A duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor?

12 Janar 2020, 19:19Editorial TEMA

Nga Dr. Gafur Muka*

Deri para pak kohësh, në përgjigjen pohuese ndaj kësaj pyetje, dukej sikur kishe mbështetjen e plotë të opozitës dhe, së paku, neutralitetin e shumicës. Po tani?

Duket qartë që balanca ka ndryshuar. Opozita shprehet dakord për sistemin ekzistues të listave të mbyllura, ndërkohë që shumica vazhdon të duket e painteresuar. Flamurin e kërkesës për ndryshimin e sistemit tani po e mban vetëm ajo që është opozitë në parlament. Në këto kushte shtrohet pyetja: si do të vejë halli i sistemit zgjedhor? Mundësia më e madhe është që të mbetet ky që është. Pra, në zgjedhjet e rradhës përsëri të kemi deputetë ata që janë dele të kryetarëve. Personalisht mendoj që kjo situatë i intereson shumicës, ndërsa për opozitën është dekurajim i shpresës për ndryshim. E them këtë nisur nga pritshmëria që ekziston tek përkrahësit e saj. Këta, dmth përkrahësit, nuk e kanë hallin shumë tek zgjedhjet e “krahut të tyre” por tek ato të krahut kundërshtar. Ata janë të bindur që Edi Rama, si usta i vjetër, do dijë kë të caktojë në lista, në mënryrë që të vazhdojë të qeverisë si “luan i vërtetë”. Dhe kjo bindje natyrisht që ua prish humorin. Prandaj ata e duan ndryshimin e sistemit. Edhe pse, po ta analizosh teorikisht, edhe sistemi ekzistues nuk ka arsye pse të mos funksionojë. Teorikisht ama, pasi praktikisht, përveç asaj që përmendëm ka edhe shkaqe të tjera që e favorizojnë ndryshimin. 

Së pari, sistemi ekzistues ka dështuar në rezultat. Në zbatim të tij, në Parlament, kanë hyrë shumë individë pa personalitet, duke nënkuptuar me këtë jo krejt padijen e tyre, por edhe zellin për t’u vënë në shërbim të kryetarit. Natyrisht, deputetët duhet ti nënshtrohen vullnetit politik të partisë. Dhe kur thuhet “vullneti politik i partisë”, kihet parasysh që vendimmarrja është vërtet e strukturave të saj dhe jo thjesht e kryetarit apo një grupi të vogël rreth tij. Dalja nga rrjeshti duhet të jetë shumë e argumentuar dhe bindëse për antarësinë e partisë. Ndërkohë ajo që ka ndodhur është “deleria” e deputetëve. Në bindjen e elektoratit ky është një difekt i sistemit.  

Së dyti, sistemi ekzistues është i dëmtuar në imazh. Po ta pyesësh elektoratin për cilësinë e deputetëve të tanishëm në krahasim me cilësinë e deputetave të zgjedhur me sistemin mazhoritar përgjigja, në shumicën dërrmuese, do ishte që deputetët e mëparshëm ishin “lule” në krahasim me këta të tanishmit. 

Ka lidhje sistemi me këtë? Nuk mund të mohohet lidhja, pasi përgjegjësia e individit dhe angazhimi i tij kushtëzonin suksesin. A duhet atëhere t’i kthehemi këtij sistemi? Në përgjigjen pozitive, kundërshtimet lidhen me bindjen se individët që do përzgjidhen me këtë sistem do jenë të fuqishmit oligarkë. Natyrisht që kjo nuk përjashtohet, por ama të mos harrojmë se aktualisht ekziston një kuadër ligjor që ua vështirson deri në pamundësi individëve me precedentë penalë, pra edhe oligarkëve që të bëjnë hatanë, guximin për të kandiduar. Ligji i dekriminalizimit psh i fut në “birë të gjilpërës”  kandidatët me precedentë penalë. Edhe oligarkëve të fuqishëm ai ua nxjerr “në pazar” bëmat e tyrë të paligjëshme. Kështu ata do mendohen mirë kur të vendosin për shpalljen e kandidaturës. 

Më shumë zvogëlohet reziku me sistemin me lista të hapura. Në këtë rast edhe politika vetë do angazhohet në seleksionimin e kandidaturave që politikisht të jenë aktive dhe moralisht të pëlqyeshme nga elektorati.

Sa i përket diskutimit të mëtejshëm për sistemin ekzistues, opozita duhet të marrë në konsideratë faktin që elektorati i saj e shikon sistemin edhe si një vullnet të Edi Ramës. Në këtë kuptim, dakordësia për ta mbajtur këtë sistem, gjykohet si një lëshim që i bëhet kryeministrit ekzistues. Dhe kjo është shumë për votuesit e “Rama ik”.

Me siguri ka edhe plot arsye të tjera në favor të ndryshimit të sistemit, siç ka edhe argumente në favor të mosndryshimit. Opozita e ka shansin të mendohet mirë duke analizuar ndikimin që ka vendimmarrja e saj në elektorat. Ky i fundit ka nevojë t’a ndjejë frymën kundër status quo-së së tanishme.
*Pedagog

13 komente në “A duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor?”

  1. katarakti says:

    Forcimi i demokracise ne Shqiperi fillon me dobesimin e pushtetit te drejtuesve te partive. Rama dhe Basha jane kthyer praktikisht ne sulltane pa skepter. Ata te bejne te famshem dhe te pasur, deputet, drejtor te pergjithshem apo minister, ose te bejne qe të të harrohet emri. Ne rast se nuk kthehesh ne marioneten e tyre. Ky eshte shkaku i mungeses uluritese te nivelit te deputeteve dhe ministrave te sotem. Ka ardhur koha qe ketij sundimi t’i jepet fund. Te votohet kandidati dhe jo partia. Atehere kryetaret e partive do te jene te detyruar te zgjedhin më të miret, me te aftet, ata qe kane reputacion ne popull. Dhe si rrjedhim nuk do te jene kaq lehtesisht te bindshem dhe te perpunueshem, siç jane keta sot. Sepse do te zgjidhen ne baze te meritave te tyre dhe jo ne baze te meritave te partise, ose fale venies se emrit ne liste nga kryetari. Mendo se kulmi i klasit intelektual te PS-ja perfaqesohet sot nga Taulant Balla! Njelloj sikur te vesh Qim Peken kryetar te fisit te PD-se! Opozita e re parlamentare duhet te luftoje per nderrimin e sistemit zgjedhor. Qe te kalohet ne ate maxhioritar me lista te hapura me korrigjim proporcionali. Po çfare do te thote ky sistem maxhioritar/ proporcional. Per thjeshtesi marrim nje parlament me 100 deputete. Vendi ndahet ne 50 zona zgjedhore. 50 deputetet e pare zgjidhen ata qe marrin me shume vota ne zonen e tyre. Supozojme per thjeshtesi se njera parti fiton 40 perqind te kandidateve, tjetra po aq, dhe e treta 20 perqind. E “perkthyer” ne numra partia e pare dhe e dyte marrin nga 20 deputete secila, e treta 10 deputete. 50 deputetet e mbetur zgjidhen ne baze te votave proporcionale. Duke hequr numrin e votave qe jane fituar ne maxhioritar, votat e mbetura perbejne 100 perqind te proporcionalit. Te cilat jane ndare psh 40 perqind partia e pare, 30 perqind partia e dyte, 20 perqind partia e trete dhe 10 perqind partia e katert. (Me numra te rrumbullakosur per tu kuptuar me kollaj). Partia e pare fiton keshtu edhe 20 deputete nga proporcionali,partia e dyte 15 deputete, e treta 10 dhe e katerta 5 deputete. Pjestohen gjithmone me 2 meqe kemi nje sistem maxhioritar/ proporcional. Te gjithe bashke bejne 50 deputete te dale nga proporcionali. Plus 50 deputete nga maxhioritari plotesohet numri i 100 deputeteve te Kuvendit. Kjo ne menyre te trashe eshte skema e sistemit me lista te hapura. Interesi eshte se kryetaret e partive detyrohen te zgjedhin ne kete rast më te miret dhe më te zotet dhe jo kukulla anonime siç jane sot. Se ndryshe nuk fitojne vota as ne maxhioritar, as ne proporcional. Ngrihet niveli i parlamentit, ai i qeverise dhe rritet niveli i demokracise ne vend. Dhe Shqiperia nuk ngelet më peng e kryetareve monstra te partive. Ne kete sistem ka vend dhe mundesi edhe per zgjedhjen e deputeteve te pavarur, te respektuar dhe te njohur ne popull. Fiton demokracia dhe populli dhe humbet partitokracia dhe kryetarlliku.

  2. Noli says:

    O pedagog me grade DR
    Kur analizon sistemet zgjedhore duhen
    vlersuar faktoret e shtetformimit.
    Partite politike kane programe e pretendojne
    pushtetin per ti zbatuar dhe individet jane pjese
    e deputeteve e qeveritarve qe do ta zbatojne.
    Individet sado te afte jane pjese e nje partie e nje programi politik qe po fitoi mbeshtetje me vota do te
    zbatohet ne qeverisje. Keta individet e pa bindur shume mund te marrin nje mandat deputeti e shprehin idete por pa mundur ti vene ne zbatim.
    Ne keto kushte analiza eshte e dobet pa asnje ide se cili nga sistemet zgjedhore eshte me i mire.

    1. Feniks says:

      Zogolli!
      O “Noli “,te pjerdhsha trute!
      Deputeti duhet te jete i popullit e jo i partise!
      Ndersa partia le te fute ne liste ata kandidate qe do populli!
      Deputetet te votohen ne zonat e tyre elektorale,ndersa partite te votohen ne te gjithe vendin e jo te mbyllur ne qarqe!
      Se deri tani me kete sistem fashist kane fituar 2 partite e medha dhe servilet e tyre per rreth!
      Keshtu kemi 30 vjet qe populli ka mbetur pa breke!
      Dhe e quajne demokraci!
      Prandaj ulurijne,perqeshin,tallen etj Rama,Basha etj me ne!
      Rama,Basha etj duhet te dridhen nga vota e popullit e jo te tallen qe diten e pare pasi mbaron votimi!

  3. Lekmirakaj says:

    Se cili sistem eshte me I mire nuk e di.Po nje gje e dijme qe te gjith ,se deputet e listes qe kemi sot ne parlament ,jane produkt I ketij sistemi.Te gjith ata perfaqesojne kryetarin qe I kishte vendosur ne lista.Le ta mbajne sistemin ,po te behet deputet Ai qe merr me shum vota,pavaresisht nga pozicjoni ku e ka vendosur “”ktritari de””

  4. 21 janar 2011 gur kilometrik ne histori says:

    U habita me shenjen “*’ qe nga doktorr ne krye …u be pedagog ne fund..shpresoj te jete lapsus
    .
    Mendoj se ky eshte k/artikulli me i dobet i botuar ndonjehere te gazeta Tema.
    .
    Ne fakt jo vetem Doktor-Pedagogu Gafurr por shumica e analisteve shqipfoles anashkalojne faktin kryesor qe eshte si me poshte
    .

    ..Pak Vemendje Ju Lutem.
    .
    Me sa kam lexuar ka fakte te bolleshme qe kjo formule e 2008 ka qene menaxhuar dhe drejtuar nga miqte tane qe po tallin trapin me ate popull fare hapur…
    .
    Pra si thote me te drejte gjysmen e te vertetes Gafurri qe deputetet do jene delet e Kryetareve……ky zotnia i Mukjes harron te thote se dhe Kryetaret Shqipfoles jane Dele te Drejtorve Zemermire te Ballkanit ne USA-BE qe mund ta vertetoj shkencerisht ne cdo studio ligjore apo panel gazetaresh…
    .
    Nuk ka dhe nuk do kete zgjedhje normale ne Shqiperi nese Shtetet e Lulbashkuara te Amerikes dhe shtetet e pjerdhura te Europes nuk denojne krimet e naziberishizmit…
    .
    Mjafton data 6 mars 2018 ku ne studion e Sokol Balles Shtrigu i Viqidolit deklaron me pordho-zitet….SE UNE VRAVA NE 21 JANAR 2011 SIPAS KANUNIT TE LEKES..DO VRISJA DHE KRYE-OPOZITARIN RAMA..BILES ATE DITE POSHTROVA DHE PERFAQSUESIN PERSONAL TE OBAMES
    .
    Pra nga paragrafi i fundit dilet ne konkluzion se nuk mund te behet votime normale kur bashkesia nderkombetare qe ben ligjin per 28 vjet ne Shqiperi jo vetem po toleron krimet e Pinocetit te Viqidolit por dhe po perdor Edi Ramen si jelek antiplumbi per faljen e krimeve te tij dhe me Fuckspak-a
    .
    Zoti Gafurr ( dhe Mero)
    .
    Pas 8 ditesh do festohet me shampanje festa e egzekutimit te 4 protestuesve kok-palare dhe ne kete jubile do marrin pjese jo vetem banda kriminale Berish-Bash-Meta por do jene te pranishem dhe Edi Rama me Bracet Rucat Ballat si dhe treshja e xhambasadoreve Arvizu-Volfarth-Sequi te cilet dhane ndihmesen e tyre qe Sali Pinoceti jo vetem do shpallet hero per kete masaker por do detyrojne dhe Bracetrucatballat ramat..Merot….Arvizutevolfarthetsequite te urinojne mbi te vraret dhe jetimet e tyre.

    ..
    E cfare zgjedhje pretendon o i vogli Doktor Gafurri kur ai doktor Krimineli i Madh I Viqidolit dhe Piktori 2 metrosh jane ‘” Cjepur”
    qe po ja fusin jo vetem 150 deleve deputete , jo vetem 500 doktor adhamudheve-gafurreve por dhe 3 miljon dhive shqipfoles…per llogari te drejtorve “zemermire ” ne WDC & BE.
    .
    .

  5. Petro ... says:

    Ka nje lidhje organike dhe te pazgjidheshme midis partise, kryetarit dhe deputetit; ne qoftese deputeti zgjidhet me çdo sistem, do ti sherbeje programit te partise dhe ate do zbatoje se per ate eshte zgjedhur, por duhet ditur se ç’raport ka kryetari me partine, ate do te kete dhe deputeti me partine. Vijme tek sistemi. sistemi mazhoritar , per mua perfaqeson direkt popullin ne parlament dhe per mua duhet ti jepet prioritet dhe deputetit te pavarur. Ky e ben shume here me mire opoziten kunder mazhorances dhe kunder opozites, gjithmone duke menduar se deputeti pavarur nuk eshte i varur. Tek ne shpesh depuetet jane te pa moralshem si njerez dhe bejne pazare, kjo e rendon shume gjendjen, prandaj duhet ti zgjedhe direkt populli dhe çdo 6 muaj te japin llogari para popullit qe i ka zgjedhe edhe mund te shkarkohen nga ky popull ashtu si zgjidhen direkt kur nuk kane realizuar premtimet dhe ai popull te kandidoje nje tjeter deputet edhe ne mesin e legjislatures. Ju faleminderit per mirekuptimin ne qoftese me kuptuat.

  6. genci.d says:

    Kjo pune Shqiperise eshte si ajo e Shtepive Publike “(Bordellove)” qe kur puna nuk ecen mire njehere lyejne ndertesen , pastaj nderrojne kurtinat e heren tjeter ndryshoje ….etj .Po puna eshte se qe te eci puna duhen nderruar “Kurvat” se ato qe jane kane dale boje e duhen prure te tjera me te ardhme…Keshtu eshte katandisur dhe politika shqiptare…

  7. Sistemi says:

    Jo , nuk duhet ndryshuar sistemi , se pastaj mbeten te pa perfaqesuar , budallenjte , maskarenjte , imoralet, kumarxhinjte , pianecet , mashtruset , partite fantazme ,pa te cilet nuk mund te funksionoje parlamentarizmi !

  8. Z says:

    I vetmi ndryshim qe duhet bere eshte shume “i thjeshte”! Mentaliteti i popullit shqiptar! Do te votoj keta te LSI -me thoshte nje shok i femijerise nga Fieri spse te japin pune! Keta te PD jane ca injorante nga Tropoja dhe keta te PS nuk te garantojne asgje! Pra asgjekundi nuk permendet ndershmeria, vetem se si te kemi pune!-Me shpresen flas une -tha Meta-se i kam regulluar gocen. Po te pakten Rama nuk te heq nje dru qe te heshtesh sic bente Saliu!

  9. nezo says:

    po edhe ata deputet qe do zgjedhi populli, nga forumet e parties do dalin.Do propozohen ne kryesi dhe prej andej do zgjidhen.Nje soj eshte, ku eshte ndryshimi ketu?

  10. Lisi says:

    O kokelope -mesa di une ti ing nentoke je ku ke tru ti me diskutu ligjet Shko futi ndonji raki kumbulle me qepe e gjize se per ate pune je i mire zagar Zerqani….

  11. xhoxhi says:

    Zoti “doktor” leshi shiko drejtimin e fronteve në galeri që akoma nuk i di dhe mos u mer me sistemin zgjedhor.Çpo na shohin sytë të gjithë po na bëhen doktorë paçka se nuk dinë të lidhën këpucët e tyre.

  12. Vlesh says:

    Problemi eshte tek Basha! Po te nderrohet sistemi Basha me ate qe ka mbi koke, per dy dite e le PD! Sistemin e ka bo Doltori per vehte te vehte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje