Si të jeni të shëndetshëm dhe me pak kilogramë, këshillat për vitin 2020

2 Janar 2020, 13:15Shëndeti TEMA

Në çdo ndërrim viti, shumica prej nesh bëjnë zotime nga më të ndryshmet.

Qëllimi dhe dëshira përputhen: shëndet, dashuri,më pak kilogramë, më shumë para e të tjera si këto.

Por, siç kanë treguar vitet e shkuara, shumë prej këtyre zotimeve mbulohen me pëlhurën e harresës.

Mos u ndieni në faj. Janë karbohidratet dhe alkoli që ju japin krahë, thonë ekspertët.

Zotimet e fundvitit dhe mbipesha

Nëse këtë vit dëshironi që t’i përmbaheni zotimit për të qenë në formë dhe për të humbur kilogramët e tepërt atëherë duhet të dini diçka.

Rënia nga pesha është e vështirë, por jo e pamundur.

Së dyti, nëse dëshiron të humbasësh kilogramët e tepërt, duhet të nisësh punën për përmbushjen e këtij objektivi, tani, ndërkohë që po lexon këtë artikull.

Mbipesha, si t’i përmbaheni zotimit tuaj

Ekspertët e AgroWeb.org kanë listuar rregullat e arta të përmbajtjes ndaj zotimit për rënien nga pesha në vitin 2020.

Hani mëngjes

Kur themi “hani mëngjes” kjo nuk do të thotë që të mjaftoheni me një byrek tek furra e lagjies.

Mëgjesi duhet të jetë i pasur me fruta, perime, drithëra, vezë e ushqime të tjera të pasura me antioksidantë, fibër dhe proteinë.

Falë këtyre ushqyesve do të ndiheni ngopur, do të keni më pak kilogramë të tepërt e do të ulni rrezikun e diabetit.

Hani pak dhe shpesh

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se njerëzit që duan të humbasin nga pesha duhet të hanë pak por shpesh.

Pra, në vend të tre vakteve të mëdha, hani pesë ose gjashtë vakte të vogla çdo ditë.

Kjo do e ndihmojë organizmin që ushqimin ta kthejë në energji dhe jo depozita dhjamore.

Më shumë proteina më pak karbohidratet

Karbohidratet dhe sheqeri nëpër vakte ju shëndoshin.

Ekspertët këshillojnë më pak nga këto dhe më shumë proteinë, të cilën e gjeni tek mishi i pulës, peshku dhe perimet si spinaqi, bizelet, brokoli etj.

Pini shumë ujë

Uji luan rol pastrues për organizmin.

Ai ndihmon në djegien e kalorive dhe mban nepsin nën fre.

Ekspertët sugjerojnë që të pini të paktën tetë gota ose dy litra ujë në ditë.

Për ta bërë më pak të mërzitshëm ujin, pasurojeni atë me limon, kastravec, portokalle e fruta të tjera.

Mos neglizhoni aktivitetin fizik

Aktiviteti fizik luan rol përcaktues për shëndetin po aq sa ushqimi.

Vraponi, ecni, shëtisni, ngisni biçikletën, shkoni në palestër, mundësitë janë të panumërta.

Në fund të çdo aktiviteti fizik, mos harroni të pini një filxhan çaj jeshil për të nxitur metabolizmin.

1 komente në “Si të jeni të shëndetshëm dhe me pak kilogramë, këshillat për vitin 2020”

  1. arapi says:

    qini ose i bini me dore me shume…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje