Kush e ka çekun një milion?

Nga Shpëtim Nazarko 

Ky nuk i ka punët mirë – i thashë Berishës, aty nga janari i tridhjetë viteve më parë. Fjala ishte për Pashkon. Kishte vajtur në Berat dhe pa e vrarë mendjen fare, u kishte folur njerëzve për një “Çek të bardhë”, që kish ardhur nga përtej oqeanit… Bile kishte bërë dhe gjestin sikur e kishte me vete, po diku e kishte lënë në makinë…

E përse? – pyeti Pashko, me buzëqeshjen e një të dituri, që duhet të dëgjonte dhe një njeri province, që nuk e kishte zanat ekonominë.

-Sepse në atë Beratin që do të bindësh zotrote dhe që është qytet nga më të vjetrit që kemi, një pjesë mbajnë mbiemrin në dy pjesë, gjysmë-ortodoks dhe gjysmë-mysliman. Dhe kur vjen rreziku nga grekët, mbajnë gjysmën turke të mbiemrit e anasjelltas… Kështu që kam frikë, se në vend që të na besojnë, do të na tallin më shumë nga sa mendon…

Puna e “Çekut të bardhë” ka mbetur tashmë legjendë dhe përdoret, thjesht për t’u tallur edhe nga kritizerët, edhe nga populli.

Po me sëmundjen e Pashkos, apo me një variant të ngjashëm, jam sëmurë vetë. Ia lë lexuesit të mirë të Konicës, ta gjykojë këtë punë. Sepse militantët, siç e kam shkruar shpesh, nuk kanë ilaç t’i shërojë,

Kështu, në vend të “Çekut të Bardhë të Pashkos” ka zënë të më mundojë ideja e “Çekut një milion”. Po çfarë është ky çek?

Fabula e shtjelluar mijëra herë në tregime, apo dhe në filma, mbi këtë çek, është e thjeshtë.

Një njeri i mbetur pa para, në mes të rrugëve, bie pre e dy pleqve të pasur englezë, që vënë bast çdo t’i ngjajë këtij njeriu, nëse i lënë në dorë një çek një million paund, kopjen apo garancinë për të cilin, e ka vetëm banka e Anglisë dhe asnjë dyqan i saj, nuk mund ta thyejë.

Njëri prej pleqve mendoi burgun, pas njëzet e katër orësh, për të varfrin dhe tjetri, se pas një viti, ai do të ishte bërë milioner, pa e thyer asnjëherë çekun. I varfri e fitoi bastin dhe u ktheu Çekun, pas një viti, të paprishur fare.

Thelbi i kësaj historie, për vendin, është i tillë:

Edhe tani, pas tridhjetë vjetësh tranzicion, ne vazhdojmë ta bëjmë buxhetin në mënyrë komuniste, pra, duke ndarë në fund a fillim të vitit, paratë e mbledhura nga taksat në mijëra thërrime. Është një praktikë pune e futur në Shqipëri, aty nga viti 1947, prej Troickit, një ekonomist sovjetik, që ushqeu vendin me idenë e palneve 2 dhe 5-vjeçare.

Kjo mënyrë e bërjes së buxhetit, vazhdon dhe sot. Tradita e ministrave, apo ministrisë së financave, është po ajo e Troickit . Në fund të historisë, gjithçka thërmohet pa fund dhe mjerimi zgjatet deri në infinit…

Po çafrë lidhje ka “Çeku një milion” me këtë punë?

Jashtë profesionit të ekonomistit dhe brenda zantait tim, mendoj se duhet hequr dorë nga kjo mënyrë.

Ç’do të thotë që një ministri, ta zëmë, ajo e Shëndetësisë, ka në dorë një çek rreth 350 milionë euro në vit dhe prapë, gjendemi keq me shëndetësinë? Duhet të ndajmë thërrimet si më parë, apo të kuptojmë se, duke tundur këtë çek, mund të afrojmë investues, apo të kërkojmë një formë tjetër menaxhimi, me këto para?

Në një shkrim të mëparshëm, mora një shembull me spitalet që edhe nëse do t’i bënte Siemensi’ do të kërkonin 1 euro për person të dhënë, për kartën e tij të siguracionit në muaj, pra, aq sa kërkon parkingu i spitalit për çdo makinë të parkuar. E kështu, do të kishim spitalet më të mira në botë.

E njëta gjë, bëhet edhe për konviktet e studentëve etj.

Të luash me lojën e ‘Çekut një million’, nganjëherë nuk përdor fare para, si personazhi i tregimit. Filmi apo tregimet e pafundme mbi të, janë shembulli tipik i funksionimit të kapitalizmit, apo të ideve në këtë sistem që po e ndjekim dhe ne, nëse e doni pak më thjeshtë.

Për ta ilustruar me një shembull të thjeshtë:

Nëse Shqipëria i ka eksportet e saj më të rëndësishme, të rënda si minerale: çimento, gurë etj., etj., ajo kërkon jo rrugë, por hekurudha dhe porte.

Kjo do të thotë që, nëse kemi një port të madh, e me ide të qarta për kapacitetin e tij  dhe unë zë e mendoj gjithnjë për Vlorën, atëherë kuptohet se rrugët dhe hekurudhat, që do të ndërtohen për mallrat e dala prej portit, dalin me leverdi, apo ndryshe jepen lehtësisht me koncension.

Kur dikur Berishës i propozuan idenë e Portit të Vlorës, në derë ia behën, pak më vonë, estonezët, që kishin traditë nga koha e dikurshme, hekurudhat. Ata ishin gati t’i bënin me koncension, ato, apo rrugët, se ua nxirrte porti paratë…

Koncepti i portit, bënte të mundur atë të rrugëve apo hekurudhave, apo të tjerave, që vijnë më pas. Natyrisht, i bën porti hekurudhat dhe rrugët, e anasjellta, nuk është shumë e vërtetë.

Ka shumë shembuj, që të çojnë te personazhi i tregimit të “Çekut një milion”.

Për t’i rënë shkurt, mendoj se ka ardhur koha që të mendojmë, si personazhi i tregimit. Nuk mund të ndërtojmë, apo projektojmë me këtë mënyrë, si deri tani.

Kur Rama, ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, fliste shpesh, se buxheti nuk duhej bërë thërrime. Kjo praktikë dhe kërkesë e tij, imponon bërjen e buxhetit me të tjera mënyra. Natyrisht, kërkon dhe njerëz, le të themi, ministra që bëjnë politika dhe jo tendera, apo emërimë zyrtarësh, nga më i madhi deri te më i vogli.

Në një portal, nuk ka vend për akademizma, por për ide të divulguara. Pra, qëllimi i tij është të bëjë më të aftët, të mendojnë. Pastaj, sa i drejtë është mendimi, vlen të citosh Hygoin, që ua jap si shembull, në inat e sipër militantëve, që nuk dëgjojnë asgjë çfarë u thua.

Shikoni – thotë Hygoi – Kush i ka veshtë të mëdhenj, do të dëgjojë shumë budallallëqe, kush i ka të vegjël, do t’i dhembin. Pra, kush di më shumë dëgjon budallallëqe, kush di më pak, i dhembin veshët.

Thelbi, për ta mbyllur…

“Çeku një milion” do të thotë, që paratë nga taksat, nuk bëhen thërrime për të kënaqur palët. Kështu, nuk shkojmë gjëkundi, vetëm se shpërndajmë mjerimin.

Prandaj, shtroj edhe njëherë pyetjen; A e ka njeri “Çekun një milionë”?(konica.al)

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Kush e ka çekun një milion?”

  1. ? says:

    Ja ke fut kot plako, ose se nuk e ke kuptuar fare idene efilmit me Gregory Peck, ose se ke pa noi onderr jangllesht mbreme. E para, cekun nje milion qe kishte Gregory, nuk eshte se nuk mund ta thyente njeri meqe vetem Banka mund ta bente ate, puna eshte se per shpenzimet e perditshme sado te medha, as hoteli ku rrinte dhe as dyqanxhinjte ku blinte nuk e thyenin dot se nuk kishin mundesi te kthenin kusur. E dyta, e ke gabim qe ai njeriu u be milioner, ai nuk vuri asnje lek menjane, ai plotesoi nevojat e tij sepse njerezit besonin se si zoterues i cekut nje milion ai gjithsesi do ti paguante me vone, dhe eshte e vertete qe cekun e ketheu te pathyer, ama ishte borxhli tek te gjithe ata qe i kishin shitur mall apo i kishin kryer sherbime, pavaresisht se cekun e ktheu te pathyer. Madje ky ishte edhe basti, qe ti nuk e ditke mire, njeri thoshte qe do ta fusnin ne burg, tjeteri thoshte qe ai do te mund te rronte si pasha per shkak te cekut per nje muaj, dhe ne fund te fundit cekun do tea kthente te pathyer, gje qe edhe ndodhi, por ai nuk u be milioner or taj. Ne kete kuptim ideja qe po jep zotrote eshte qe qeveria te thote qe i ka treqint milion euro per shendetin publik por te mos paguaje asgje dhe te kerkoje sherbime vetem pse i ka leket. Nejse, o zoteri, qeveria jone e ben ndryshe fare, se gjysmen e parave e mban per qejf te vet dhe me gjysmen tjeter ben sikur jep koncesione.

    1. shpetim nazarko says:

      Shiko se ti ke pare filmin or mik. Une kam lexuar librin dhe natyrisht kam pare dhe filmin. Ne film ka gjera dhe per ata qe kenaqen e kuptojne dhe duan limonaden. Thelbi i rrefimit tim, eshte nje gje qe duhet ta kuptosh pak me ndryshe. Se pari Buxheti nuk behet keshtu se eshte komunist, si 40 vjet me pare dhe kishte filozofi te nje sistemi tjeter. Se dyti nuk thermohet . Se treti, ai qe ka para ne dore mund te krjoje me to ide, qe i shumefishojne parate e tij ne investim ne eshte i mencur ky investim. Ka vende qe keto para si puna jone, ja japin te tjereve per ti menazhuar se jane me te afte se ne. Dhe bile edhe ketu ne Ballkan operojne me kete teknike.
      Se pesti duhet te mesosh se artikulli i i divulguar, nuk eshte as film dhe as liber, por percjell idera qe te tjeret qe jane me te afte se une i korregjojne i korregjojne a plotesojne. Po jo duke u treguar filmin…. Dhe se fundi, rilexo se cthem per Hygoin ne raste te tllla. Eshte keshille e mire. Nuk e di cfare veshesh ke….

      1. miu says:

        Hera e pare qe nje artikullshkrues ben replike me komentuesit e tij ne gazete.

        1. ? says:

          I ka djegur menderja, prandaj…. E ka bere si Edvini kur thote “Une kam pare kamerat….”, ky na paska lexuar librin, o Timi a s’me thua pak ne c’gjuhe e ke lexuar ate librin ti?

  2. ENDRI says:

    SHQIPERIA NUK BOHET ME SHQIPTARET, RAMA SALA LULI BERISHA NANO META KANE DTREGUAR SE JANE VEC HAJDUTE DHE KRIMINELE.
    SHQIPERIA BEHET VETEM NESE KEMI KM NJE TE HUAJ.

    VDEKJE POLITIKANEVE SHQIPTARE

  3. Jozi says:

    Zoti Nazarko! Portin e Vlores e kerkuan edhe kinezet. Dhe do te ndertonin hekurudhat:
    – Vlore, Pogradec, Shkup, Beograd, Budapest.
    – Vlore, Tirane, Shkoder, Podgorice, Beograd, Budapest.
    – Vlore, Tirane, Kukes, Prishtine, Nish, Brograd, Budapest.
    Mirepo ne bar hame dhe parimet nuk i shkelim.
    Ndersa greket e qelbur qe nuk hane bar dhe i shkelin parimet, ju dhane kinezeve portin e Pireut.
    Kinezet do te ndertojne hekurudhen dhe autostraden Pire, Selanik, Shkup, Beograd, Budapest.

  4. Lani says:

    Si gjithnje me ide. Je me te paktit qe mendon konkretisht per zgjidhje! Te tille njerez i duhen Shqiperise. Dhe politikane vullnetmire qe t‘i degjojne.

  5. demo says:

    2 hektare ishte perralla,nje gjys rreshti ishte mesimi.
    Ke perfunduar ne fis,o Nazarko.Shko behu kryeoplak ne Erseke.

    1. shpetim nazarko says:

      Demo paske Veshe te medhenj sipas Hygoit…Urime megjithse une vete nuk ti kam pare

  6. Ja ke fut kot plako kesaj rradhe, sna the asnje gje qe ka lidhje me politikat ekonomike

  7. Z says:

    Une e mbeshtes Z.Nazarko per ato qe thote! Libri, jo filmi eshte i Viktor Hugo-it. Dhe mesazhin e tij Nazarko e di,eshte njeri i kenduar. Por, e keqja Z.Nazarko, eshte se politiken ne Shqiperi e bejne militantet dhe jo profesionistet dhe lejojne disa medioker ne ekonomi apo dhe ne fusha te tjera te shkaterojne c’do gje me mediokritetin e tyre! Saliu u be specialist per gjithcka! Meta nga malesite si Saliu u be k/minister,minister i puneve te jashtme,te ekonomise dhe tani president! Dhe hiqen si profesioniste Z.Nazarko!Ne ja u kemi lene ne dore servileve dinake injorante ne shtetin shqiptar! Por edhe ceku nje milion Z. Nazarko nuk ka te njejtin kuptim si i Gramoz Pashkos, qe gjithsesi ishte me i mire se Saliu, ai tregoi se bota, po u rrezua komunizmi, do ta hape thesin per Shqiperine per perfitim politik! Mos harroni luften midis tij dhe spiunit Sali.

    1. ? says:

      O ti Z bilja, sa per dijeni librin e ka shkruar Mark Twain-i dhe jo Tor Hugoi. Ti e paske i gamor kulture. Je gabuar ngaqe Nazarkovi permend Hugoin dhe ke kujtuar se e ka shkruar ai. Te fala mullixhiut.

  8. Tigri says:

    Nuk e mora vesh kete shkrimin e ketij fare.

    Meqenese permende Beratin me ate fshataresine tende Berati nuk ka qene ndonjehere i rrezikuar nga greket.

    Dhe sic e the ” mbiemer mysliman” dhe jo turk.

    Mbiemrat myslimane jane me prejardhje arabe dhe perse, nuk jane ” turk”. Mbiemrat turq u futen per here te pare n histori ne Turqi nga Ataturku ne 1934.

    Sa per kete cekun e bardhe, nuk ka qene thjesht ide e Pashkos.

    Kete ide ja dha ambasadori Amerikan, ne menyre qe te shkaterrohej fare ekonomia Shqiptare.

  9. ? says:

    Ky Nazarko, qysh kur paska lexue Hygoin e paska zone meraku me veshet e miletit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *