Ndërtesat e shembura nga tërmeti, "furtunë" ndalimesh në Durrës: Shoqërohen në polici dhjetëra inxhinierë, ndërtues dhe zyrtarë

14 Dhjetor 2019, 08:50Politika TEMA

Policia ka nisur arrestimet e personave përgjegjës për sigurinë e ndërtesave që u shembën.

Mëngjesin e sotëm janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës së Durrësit, pasi si pasojë e shembjes së një prej godinave, humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje, pasi objekti që u shemb ishte vlerësuar i papërshtatshëm që prej tërmetit të 21 shtatorit.

Hajdarmataj nuk kishte pranuar të qëndronte në godinën e vjetër ku u akomoduan studentët, por kishte qëndruar në godinën e re, e cila u shemb nga tërmeti.

Sipas policisë, drejtuesit e këtij institucioni duhet të kishin këmbëngulur që ai të mos qëndronte atje, duke pasur parasysh se ndërtesa ishte shpallur e paqëndrueshme.

Raportohet se deri më tani janë lëshuar 17 urdhër arreste për persona të tjerë përgjegjës për ndërtesat që u shembën nga tërmeti.

Ndërkohë, raportohet se janë shoqëruar edhe dy ish-drejtues të ALUIZNI-t, Arben Isaku, Flamur Gjuzi, si dhe inxhinierë, arkitektë dhe kolaudatorë.

Gjuzi ka qenë i shpallur në kërkim për tjetërsim prone, kurse Arben Isaku, ish drejtori i Legalizimeve në këtë qytet, është numri 2 i Partisë Socialiste në Durrës.

Në Komisariat janë shoqëruar edhe Aldo Dakovelli dhe Artemis Malko.

Bëhet me dije se Prokuroria ka grupuar në një të vetme dosjet e Mira Mares, Kavalishensës, pallatit 6-katësh tek stadiumi, pallatit 6-katësh tek zona e dy gjelave, ish- Tropikali, ndërtesa 4-katëshe në kënetë dhe vila Palma.

Nga shembja e këtyre ndërtesave pati viktima, ndaj dhe hetimet u regjistruan për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.

Menjëherë sapo mori detyrën, kryeprokurori Olsian Çela kërkoi konkretizim të hetimeve, pas një takimi që zhvilloi në prokurorinë e Durrësit dhe Krujës.

7 komente në “Ndërtesat e shembura nga tërmeti, “furtunë” ndalimesh në Durrës: Shoqërohen në polici dhjetëra inxhinierë, ndërtues dhe zyrtarë”

  1. Qete says:

    GABIM vetem keta ????, ku eshte fajtori kryesor Vangjush Dako??????? … dhe kryefajtoret Sali Berisha, Ilir Meta , Lulezim Basha dhe Edi Rama ??????
    Ai qe nuk kontrollon dot dhe nuk arrin te vendose ate qe duhet per per kontrolluar e per te siguruar jeten e popullit te vet , per cilen arsye ne bote duhet te jete ne Pozicionet Drejtuese ??? Apo vetem per te bere para per veten e gjithe sojine tyre dhe per te bere Show ???

    Masakra e bere ne ndertim shihej me sy cdo dite pale me nje kontroll…..
    Lerini vendin dikujt qe ndoshta mund te drejtoje duke zgjedhur njerezit e duhur, e frymezuar punen e ndergjegjeshme. Lironani nga etja juaj per pasuri e pushtet qe ju ka kapur apo e keni kapur per fyti …. dhe po na vrisni shpresen e po na fusni ne nje rruge pa krye …
    Jo duhet thene boll me keto farsa. Denohen vetem ata qe jane ne fund te zinxhirit te korrupsionit e perfitimit. Duhen te gjithe te vihen para pergjegjesise, se ndryshe nuk kemi asnje shprese…

  2. tironci says:

    Po arrestojne cironkat se peshqit e medhenj i kemi te zene me showet ne ERTV.

  3. Kalec Dega says:

    Partia Komuniste DHE shteti diktatorial i Edvin Rames/Rucit gjithmone do kene respekt per maliqin dhe kurre per ligjin.Ligjin e respektojne sa here qe nuk eshte Fullani, sAJMIRI APO DOSHAT E KODOSHAT.
    =
    Pra, plerat komuniste qe ushqehen me cironka per te mbijetuar vete.

  4. Doda says:

    Hajt se dalin brenda javes dhe denohen me gjob , siç esht vepruar kto 30 vjet , behen arrestime sa per buj , mas tre ditesh dalin jasht nje e nga nje te ter , siç kan dal gjithmon , siç u denua salianji dhe ai legeni gazetaris PDs me gjob dhe futen ne burg dy te vobektit , kta qe ishin organizator tallin k….t ne qef te vet , drejtesi zagaresh , mjaft se naj shpifet , nuk perben lajm se çon ne polici nje grumbull me mashtrus apo kondrabandist te lidhur ngusht me politiken , shkojn ne polici ku han nga nje sanduiç ne polici dhe dalin si agallar , bile ka nga ata qe marin dhe miliona demshperblim per prishje figure , zagaret arrestojn zagaret vari ka…t na u shpif me kto lajme qe na jan ber boz.

  5. Doda says:

    Hajt se dalin brenda javes dhe denohen me gjob , siç esht vepruar kto 30 vjet , behen arrestime sa per buj , mas tre ditesh dalin jasht nje e nga nje te ter , siç kan dal gjithmon , siç u denua salianji dhe ai legeni gazetaris PDs me gjob , edhe futen ne burg dy te vobektit , kta qe ishin organizator tallin k….t ne qef te vet , drejtesi zagaresh , mjaft se naj shpifet , nuk perben lajm se çon ne polici nje grumbull me mashtrus apo kondrabandist te lidhur ngusht me politiken , shkojn ne polici , ku han nga nje sanduiç ne polici dhe dalin si agallar , bile ka nga ata qe marin dhe miliona demshperblim per prishje figure , zagaret arrestojn zagaret , vari ka…t , na u shpif me kto lajme qe na jan ber boz.

  6. Ta says:

    Pa Dakon jane pese me hic

  7. Tani NY says:

    Po Gjushin akullore me lejet edhe me betonin e arrestuan??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje