VENDIMI: Derbi i ha kokën trajnerit të Partizanit, Gaz Demi shkarkon Lerdën

14 Dhjetor 2019, 19:39Sport TEMA

Partizani ka shkarkuar trajnerin italian Franko Lerda, një ditë pas humbjes së derbit me Tiranën.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton se presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda.

Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, bën me dije klubi i Partizanit.

Edhe pse me një ekip shumë më cilësor se vitin e kaluar, Partizani ka bërë një sezon të dobët deri më tani, dhe trajneri Lerda ka qenë personi më i kritikuar, për shkak të skemave të tij, por dhe pakënaqësive që krijoi tek disa lojtarë.

Humbja në derbi duket se i vuri vulën gjithë pakënaqësive dhe që nga sot, ai nuk është më trajneri i Partizanit.(TemA)

1 komente në “VENDIMI: Derbi i ha kokën trajnerit të Partizanit, Gaz Demi shkarkon Lerdën”

  1. shoku says:

    Une nuk jam trajner, por Cordero duhej te ishte zevendesuar, qe kur nuk i pasoi (nuk mbaj mend kusht ishte) nje lojari qe ishte me porten bosh, por qe gjuajti vet. Shto ketu disa pasime te gabuara dhe ne fund, fale gabimit te Corderos, Tirana me kundersulm shenoi golin e fitores.
    Ore nuk kemi trajnere shqiptare ne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje