Kukësi merr i vetëm kryesimin e Superiores. Vllaznia thellon krizën e Skënderbeut

14 Dhjetor 2019, 18:03Sport TEMA

Kukësi ka marrë kryesimin e Superiores, pas fitores së arritur me shifrat 4-0 ndaj Teutës.

Një humbje identiteti për durrsakët, që mbrojtjen e kishin si pikën më të fortë, por përballë sulmit më të mirë në letër, kanë dështuar.

Megjithëse dy gola duhet theksuar se erdhën vetëm nga Shkurtaj nga 11-metërshi.

Për të thelluar historikun e takimit do të vendoste Kristal Abazajn, që më herët kishte realizuar ndaj Tiranës.

Një tjetër penallti është dhuruar në minutat e fundit, por këtë herë ishte Et’hemi që tundi rrjetën.

Pas kësaj fitore janë verilindorët që marrin kryesimin e Superiores me dy pikë më tepër se Partizani dhe Laçi.

Vllaznia ka fituar me rezultatin 0-1 ndaj Skënderbeut në transfertë. Goli që vendosi takimin ishte rrofeshata e Ndriçim Shtubinës, që dhuroi një perlë.

Entuziazëm i madh te shkodranët, ndërsa skuadra e Jonuz e kishte fituar edhe takimin e parë me shifrat 4-0.

Tashmë është Skënderbeu që shkon në zonën e ftohtë që të dërgon në “Play Off”, ndërsa Vllaznia shkon më afër zonës së Europës.

Sa i përket mbijetesës, duket një çështje e mbyllur për shkodranët që duhet të shohin më larg.

1 komente në “Kukësi merr i vetëm kryesimin e Superiores. Vllaznia thellon krizën e Skënderbeut”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje