Metali i verdhë po “marshon”. Ka prekur nivelin më të lartë në shumë se 6 vite dhe analistët thonë se ky marshim do të vazhdojë ende.
Ditën e hënë, ari preku nivelin më të lartë që prej prillit të vitit 2013, pas përshkallëzimit të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Vetëm një ditë më vonë, ari u tërhoq lehtë.
Por, marshimi vazhdon. Historikisht, metali i verdhë është vlerësuar si streha ideale në kohë pasigurish, si kohët e sotme, me tensionet gjeopolitike të rifeskuara pas shumë kohësh qetësi.
Madje, bankat qendrore po blejnë masivisht ar gjatë kohëve të fundit, dhe kësaj tendence nuk i shpëtuar as Banka e Shqipërisë që në vetëm 6 muaj ka blerë 1 ton ar, duke rritur rezervat me 82%.
Disa ekspertë dhe analistë shprehen se ari do të rritet edhe më, madje se ka rreth 10% të tjera për të fituar.
Investitorët duan ende të blejnë ar dhe masivisht madje. Përgjatë muajit të fundit, ari ka marshuar me rreth 5%.
Vetëm sa ka vajtur çmimi nuk thuhet.
Ja pra e kane thene, ka prekur majat… qe vazhdojne te zgjatojne… Mero, mire qe I puneson, por edhe mesoji te punojne, osé gjej nje redaktor per te qene. Pa folur per komentet e lloj-lloj te degraduarish, qe i publikoni pa i kontrolluar fare.
Ja ku doli me fitim dhe likja