"40 raste të meningokoksemisë nga viti 2006 deri në 2012", mjekët: Ja si duhet të mbroheni nga bakteri vdekjeprurës

12 Janar 2020, 20:21Shëndeti TEMA

Pas një rasti të konfirmuar nga ISHP se humbi jetën ngaqë ishte prekur nga meningokoksemia dhe dy raste të tjera të dyshuara, por që nuk janë konfirmuar ka një shqetësim të shtuar në popullatë i cili vihet re dukshëm nëpër rrjete sociale.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit publik nëpërmjet shefes së departamentit të sëmundjeve publike doli në deklaratë për media pikërisht për këtë qëllim, duke theksuar se nuk ka vend për panik pasi raste me meningokotoksemi ka çdo vit.

Meningokoksemia prek kryesisht moshat pediatrike. Sipas një studimi të bërë nga universiteti i mjekësisë gjatë viteve e 2006-2014, rezultuan 40 raste me sëmundje meningokoksemike.

Mjeku i njohur infeksionist profesor Tritan Kalo thekson se në çdo stinë të vitit, por më shpesh në prag ose përgjatë dimrit ndeshen me këtë klinikë mjekësore.

Po si duhet te ruhemi nga Meningokotoksemia ?

Mjekët thonë se nga përhapja e bakterit të sëmundjes vdekje prurëse duhet të mbrohesh njëlloj se për virozat respiratore apo për gripin.
Ky bakter tek një pjesë e pacientëve shfaq meningokoksemi pra infekton gjakun e pacientit.

Tek një pjesë tjetër prek cipën e trurit duke shkaktuar meningit dhe tek disa të tjerë shkakton purpura fulminante siç e quajnë mjekët, njolla të errëta në lekurë .

Meningokoksemia akute shfaq: temperaturë të lartë, ethe, dobësi, të vjella, diarre dhe dhimbjen e kokës.

Në rastet fulminante, sëmundja progreson brenda pak orësh, drejt hipotensionit, hemorragjisë adrenale, insuficencës renale.

Mjekët gjithashtu këshillojnë shmangien e grumbulimeve të shumta apo kujdes maksimal me higjenën personale pasi kjo sëmundje ka mortalitet të lartë.

4 komente në ““40 raste të meningokoksemisë nga viti 2006 deri në 2012”, mjekët: Ja si duhet të mbroheni nga bakteri vdekjeprurës”

  1. beni says:

    MMS per te vegjlit 3 pika per te riturit deri ne 7-8pika sherim 100%

    1. agron says:

      cfare eshte kjo MMS?
      flm

      1. beni says:

        Helm chlordioksid,Pa Helm nuk ngordhin bakteret!
        Ke njohori nga kimia?

  2. pirro says:

    sot eshte problem gripi. rasti i meningokoksemise se sivjetme nuk eshte rast per tu shqetesur sepse eshte nje komplikacion i nje mjekimi jo te rregullt ose nje rast i nje pasoje te nje pacienti me imunitet te dobe,
    Keto raste nuk perbejne rrezik per popullaten sepse jane raste hospitaljere. Doktorri ne fjale kerkon vemendje per tu dukur se sa shqetesiminq e na tregon te perbeje nje shqetesim kombetar. Doktori te kerkoje se perse pati kete rast meningokoksemia, dhe se nga cfare mikrobi apo virusi eshte shkaktuar. A i ka bere analizat ashtu si duhet tek Laboratori i Bakteriologjise, kur i ka bere? pas sa kohesh qe i semuri ishte ne spital? a i ka dhene antibiotiket e duhur sipas mikrobit? per sa kohe i ka vazhduar? etj, etj
    Nuk eshte e nevojshme te vetelavderohet, per nje rast qofte vdekje qofte shpetimi. le te beje punen dhe te mos na dale neper facebooqera re te lemerise dynjane.
    Gripi = po eshte problem epidemik.

    respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje