FOTOT: Bora "zbardh" Dardhën e Voskopojën

15 Dhjetor 2019, 12:36Sociale TEMA
FOTOT: Bora "zbardh" Dardhën e Voskopojën

Bora ka zbardhur Dardhën, Voskopojën dhe zonat e tjera malore të Korçës.

Reshjet e borët kanë bërë që lokalet dhe hotelet e kësaj zone të kenë një numër të lartë turistësh.

Ndërkohë dje Ministria e Infrastrukturës ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin pa zinxhirë në akset e rrezikshme.

“Në të gjitha akset kombëtare qarkullim i mjeteve vazhdon normalisht. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Rrugën e Dardhës për mjetet e vogla.

Drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje