Ulqini: “Paketa Antishpifje” synon standardizimin e portaleve, mazhoranca nuk ka asnjë nxitim

14 Dhjetor 2019, 12:37Sociale TEMA

“Paketa Antishpifje” që ka mbërritur në komisionin parlamentar ka nxitur jo pak debate mes deputetëve të mazhorancës dhe aktorëve të medias.

I ftuar në emisionin “Java në RTSH” deputeti socialist Musa Ulqini komentoi ndryshimet ligjore që qeveria propozon, si dhe solli detaje të reja nga qëndrimi politik i mazhorancës.

Në panel me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Ulqini tha se qeveria nuk ka asnjë urgjencë për miratimin e këtyre ndryshimeve dhe se diskutimet do të vijonë.

Deputeti socialist u shpreh se propozimet kanë rreth një vit që janë hedhur për diskutim edhe në tryezat me ndërkombëtarët. Ai solli si shembull gjashtë takimet me OSCE.

“Ndërhyrja në ligj që ne kemi propozuar synon rregullimin e publikimeve elektronike. Në komision ne kemi ftuar jo vetëm përfaqësues të OJF-ve të medias, por edhe akademikë të fushës së gazetarisë dhe organizatat ndërkombëtare si OSCE apo delegacionin e Bashkimit Evropian. Dua t’ju siguroj se nisma e qeverisë është krejtësisht kushtetuese dhe se nuk e cënon aspak ligjin ekzistues” – tha Musa Ulqini.

Deputeti i PS shtoi se sot në Shqipëri kemi televizionet dhe radiot të standardizuara, por jo portalet. Kjo, pasi sipas tij, mediat online janë një risi e viteve të fundit që ligji ekzistues nuk i ka përfshirë në objektin e tij.

“Ne e dimë mirë që për shkak të një lajmi të rremë për tërmetin, mijëra shqiptare braktisën shtëpitë. Ky projektligj synon edhe adresimin e problematikës rreth financimit të portalve, por kurrësesi t’u mbyllë gojën atyre. Pra në thelb projektligji është rregullues i situatës” – tha deputeti Ulqini në studion e emisionit “Java në RTSH”.

Për profesorin Ylli Pango gazetarët shqiptarë treguan profesionalizëm dhe humanizëm të një niveli shumë të lartë teksa raportuan ngjarjet pas tërmetit të 26 nëntorit.

I ftuar në panel, Pango shtoi se në thelb gjithçka nis si “e pastër” dhe kthehet në luftë për pushtet, pa përjashtuar edhe atë të medias.

“Lufta për pushtetin e medias është një nga më të fortat që ka ekzistuar dhe që do të vijojë. Sigurisht që nuk mund të flasim për pastërti të kulluar, por duhet gjetur një dakordësi për ligjin. Ne duhet të kuptojmë se liria pa rregulla loje jep efektin e kundërt” – tha Pango në emisionin “Java në RTSH” të premten në mbrëmje.

2 komente në “Ulqini: “Paketa Antishpifje” synon standardizimin e portaleve, mazhoranca nuk ka asnjë nxitim”

  1. Kalec Dega says:

    standartizimin e pordhaleve????
    =
    …um?
    =
    ..kush e kupton ku e ka fjalen arnauti ma siper….
    =
    Per menimin te, Edvin Rama spyt per shpifjet apo te vertetat e hidhura te udheheqjes se tij katastrofike ….

  2. Mbërthecka e Lavatriçes says:

    Ehh sa do AL me u bë..
    Vazhdojnë ende politikënë që e kanë mbaruar ciklin e tyre politik kërkojnë të rehabilitohen..
    Pango i mbertheckave..
    Dhe Musai….
    Nqs i pari për një copë p… i digjte te gjitha.
    I dyti për një lavatriçe..
    Ky është realiteti i dhimbshur shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje