptosh se ia ke futur si kau peles!

  4. Lexusi says:

    Sa mire do ishte , po a te lene Kopliket , qe i dine te gjitha ?!!!

  5. Andrea says:

    Po gjeni ne Akademi te Shkencave, keni njefare JORGAQ KACANI i cili do ta ngreje ekonomine e vendit. Njesh me Eritrene kemi per tu bo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje