Do hiqet taksa 15% për pronën që dhurohet brenda familjes, por me kushte

13 Dhjetor 2019, 16:44Politika TEMA

Mazhoranca vendos që të heqë taksën prej 15% për rastet e dhurimit të pronës brenda familjes, por në mënyrë të diferencuar.

Në komisionin parlamentar të Ekonomisë, dy deputetët socialistë Evis Kushi dhe Sadi Vorpsi propozuan amendamentin që parashikon mos aplikimin e taksës për rastet kur dhurohet banesa apo prona.

Duke paraqitur propozimin, socialistja Kushi u shpreh se “propozimi vjen vetëm për rastet kur dhurohet një banesë e vetme, dhe truall dhe kjo kur vlera kadastrale është deri 30 milionë lekë”.

Por deputetja Kushi saktësoi për gazeta “Si” se ky përjashtim nga taksa është i limituar, pasi bëhet falë që të aplikohet vetëm në rastet kur prindi i dhuron fëmijës, ose kur bashkëshorti i dhuron gruas (ose anasjelltas).

“E kemi bërë këtë propozim vetëm për banesën e parë, se mund të jetë ndërtues që ka 10 apartamente. Mund të ketë një ndërtues që ka në zotërim 10 apartamente dhe mund të dojë që t’ia dhurojë fëmijës, apo bashkëshortes, por kjo nuk mund të aplikohet me këtë amendament”, thekson Kushi.

Në propozimin e socialistëve në variantin fillestar ishte vënë një kufizim, kur vlera e banesës shkon deri në 30 milionë lekë. Nëse vlera kadastrale do të jetë mbi këtë vlerë ne propozojmë që kontributi të jetë, 3% për vlerën mbi 30 milionë.

Në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ekonomisë, pati propozime nga deputeti i opozitës, Artur Roshi që ky përjashtim të mos fokusohet te banesat dhe trualli, por edhe te ato objekte të paluajtshme që janë godina biznesi.

“Kjo do të ishte një penalizim dhe demoralizim për biznesin, them që ta shtrijmë atë.

Gjithashtu mendoj se duhet studiuar po nëse ato pronarë s’kanë trashëgimtarë të parë apo të dytë, si do të veprohet?”, theksoi Roshi.

Por propozimi i deputetit të opozitës u hodh poshtë nga mazhoranca, si dhe nga përfaqësuesit e ministrisë së Financave.

Pas shumë diskutimesh është vendosur së bashku me mirëkuptimin e ministrisë së Financave që të hiqet kufizimi prej 30 milionë lekësh dhe të lihet pa limit.

Ndërsa akti i dhurimit të jetë vetëm për një banesë nga prindi te fëmija, si dhe nga bashkëshorti te bashkëshortja (si dhe anasjelltas), si dhe për një truall. Propozimi pritet të miratohet në seancën e radhës parlamentare.

Taksa prej 15% e vendosur nga qeveria edhe rastet e aktet e dhurimit jo vetëm të shitjes së pasurive të paluajtshme kishte krijuar probleme, pasi shumë familjarë nuk kryen aktet e kalimit të pronësisë së trashëgimisë, për shkak se duhej të paguanin shuma të konsiderueshme të vlerave monetare. 

Me këtë ndërhyrje pritet të ketë dhe ndonjë zhbllokim të procesit të kalimit të pronësisë drejt trashëgimtarëve të shkallës së parë.

9 komente në “Do hiqet taksa 15% për pronën që dhurohet brenda familjes, por me kushte”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Keta ministrat hiena, te pashkolluar, injorante, ashtu si 30 vjet rresht. Jane shkaktere te sherreve ne familje.
    Sepse nje individ mund ta kete prindin 87 vjeç, jo mire nga gjendja mendore, dhe pret te vdesi prindi qe te gezoje e ta punoje banesen ose godinen e biznesit.
    TE MJERET NE QE NA DEREJTOJNE CA INJORANTE.

  2. Mashkullori says:

    Po ne se dhurohet prej motres tek vellaj dhe anasjelltas,perse behet perjashtim nga dhurimi?Sot,ka shume Shqiptare qe banojne jashte saj,te cilet kane nje prone ne Shqiperi dhe duan t’ja u bejne dhurate motres apo vellajt sipas rastit,perse te mos perjashtohet dhe kjo dhurate nga taksa 15 %?
    Ne se e lexon dikush qe ka njohje me deputete,eshte i lutur ta trajtoje kete rast…

    1. Tironsi says:

      kokrat e shkerlatave,o plera nga perindi te femina fitohet me trashigimi dhe te dhjefsha dhurimin.E rendesishme eshte dhurimi nfa vellai te vellai apo motra.Turp per keta deputet qe tsllin by… me ne.

    2. Operacioni Zjarri says:

      Ou po leket per te paguar kocensionet nga do dalin?

  3. Buda says:

    Ligji i dhurimit te baneses se pare nga prindi tek djali apo vajza duhet te aplikohet sa me pare, sepse kane plasur sherret dhe vrasjet midis vellezerve e mortave kur prinderit kane vdekur pa e deklaruar se kujt ia dhurojne pronen. taksa 15% ishte nje marrezi e qeverise. faleminderit Kuvendit te Shqiperise qe do ta miratojne ligjin e ri!

  4. E verteta says:

    Monstra deputet,tallin menderen me ne,e rendesishme eshte midis motrave e vellezerve,jo prindit e femijve,po vari lesht per keta deputet hiena

    1. Ludmira Prifti says:

      Ne Europe ndodh shume talle t’ i falet prona vellait apo motres. Shteti e takson 60% te vleres se prones. Ndersa kur nuk ke femije dhe deshiron t’ ja tradhegosh nipave apo mbesave ne menyre te barabarte, taksohet 80% . Kur vdes burri, gruaja trashegon pronen qe e ka blere bashke me burrin dhe paguan 33 % te vleres se prones. Po kaq paguajne edhe femijet qe trashegojne nga prindi. Prindi nuk mund t’ja lere ne trashegim pronen vetem nje femije. Te gjithe femijet trashegojne njelloj. Keshtu ndodh ne Belgjike dhe e di me saktesi. Kur ai qe trashegon, nuk ka mundesi te paguaje taksen e shtetit se eshte e latte, detyrohet te shese pronen, te paguaje taksen dhe te mbaje kusurin. Trashegimia konsiderohet nje e ardhur pa djerse, prandaj taksohet.

  5. Shefqet Cela says:

    Këtë ligj e ka pas nxjerrë Berluskoni. Kritikat kanë qënë, e janë të vazhdueshme. Bien erëfshehje taksash dhe jo vetëm kaq.
    Sipas këtij projekt ligji, kot qënkan dënuar nga vetingu ” fukarenjtë ” gjyqtarë; që kanë marrë dhurata nga hallat, tezet, vjerri e kështu varg e varg.
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje