Pse Elvis Naçi, Arbër Hajdari dhe Marin Mema janë heronj dhe jo batakçinj

13 Dhjetor 2019, 17:58Politika TEMA

Një përpjekje për t’u vënë vulën e batakçiut atyre që përpiqen të mbledhin fonde për bamirësi vihet re, rëndom, sa herë ka fatkeqësi. Indiferentët,  kritikët, moralistët, sociologët (në përgjithësi ata që nuk bëjnë asgjë) vihen në garë për të kundërshtuar “mënyrën sesi donatorët po marrin protagonizëm”, “mungesën e respektit ndaj dinjitetit njerëzor të të varfrit”, “përdorimin e viktimave të fatkeqësisë për publicitet personal” e gjepura të tilla.

Zilia njerëzore bashkohet e bëhet njësh për t’iu kundërvënë përpjekjes për të bërë mirë dhe ia arrin me mjaft efikasitet. Puritanët e moralit, ulen në kafene, përpara laptopit dhe japin receta sesi duhet të bëhet bamirësia a thua ata e kanë ekskluzivitetin e vullnetit hyjnor.

Vetë qëndrojnë mbi palët, janë “Profetënit e Perëndisë”, ata ndërhyjnë kur shohin “faulle” në “lojën” mes “viktimave”, “të varfërve” dhe “bamirësve” apo “solidarëve”. Nuk lejojnë fotografi për një shishe vaj e një kile miell, janë shumë më të ndjeshëm ndaj dinjitetit të viktimave sesa ndaj hallit të tyre. Një “bilbil” hyjnor ndërhyn sapo një kontribuesi bën publik donacionin: “ Kjo bie në kundërshtim me nenin x të ligjit qiellor i cili thotë “Bëje të mirën dhe hidhe në det”!

Faulli duartrokitet, ndërhyrja hyjnore merr mbi 2 mijë miratime ziliqarësh dashakeqësish.

Në emër të dinjitetit të viktimës!

Po kush janë këta që kujdesen kaq fort për dinjtetin e viktimës? Që japin mësim për ta bërë bamirësinë, të mirën pa publicitet? Kush ua dha këtyre këtë të drejtë sipërane?

I fundit ishte Mentor Kikia, një  gazetar që përveç të tjerash mbledh vullnetarë për të pastruar  bregdetin nga plehrat. Dhe sa herë e bën këtë  kujdeset për të pasë  kamera për të cilat nuk kursehet në intervista. Mentori bën shumë mirë që i mbledh vullnetarët, që i thërret kamerat dhe që jep intervista. Sepse nga ky publicitet nxiten të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Edhe në mos  nxitë askënd nuk ka asgjë të keqe ta bëjë publike një punë të mirë. Është në natyrën njerëzore ta publikojë të mirën. Të gjithë përpiqemi ta bëjmë publike një punë të mirë tonën e ta fshehim të keqen. Askush nuk e kritikoi atë për protagonizëm të kërkuar. Përkundrazi, të gjithë i thamë “Të lumtë” dhe u ndiem keq pse edhe ne nuk kujdesemi sa duhet për mjedisin.

Por i njëjti Mentor ishte shqetësuar pse një djalë ishte shfaqur me trastën me fasule të përfituara nga dikush. Sipas Mentorit duhet që djali të merrte trastën dhe të refuzonte fotografinë, të ruante dinjitetin. Ose “bamirësi” të mos i kërkonte djalit të bënte foto me dhuratën e tij. Edhe mua do më pëlqente të ishte ashtu. Pra djali të përfitonte fasulet dhe të mos fotografohej. Por, në këtë rast, gjasat janë më të mëdha që do humbte fasulet. Bamirësi donte të përkëdhelte sedrën e tij, dëshirën për epitetin e bamirësit,  duke e fotografuar të varfrin përfitues. Përndryshe i ikte dëshira t’ia jepte fasulet. I varfri pranon foton dhe merr fasulet.

Këtu ndërhyn Mentori nga lartësitë e Providencës! “Faull i pështirë”- bërtet arbitri hyjnor! “Nuk bëhet kështu, Shën Pali na ka mësuar….”!

Këta tipa bëjnë që të reduktohen bamirësitë. I duan të fshehura. Por të fshehura nuk ka Mentor. Janë shumë pak, po mbarojnë. Të gjithë duan të japin diçka e të mburren me të. Krejt e kuptueshme, krejt njerëzore. Le ta bëjnë publike, boll të ndihmojnë. Ti mos u bëj merak për dinjitetin e të varfrit, lërja atij vetë të kujdeset për të. Nuk të ka autorizuar askush nga lartësitë hyjnore për të gjykuar.

Por Mentori nuk ndalet vetëm me bamirësit e vegjël të fasuleve apo miellit. Ai u merr erzin edhe figurave më të respektuara të opinionit publik, Elvis Naçit, Arbër Hajdarit dhe Marin Memës. Nisur nga një replikë e pavend, publike e Arbër Hajdarit ku i drejtohej në mënyrë cinike Elvis Naçit: “O Hoxhë, na lër edhe ne të tjerëve të flasim”, Lartësia hyjnore Mentor Kikia e konsideron “gati të pështirë” dëshirën për protagonizëm mes dy të lartpërmendurve. Madje më tej, vazhdon “Për mendimin tim këta nuk janë bamirës, nuk kanë dhuruar asgjë nga vetja, këta janë menaxherë të ndihmës së ndihmave të të tjerëve”

Pra, arbitri suprem e dha verdiktin. Përkushtimi ditor i Elvisit, Arbrit, Marinit, Markos për kauzën, investimi i emrit dhe reputacionit publik të tyre nuk janë gjë, nuk janë para. Kjo është asgjë sipas Mentorit.

Provoje njëherë Mentor të mbledhësh para dhe mendoje të të thotë dikush “Ti je menaxher”.  Qumështin e bën Kos tharmi, fara e kosit. Ata janë tharmi që nxisin solidaritetin, janë arsyeja pse sot ata kanë grumbulluar 8 milion Euro, Qeveria shqiptare 0,5 milionë e ziliqarët asgjë. Se ziliqarët e kanë të zënë kohën me kritika për bamirësit.

Tani dalim te arsyeja kryesore e shqetësimit. Mentori shfaq hapur xhelozinë pse askush nuk i kontrollon këta bamirës. Pastaj e kamuflon direkt “Të jemi të qartë: Nuk kam fijen e dyshimit për abuzimin material apo financiar”.

Në fakt është shumë e mundur që aty të ketë abuzime. Por unë nisem nga dëshira e mirë për t’i parë ata njerëz si pozitivë, bamirës, vullnetmirë e deri edhe heronj. Ndërsa Mentori protagonistë të paskrupullt, menaxherë e jo bamirës. Me një fjalë batakçinj që shfrytëzojnë fatkeqësitë për lavdi personale.

E di që në këtë mes e kam të humbur davanë. Të gjithë ata që nuk ndihmojnë  për asgjë bëjnë moral. Dhe janë kaq shumë sa të mbysin.( Ermal Mulosmani)

28 komente në “Pse Elvis Naçi, Arbër Hajdari dhe Marin Mema janë heronj dhe jo batakçinj”

  1. Band says:

    Heronjte nuk kane llogje. Kane fakte. Kane vepra.
    Keta deri tani nuk kane treguar asnje gisht karte te konfirmojne llogjet e tyre ne ere.
    Te na japin nje konfirmim bankar qe te dime se jane para te mbledhura nga donacionet e me pas nuk na dalin para te pista qe na i hedhin ne qarkullim.
    Te nxjerrin nje burim institucional jo gjepura Fb.
    Pa fakte keta jane batakçinj dallkauke. Kurse ti dhe ata qe u besojne jeni sylesha.
    Ne jemi popull qe kena pa boll matrapaze oportuniste hileqare. E s jua kemi as borxhin as ngene t ju besojme pa fakte

      1. Bureto says:

        Respekte Ermal Mulosmanit, edhe në mos qoftë ai i miri që vetë kam njohur dikur.

  2. Ladi says:

    Komplimenta!
    Nje koment me vlera te larta njerezore.
    Me vjen shume mire qe kemi njerez te tille.
    Dhe vazhdo pa ndroje, ka me shume njerez te mire, se sa nga ata qe zhurmojne e turfullojne neper site, apo tv…

    1. Gezimi says:

      Besoj tek keta njerez te mire. Ne kushtet e mosbesimit te shteti jane vlera te vecanta positive. Doja ti takoja per falendrim te vecante dhe pet te mbajtur kontakt me qendren SOL …

  3. cubi.matjan says:

    Figura Te respektuara ishin berisha, nano, meta, Rama, …. dhe … .
    Boll me perkulje jogjimnastikore ore ju, te lindur Legena.
    I lini te punojne. Ne fund bohen llogarrite ose, dekoratat.

  4. RROFTÉ HASHIM THAÇI says:

    I béj Thirrje Elvis Naçit dhe Marin Memés qé MOS ta Afrojné AFÈR LEKÈVE , €UROVE dhe DOLLAREVE $ , Arben KRYEHAJDUT Ahmetaj !!! Arben KRYEKUSAR Ahmetaj NuK ka asnjé Ndryshim nga Petrit KRYEHAJDUT Vasili apo Tritan KRYEHAJDUT Shehu me PRESHIN e LUSHNJES né BYTHÉ !! KUJDES KUJDES KUJDES nga HAJDUTI me FAMÉ BOTÈRORE Arben KRYEKUSAR Ahmetaj , qé pér LEK QYL éshté Gati té SHKÈRDHEJ edhe ROBTÈ e Shtépisè sè tij !!!!! I dashur ELVIS NAÇI dhe i Dashur Marin MEMA “hapni Syté dhe i bèni katèr” , sepse Arben KRYEHAJDUT Ahmetaj èshté i PABESUESHÈM dhe duhet té ishte né BURG SOT pér VJEDHJE dhe KORRUPSION !!! SPAK duhet ti SHKÈRDHEJÉ ROBTÉ HAJDUTÉVE té KORRUPTUAR me KOLLARE

  5. RROFTÉ HASHIM THAÇI says:

    I béj Thirrje Elvis Naçit dhe Marin Memés qé MOS ta Afrojné AFÈR LEKÈVE , €UROVE dhe DOLLAREVE $ , Arben KRYEHAJDUT Ahmetaj !!! Arben KRYEKUSAR Ahmetaj NuK ka asnjé Ndryshim nga Petrit KRYEHAJDUT Vasili apo Tritan KRYEHAJDUT Shehu me PRESHIN e LUSHNJES né BYTHÉ !! KUJDES KUJDES KUJDES nga HAJDUTI me FAMÉ BOTÈRORE Arben KRYEKUSAR Ahmetaj , qé pér LEK QYL éshté Gati té SHKÈRDHEJ edhe ROBTÈ e Shtépisè sè tij !!!!! I dashur ELVIS NAÇI dhe i Dashur Marin MEMA “hapni Syté dhe i bèni katèr” , sepse Arben KRYEHAJDUT Ahmetaj èshté i PABESUESHÈM dhe duhet té ishte né BURG SOT pér VJEDHJE dhe KORRUPSION !!! SPAK duhet t’ju SHKÈRDHEJÉ ROBTÉ HAJDUTÉVE té KORRUPTUAR té SHTETIT me KOLLARE

  6. Thumana says:

    Elvisi te tregoje ku i gjeti parate qe te bleje spitalin privat

  7. Nik says:

    Z,Mulosmani krahasimi ndèrmjet M,Kikès dhe Naçit , Hajdarit,Memès èshtè tepèr distantè pèr tè vetmen arsye se Kika kryen pastrimin e plazheve falas ndèrsa personazhet e lartpèrmendur qarkullojn lek nè llogari tè bamirsisè..Tè shikoj K/M e shqipèris me dy persona tè dyshimt nè tv pèr lekèt e mbledhura shpenzimet ose hyrjet dhe daljet e llogarive.Nè çdo shtet ku mbizotèron ligji nè raste urgjente nè tv shkojn drejtori i proteksionit civil,ministri i brèndshèm dhe ai i sociales kurse nè tv shikojm naçi hajdari etj etj .Jam plotèsisht dakort me artikullin e M,Kikès.

  8. Vendi i qebesirave says:

    Ik or pirdhu, Elvis Naci ka thjesht nje strategji islamizimi te shqiptareve se bashku me armiqte historike, mongolet e lindjes, i ka zene tek kafshata sic e do zakoni i urryer i lindjes. Plehra, te pakten mos na shisni keto sharlatane per figura njerezore. Biznes politik quhet, ftillohu o albanez i trashe. 30 vjet qe ju rrjepin fallxhoret alla Mona, alla Berisha, alla Eleonora dhe tani alla Naçi. Shko tani shitu per shishen e vajit. Mjeran

    1. LORA says:

      Ndaj te njeten bindje dhe revolte
      me ju,”Vendi i qelbesirave”.Jane
      zbatues te projektit antikombetar re dr.mortjes.

  9. Media po aq fajtore sa politika says:

    TI NJERI I MIRE QE KE BERE KETE ARTIKULL I NJEHE KETA TRE INDIVIDE? KE BERE NDONJE STUDIM ? NDONJE INVESTIGIM ? Eshte e kote te besh komente te kjo gazete. Kur maskaralleku, bythlepirja, injoranca meren si virtyt. Ata me mend ne koke e te paperlyer nuk flasin.
    PRANDAJ DHE SHQIPERIA BEN REGRES. SEPSE SHKRUAN KY TIPI. E MESON MERO, SEPSE I KA DHENE URDHER I GJATI.

  10. Media po aq fajtore sa politika says:

    TI NJERI I MIRE QE KE BERE KETE ARTIKULL I NJEHE KETA TRE INDIVIDE? KE BERE NDONJE STUDIM ? NDONJE INVESTIGIM ? Eshte e kote te besh komente te kjo gazete. Kur maskaralleku, bythlepirja, injoranca meren si virtyt. Ata me mend ne koke e te paperlyer nuk flasin.
    PRANDAJ DHE SHQIPERIA BEN REGRES. SEPSE SHKRUAN KY TIPI. E MESON MERO, SEPSE I KA DHENE URDHER I GJATI.
    Per info. Artikulli i MK ishte per dy nga keta. Ata qe jane me te hidhurit.

  11. shqiponja e zezë says:

    Or zotni i ke rën pikës . Shyqyr që foli një njeri tamam , se na mbytën dallkaukët.

  12. Shefqet Cela says:

    Me gjithë respektin që kam për Kikinë, e konsideroj shumë domethënës, shumë pozitiv këtë shkrim.
    Jemi katandisur në atë derexhe, që rrimë qisheve, më keq akoma kafeneve, dhe fillozofojmë ose tjerrim rrjeta merimange, për ata që bëjnë aq sa munden ose “sa u jeoet” siç thot populli.
    Nuk i njoh gjithë protagonistët; por së paku, Marin Memë e “kam mbikrye”. S’e ka shokunsi gazetar patriot por edhe hulumtues historie e traditash. Një faalënderim të veçantë për hulumtimet “RRËNJËT”. Dhe kaq thashë tepër sepse VULËN PËR MEMËN e ka vënë i madhi i pa krahasuesmi, REXHEP QOSJA.
    Qofshim të gjithë si ai!

  13. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    e cfare mund te shkruante nje Mullasmon per tre ”asmonet”!?
    pune asmonesh,varu kkkkkkkkkkkkkk……………pis miliet!

  14. D-malesia says:

    mr Naci is a piece of shit and half . ai eshte isis ne kostum dhe kollare . ai eshte batakxhi 24 KARatesh . l can’t see his face he’s total garbage inside and out! with all due respect.

  15. Outspoken says:

    Asnje Shqipetar Nuk Do ti vej vulen Asnjereu!
    Por Marin Mema qe Eshte nje Turkokurd
    Dhe qe Paguhet nga Fara apo nga fisi I tij Turkokurd!!! per te Percare Shqiptaret Duke quajtutur te Krishteret Shqiptare Italuane app Greke , eshte ARSYEJA ME E MADHE PERSE SHQIPTARET VUAJNE!!!

  16. Outspoken says:

    POPULLI GREK KURREN E KURRES NUK
    KA LUFTUAR KUNDER POPULLIT SHQIPTAR !!!!!
    POR NJEREZ SI Marin Mema,dhe’Elvis Naci , Nuk ju pelqen Historia e Vertete! Sepse Nuk Jane Shqipetare, Jane Turkokurd!!!!
    ?????

  17. mateo says:

    O NjERI
    ———–
    O NJERÌ,MOS U PËRKUL
    N’SE PËR TY THUHEN CÁ DOKRRA.
    SE GJUTHMONË JANË GJUJTË NE GURË
    VÉTËM PEMËT QË KANË KOKRRA.
    ( F.KONICA)

  18. Elvis Naci mashtrues says:

    Eshte hapur faqe ne Facebook per mashtruesin Elvis Naci. Ata qe e mbrojne jane shqiptaro maqedonas dhe kosovare. As nuk e veasin mendjen se nga i vijne paret Elvis Nacit. Duan turkoshaket ne vend te vellait.
    Elvis Naci hoxhe apo mashtrues e ka titullin faqja ne Facebook. Hyni shikoni antaret nga jane

  19. Elvis Naci mashtrues says:

    Eshte hapur faqe ne Facebook per mashtruesin Elvis Naci. Ata qe e mbrojne jane shqiptaro maqedonas dhe kosovare. As nuk e veasin mendjen se nga i vijne paret Elvis Nacit. Duan turkoshaket ne vend te vellait.
    Elvis Naci hoxhe apo mashtrues e ka titullin faqja ne Facebook. Hyni shikoni antaret nga jane
    https://www.facebook.com/groups/558835164872617/?ref=share

  20. i di says:

    termet termet termet

  21. Haku says:

    Disa nuk e kuptojn akoma se ku i gjeten leket x apo y. Njeri qe ben bamiresi e tjetri duke bler spitale e qe ne to, do tu sherbehet njerzve ne nevoj dhe atyre qe nuk paguajn dot faturat e “kasapeve” ne pseudospitalet tona. Kta tipa qe llapin, duken qe kurr nuk kan dhen asnje kacidhe, kta jan ata qe i perzejn lypsit i shajn i tallin etj. Kta nuk e kuptojn, sepse pikerisht kta tipa, sdo e kishin ber kurr nje gje te tille. E si mund ta kuptojn kta si mblidhen aq lek kur kta bejn pikerisht ate qe permend Ermali, ku perpara laptopit ku ne shum nderfaqe njera esht tek ndonje film pornografik apo ne ndonje chat kurvash. Sikur te kishin pak mend do kuptonin qe ka njerez qe japin dhurojn dhe bashkpunojn me gjithcka kur u kerkohet e nuk meren me lloqe. Do te kuptonin edhe se si u mblodhen 8 milion euro dhe keshtu do gjenin paqe ne veten e tyre. Por jo, kta jan ata qe kurr nuk do gjejn paqe ne vetet e tyre, sepse misioni i tyre esht hedhja balt dhe berja sehir, por me nje ndryshim te madh. Sehirin e bejn nga bajga e ngroht qe kan ren e kan mbet dhe ka shum mundesi qe te mbesin aty derisa te behen njesh me bajgen. Vk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje