Flasin prindërit e çiftit që u vetëhelmua: Jemi shokuar, çfarë dimë për ngjarjen

13 Dhjetor 2019, 12:30Politika TEMA

Pas helmimit të çiftit në Librazhd, policia ka marrë fillimisht në pyetje prindërit e Olsianit për të mësuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni për ndonjë problem dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë.

Prindërit rrëfejnë se nuk kishin dëgjuar për probleme të çiftit dhe se nuk kishin perceptuar ndonjë konflikt apo situatë që mund të çonte në këtë veprim.

“Kishin vetëm 5 ditë të martuar. Nuk na kanë thënë asgjë se kishin konflikt apo probleme me njëri-tjetrin. Edhe para martese nuk dimë të kishin konflikt. Jemi të shokuar nga ajo se çfarë na ndodhi, nuk dimë çfarë të themi“, – janë shprehur prindërit e çiftit para policisë.

Olsi dhe Rezarta Hajdari, përkatësisht 27 dhe 19 vjeç, nga fshati Xhyrë i Librazhdit, janë vetëhelmuar pesë ditë pas martesës, në rrethana të paqarta.

E reja ndërroi jetë, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit.

Çifti u gjet në gjendje të rëndë në dhomën e gjumit nga e ëma e djalit e cila njoftoi menjëherë të afërmit dhe i dërguan dy të rinjtë në spitalin e Librazhdit.

Për 19-vjeçaren ishte tepër vonë pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, tezja e Olsianit tregoi gjithashtu nga spitali se nuk kishin patur dijeni për probleme të çiftit dhe se gjithçka kishte qenë e papritur.

10 komente në “Flasin prindërit e çiftit që u vetëhelmua: Jemi shokuar, çfarë dimë për ngjarjen”

  1. Limes says:

    E ku e dini se jane vetehelmuar? E deklaroi çifti me gojen e vet?
    Nga i nxirrni ju keto perfundime? Gjetet helmin ampo mjetin qe perdoren? Nga e kuptuat se ishte veprim i qellimshem i te dyve dhe jo rastesi apo aksident?
    Kalemxhinn idiote qe dhe tellallet analfabete te koges se sullianit jua kalojne per besueshmeri dhe profesionalizem.
    Shkruani artikujt sikur te jeni duke bere thashetheme ke berberi apo parrukierja

  2. Veshi says:

    Me vetevrasjen me mirekuptim dhe ne heshtje absolute, cifti shkaktoi kete tragjedi per te shpetuar opinionin nga nje lajm tragjik.

  3. xxx says:

    shikoni me kujdes se helmonjesi do jete diku rrotull shtepise, ata ishin ne periudhen e mialtit dhe nuk kishin pse benin vethelmim

  4. B*3 says:

    Familja dicka fsheh…. Eshte detyra e Prokurorise te nxjerri te verteten.
    U martove te djelen e vret veten te premten?!!!!!!!!!!
    Shume familje hiqen te mira jashte mureve, por brenda Zoti e di… Por si gjithmone, ne shqiptaret nuk mund ti pervishemi kurre ketij problemi te rende shoqeror.
    Qofsh e Parajses moj zemer dhe sherim te shpejte djalit!

  5. Aleks says:

    Une nuk. Esoj kurre qe Ata kan helmuar veten. Aksidentalisht mundet. Por dyshoj te nje i trete

  6. Lona says:

    100 % e ka gjetur jo te virgjer

  7. Efl says:

    Nese djali shpeton, mund te kete pasur doze jovdekjeprurese ndaj kerkojeni te vhjerra problemin, po s qe aty shkaku diku tjeter brenda familjes…

  8. Edhe termeti nuk ia sjell trute ne vend disave. says:

    Para se te perhapet lajmi se cifti helmoi veten, duhet provuar. Ndaj deri sa te dalin konkluzionet e kriminalistikes, duhet thene u gjenden te helmuar. Mire u gjeten te helmuar, por nuk pushon edhe helmi i njerezise, “jo po diçka fshehin, se kot nuk e pine helmin”. Si do qe te jete e verteta gjejini pune vetes e mos u merrni me te ikurit nga kjo bote.

    1. Drj says:

      Po ti me ca po merresh? Se s’duket sikur i ke gjetur pune vetvetes?! Ndaj shko gjeji ndonje pune vetvetes, pastaj merru me boten…

  9. pasojat e rrumpalles dhe anarkis vdekjeprurese says:

    prokuroria te bej punen me profesionalizem, rast shum i rende, ngushllime per vajzen e gjor atyre qe e deshen dhe i deshi. kohe e tmerreshme ku ska bes as te familja e ngushte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje