Gjykata kthen dosjen e Kastriot Ismailaj për hetime të mëtejshme, rrëzon kërkesën Prokurorisë

13 Dhjetor 2019, 19:20Politika TEMA

Telashet nuk kanë të sosur për Kastriot Ismailaj administrator i kompanisë DIA, për mbledhjen e borxheve të CEZ-it.Gjykata e Tiranës ka rrezuar kërkesën e prokurorisë për pushim të hetimeve për veprën penale të “Falsifikimit të Dokumentave dhe vendosi që ta kthejë dosjen për hetime të mëtejshme.

Gjykata e ka argumentuar vendimin në disa pika ku thuhet se qëndrimi i prokurorit nuk përputhet me aktet hetimore të paraqitura në kërkesën për gjykim. Çështja është regjistruar për veprën penale të falsifikimit të kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin.

Kodi Penal parashikon se afatet hetimore për këtë vepër janë deri në 10 vite burg.  Gjykata ngre dyshime edhe për kryerje të veprave të tjera penale nga Ismailaj, që sipas Ardiana Berës janë kryer nga personat që kanë përfituar nga falsifikimi i këtyre dokumetave.

Togat e zeza vlerësojnë se nuk është kryer asnjë veprim hetimor, gjatë këtyre dy viteve të hetimeve paraprake.  Në përfundim gjykata ka vlerësuar se duhet të kryhen një sërë veprimesh hetimore. Ajo kërkon që Kastriot Ismailaj të hetohet edhe për 3 akuza të tjera si “Mashtrim me pasoja të rënda të kryer në bashkpunim”, “Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsion pasiv të pesonave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu gjykata kërkon që Prokuroria të marrë në pyetje përfaqësues të KESH që kanë marrë pjesë në mbledhjet për përcaktimin e çmimit të energjisë në vitin 2010. Prokurori Sajmir Hysi kishte kërkuar pushim të çështjes për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, me pretendimin se kanë kaluar afatet e parashtirmit të ndjekjes penale dhe se nuk ka prova të mjaftueshme, për të faktuar akuzën.

Për këtë arsye prokurori do të bëje ankim të vendimit të gjyqtares së seancës paraprake. Ndërsa avokati i Kastriot Ismailajt Arbër Hoxha shprehet se vendimi i Gjykatës është i pabazuar në ligj dhe në prova, e për këtë arsye do të bëje ankimin në gjykatën e Apelit.

Biznesmeni Ismailaj po vuan dënimin me 11 vite burg. Gjatë kohës kur ishte nën hetim Kastriot Ismailaj u akuzua së në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, gati 6.5 milionë dollarë.

9 komente në “Gjykata kthen dosjen e Kastriot Ismailaj për hetime të mëtejshme, rrëzon kërkesën Prokurorisë”

  1. fan says:

    ky eshte ai miku i presidentit…. po vjen ere muti

  2. i varferi says:

    Nje çudi qe ne bote s’ndodh: prokurori qe duhet te akuzoje, kerkon mbylljen e hetimit. Urgjentisht duhet te rindertohet Spaçi se keta s’marrin vesh as me kçk e as me arme. E duan ne lule te ballit. Kastriot Ismahilaj sipas gazetes Zvicerane, eshte pronar i konçesioneve te zinkut, diamanteve dhe floririt ne Kongo qe ne fakt jane te Ilir Metes po ne emer te ketij, ndersa Prokurori kerkon mbyllje te çeshtjes! Zvarre duhet rrembyer ai prokuror ne bulevardin e Tiranes dhe po s’e beri drejtesia, do ta beje njerezia. S’eshte gje fare çezi. Kontrolloni banakat zvicerane. Njerezit e thjeshte i dine, prokurori dhe gjykata jane vetem per mbuluar krimet.

    1. Labi says:

      Jam 100 % me mendimin tuaj o i varfer po nuk e rruan kushe, ka raste pa funde po te tregoj nje qe e di shume mire : Shkoi cdo vite ne Llinxhe te Elbasanit, njohe shume njerez atje, dhe nje nga keta eshte edhe ai Bashkimi qe doli tek Fiksi qe e kishin vjedhur, dolen me ze e figure punojes te Policise e prokurore qe e pranuan se kushe e kishte vjedhur dhe thane se nuk i biet murit me koke. Mire qe nuk u more asnje mase per Prokuroret, dhe akoma nuk jane arrestuar hajdutet, por me e bukura Bashkimit i kane bere denoncim hajdutet per prishje imazhi, dhe OPGJ e prokuroria i kane pranuar denoncimet dhe po ja nxijne jeten Bashkimit, qe i bie ai duhet vetem vetegjygjesi te beje se sa per shtet me te ardhe keqe.

    2. Asd says:

      Ke shume te drejte. Vetem ndergjegja, pikepyetjet ose thjeshte frika e gjyqtares ka risjelle ne drite ceshtjen. Normalisht ceshtja do te mbyllej pa zhurme me “ndhmen” e ketij mender prokurori. Krimi eshte lidhur ne gjithe instancat e shtetit kunder ligjit ne mbrojtje te hapur te interesave mafioze. Jane kater koka kucedrash qe duhen prere sa me shpejt, per te vendosur nje minimum te sundimit te ligjit dhe rregullit.

  3. luani u.s.a. says:

    Gjykata se ka bere kthimin e dosjes ne gjykate eshte e mire se ardhur per gjykatesit qe do marrin qindra,mijera euro nga Kastriot Ismailaj administrator i kompanise Dea per te liruar nga burgu ne pafajsine e tij se dhe dem shperblimin nga shteti i cili eshte i denuar 12 vite burg dhe do te mbyllet hetimi CEZ qe eshte afera me e madhe e korrupsioni CEZ ne Shqiperi ku ne kete afere korruptive kane qene te perfshire edhe Ilir Meta dhe Sali Berisha qe vodhen milione euro e cila eshte demi ne vlere 140 milione euro te shtetit shqipar,pra kjo eshte anarkia dhe kaosi ne drejtesine shqiptare ne Shqiperi!

  4. Hessen says:

    Filloi te funksinoje me duket!
    Edhe shqiptaret lakuriq kane lindur!

  5. i varferi says:

    O Mero! Pse a derezi s’e ke nxjerre akoma komentin, ka nja tre-kater ore, apo s’eshte pjekur? Apo se ka te beje me konçesionet e Ilirit qe perfaqesohen nga Kastriot Ismahili ne Kongo?

  6. Buda says:

    Me duket se po fryn era e Drejtesise edhe ne Shqiperi… Bravo Gjykata!

  7. Koli says:

    Sajmir Hysi eshte ushtar i Likes .Ky nuk eshte prokuror po eshte avokat i mafies.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje