Të martën në Shqipëri të gjithë ministrat e Turizmit të rajonit, për një ngjarje të rrallë

11 Janar 2020, 21:30Turizëm TEMA

Të martën në Tiranë, do të zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme për turizmin në Shqipëri. Për herë të parë, Tirana do të bëjë bashkë ministrat e turizmit të të gjithë rajonit, nga Italia e Greqia, te Kroacia, Sllovenia, e Serbia.

Të gjithë bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin. Por nuk do të jenë vetëm ministrat, por edhe agjencitë lidere të turizmit në rajon, përfaqësues të hoteleve më të rëndësishme, të gjithë operatorët turistikë në vend, të gjithë kryetarët e bashkive, ministra dhe kryeministri Rama në eventin më të rëndësishëm për turizmin, të organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

“Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, është tema e samitit që po sjell në Tiranë, elitën e turizmit ndërkombëtar në rajon, që këtë herë vjen të mësojë nga Shqipëria, një leksion solidariteti të rrallë për turizmin.

Të mësojë nga solidariteti i lartë i sektorit të turizmit për të ndihmuar mbi 6000 qytetarë të pastrehë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019, gjë që nuk është parë askund  ku fatkeqësitë janë përballuar në çadra dhe jo në hotele me 5 yje, si në Shqipëri.

Kjo qe arsyeja që Organizata Botërore e Turizmit nxiti bashkimin e gjithë rajonit në Tiranë, për të ndarë përvojë, për të qenë bashkë në  përballimin e fatkeqësisë dhe sidomos për të promovuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm turistik.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me UNWTO do të mbaje këtë Samit Rajonal të Turizmit më 14 janar.

Fatkeqësitë natyrore krijojnë  kriza  të cilat i vënë njerëzit përballë nevojës për strehim të menjëhershëm.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, ku mijëra shqiptare humbën shtëpitë e tyre dhe më shumë se 5000 njerëz u strehuan brenda 24 orëve në hotele, ishte një shembull unik sesi industria turistike nuk është vetëm biznes, por dhe humanizëm, sepse turizmi me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare.

Ndaj për këtë arsye, ky samit do të jetë i rëndësisë së veçantë, sepse Shqipëria do të ndajë  me partnerët dhe rivalët  në rajon këtë leksion të madh të turizmit shqiptar, por edhe do të marrë mbështetje për të ndihmuar të gjithë familjet e prekura nga tërmeti.

Samiti “Turizmi Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, ku do të flasin dhe debatojnë nga kryeministri Edi Rama, të gjithë ministrat e rajonit dhe shumë nga zërat më të rëndësishëm të zhvillimit të turizmit ndërkombëtar, do të moderohet nga gazetarja Rudina Xhunga një emër i rëndësishëm për promovimin e turizmit shqiptar.(Dritare.net)

3 komente në “Të martën në Shqipëri të gjithë ministrat e Turizmit të rajonit, për një ngjarje të rrallë”

  1. BE'25 says:

    Turizmi “solidaritet”???…….kaq mjafton te kuptosh si e kuptojne turizminin, marksistet e RiLINDJES dhe 99% te lexuesve ne Tema.
    LOL!
    Solidaritet, mearse, lol!

  2. Beni says:

    Futja pordhes,me nje fjale.Organizime tipike burokratike europiane,show kot fare,me teper per tu çlodh dhe harxhu ato pare.

  3. Politikanët shqiptarë janë mafiozë says:

    Në kohën e zgjedhjeve dhe në kohën e fatkeqësive natyrore trafikantët duhet të ‘solidarizohen’, përndryshe çeçua ka defter e ka çeçua biçak.
    Jua rrafshon hotelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje