Këshilltari Henz lavdëron Metën për lirinë e shtypit

12 Janar 2020, 19:42Antena TEMA

Pas vendimit të Ilir Metës për të rikthyer në Kuvend ligjin për paketën Anti-shpifje, këshilltari Henz vendosi të bëjë një vlerësim nga pikëpamja gjermane e kontributit të Metës për lirinë e shtypit.

Këshilltari Henz vlerësoi në fillim gjestin e Metës, si një vazhdim i përpjekjeve të këtij të fundit për lirinë e shtypit.

-Mjaftonë të krahasojmë dy modele, tha këshilltari Henz. Modelin e Ramës dhe modelin e Metës…

Këtë ja kam thënë dhe kancelares Merkel, por nuk ma ka besuar.

Edi Rama i quan gazetarët kazan, ose Kadri.

Në Gjermani nuk di si t’ia përkthesh këtë gjë kancelares.

Rama e ka gënjyer, i ka thënë janë fjalë të mira.

Unë i kam shpjeguar që nuk janë të mira, por nuk ja them dot si thuhet në gjermanisht.

Por më të lehtë e kam t’i shpjegoj si sillet Meta, për të kuptuar që Rama e ka gabim.

Zoti Meta i mban afër gazetarët.

Shumcia e gazetave të printuara që dalin në Tiranë, janë falë përkushtimit të Metës dhe dashurisë së tij për gazetarët.

Ai interesohet për çdo hall të tyre, për çdo burim financiar, për çdo shqetësim që ata kanë, deri dhe për titujt e lajmeve në faqet e para, nëse ata e kanë të vështirë t’i vënë vetë.

Ai u gjendet pranë natë e ditë gazetarëve, i fton për dreka dhe darka, dhe u jep guxim për të luftuar.

Vetë shembulli i tij është një burim i madh kurajoje për gazetarët.

Pastaj gazetarët më trima dhe më të talentuar, si Qim Peka, nuk i ndan nga vetja.

Me ata udhëton në male, shkon në plazh, apo rri darkave deri vonë.

Nuk i lë asnjë moment vetëm, se ata janë të rrezikuar nga Edi Rama.

Po ashtu, një grup opinionistësh që shafqen nëpër ekrane, iu siguron mbijetesën financiare dhe i nxit të jenë zëra luftarakë.

Ai nuk kursen asgjë për ata që duan fjalën e lirë.

Biles në këtë mes ai lufton jo vetëm për gazetarë, por dhe humoristë.

Është shumë prekës miqësia e tij me Ijen e Besit, që tregon se është gati të kujdeset dhe për gjyshet e gazetarëve dhe humoristëve, që ata të mos ndjehen të shqetësuar.

Kur ja shpejgova këtë kancelares Merkel, ajo u entuziasmua shumë dhe tha “Bravo”.

Paa se të kthente ligjin, zoti Meta më kontaktoi mua dhe më kërkoi një ide për një sllogan që kërkon të përdorë në këtë fushatë për mbrojtjen e lirisë së shtypit.

Unë i propozova slloganin: “Fjala e lirë, kushton shtrenjtë”.

U kënaq shumë.

-Ke gjetur atë që kam në mendje prej kohësh, më tha.

1 komente në “Këshilltari Henz lavdëron Metën për lirinë e shtypit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje