Liria e medias nuk mbrohet dot në zyrën e Ilirit

Nga Andi Bushati 

Ilir Meta edhe një herë ka bërë detyrën. Në kufijtë e skajshëm kohorë, ai i ka kthyer parlamentit ndryshimet ligjore në kuadër të paketës antishpifje, duke rakorduar qëndrimet e tij me ato të artikuluara në kor nga ndërkombëtarët.

Ashtu si Këshilli Europës, BE, OSBE dhe shoqatat më prestigjoze të lirisë së shtypit në botë (Linku poshte), presidenti ka dënuar përpjekjen e enteve qeveritare për të bërë rolin e gjykatave, gjobat jo proporcionale që shkojnë deri në mbylljen e mediave online, duke theksuar se këto “shtrembërime” mund të shpien deri në shkeljen e parimeve themelore kushtetuese, në dëm të interesit të publikut për tu informuar dhe në cënimin e demokracisë.

Por, pavarësisht se Edi Rama në nismën e tij putiniano –erdoganeske për të tredhur mediat kundërshtare, bëri si kurrë ndonjëherë më parë kundër vetes faktorin ndërkombëtar, ndonëse ai ka përballë edhe gazetarët e lirë, edhe opozitën edhe presidentin, ai nuk ka ndërmend të tërhiqet. Paketa anti shpifje pritet të votohet pa ndonjë ndryshim esencial.

Dhe kjo është në logjikën e gjërave. Sepse në një vend ku parlamenti është kthyer në një teatër kllounësh një ngjyrësh, ku bashkitë janë një koalicion i banditëve të rrugës me rilindjen, ku asnjë institucion i pavarur nuk ka mbetur në këmbë, ku edhe presidenti, ende i pakapur, është në procedurë shkarkimi, nuk mund të ëndërrosh për një media të pavarur. Sepse nuk ekziston asnjë regjim monist në botë që të bashkëjetojë me lirinë e shprehjes.

Edhe zhurma që po bëhet tani për dy nismat e fundit të Ramës është pak e ekzagjeruar. Ajo është e tillë sepse regjimi po kalon nga një kapje okulte në një dhunë ligjore ndaj mediave.

Por, realisht liria e fjalës pothuajse ka vdekur me kohë. Ajo duket qartë në mosreagimin e pushtetit të katërt ndaj propagandës me kaseta të Erion Velisë. Ajo preket në transmetimet “pa çensurë” të ERTV. Ajo shikohet në shfaqen e çdo mufke bajate të “bamirësit” Rama tek banorët e dërrmuar nga tërmeti, ndërkohë që nuk ka asnjë investigim serioz për vdekjen e paralajmëruar të atyre që u lanë të vriteshin në pallatet e Thumanës. Ajo është konkrete, po të sjellësh ndërmend mbylljen brutale të emisioneve si “Të paekspozuarit”, që i tregoi qytetarëve dy skandale të pushtetit brenda një sezoni të vetëm.

Mjafton të kujtosh se, për herë të parë brenda këtyre tre dekadave, të gjithë televizionet e mëdhenj janë shndërruar në shkarkuese të epsheve gojore të kryeministrit, për të kuptuar se në ç’pikë kemi arritur.

Të tërë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se pa përmbysur regjimin e një njeriu të vetëm, nuk mund të kemi as media të lira, as institucione të pavarura dhe as drejtësi të ndershme dhe të barabartë për ç’do kënd.

Prandaj edhe reagimi i fundit i Metës, sa do i duartrokitshëm qoftë, sado në sinkron me interesin publik apo me vërejtjet e ndërkombëtarëve (poshte) që të duket, nuk ka asnjë vlerë më shumë sesa mbajtja shënim dhe arkivimi i krimeve të këtij pushteti.

Në të kundërt, ai është edhe një dëshmi më tepër, se asnjë masë ligjore, asnjë akt demokratik, nuk mund ta ndalë makinerinë e së keqes që ka marrë rrugën e një pushteti autokratik. Për t’a frenuar atë duhen zgjidhje të tjera.

Ndaj, deri atëherë nuk duhet të ushqejmë iluzionin se liria e medias mund të mbrohet në presidencë.

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Liria e medias nuk mbrohet dot në zyrën e Ilirit”

  1. Akord says:

    O idiot, qendrimet nuk rakordohen.
    Akordohen.
    Shqip – ujdisen.
    Po ti si i çakorduar qe je, shqip i çakerdisur, s ke nga t i dish keto gjera.

  2. Detari says:

    Shko e qaj tek varri i gjishit o Andi,se nuk ke tjeter shanc!Perse iku Raqipi or Andush apo kishte mizen nen kesule!Ka marre fund koha e pleherave qe pasi e perdhunuan keqazi kete shtet duke filluar nga prijsi i tyre veriori Berishe e deri tek Raqipet,Andushet qe kane frike per vilat,Market,Gjekmarket,Peket qe si kaçak malesh trembnin deri ne eleminim kerkend qe u kercenonte interesat!Ndaj pa u larguar kjo e keqe nga ky vend padyshim qe ju vemjet e dhjemokracise Berishiste ndiheni te kercenuar sepse ishit mesuar qe shpifjet,sharjet apo trillimet e perbaltja e çdo individi qe nuk ishte njelloj si ju e nga nahija Juaj ,te ishte e ligjeshme e tere institucionet e drejtesise se plepave e krahinore ishin nen dispozicionin e arbitraritetit tuaj!Ndaj edhe Rama e ka shume te lehte te perballet me çdo gjykim qe nuk e ka lexuar kete ligj ku nuk bene fjale per mediat e lirine e saj por per shpifjet qe ne erresiren e mesjetes shqipetare trajtoheshin si te verteta edhe pse dilnin nga gojra te pista siç permenda me larte!Ndaj kush leh kot le te pergjigjet e mos te kete frike nga ky ligj qe mbron kedo qe i cenohet personaliteti e me gjere!

  3. Opinjonisti i pa_anëshëm says:

    Gjuhë e ashpër, jo etike…shumë vulgare ( gjuhë e ndyrë gangsterësh)…… kur “elita” gaz_etarisë shpreh opinjone në mënyrë “luftarake” ?! Ç’mund të presësh nga gazetarët e rinj?!… Tufpi gazetarisë…ball KAZANI..
    Dhe ç’ kazan??…. ME 5 YJE.💫

  4. Olimpia says:

    Andi ,provoje shpif ne perendim dhe do te shikosh se do te te marrin edhe shtepine me gjyq….Nderkohe,me siguri Shqiperia eshte vendi i pare ne bote per lirine e shtypit.Natyrisht ne kohen e hiperliberalit Rama.Ku nga rrugacet e perferive,bandat e Berishes,shpifesit profesioniste te politikes dhe medias,24 ore pa pushim vetem shpifin,shpifin shpifin ….dhe nuk u hyn gjemb ne kembe.90 % e medias shqiptare eshte nje rrugaceri e vertete ,..Me te ndyret Jane Zheji dhe Meco,dy neperka helmuese te paperseriteshme.Pastaj vjen ,,komunisti antiamerikan,, Lubonja,bebja e perkedhelur e bllokut .Bushati dhe kusheriri i tij Nesho,anadollaku me papion Fevziu,gruaja e bukur me floke te verdhe dhe mendime pa mendim ,E.Vasili,flokxhelisti nga Mirdita Gjekmarkaj,dy andartet megalomane greke Cani dhe Curri,….Lista plotesohet me ca bubuzhele portalesh te qelbur.Te gjithe kete turme antishqiptare e kryesojne hitleruci anarkotribal Berisha ,Xhuxhi kampion europe ne vjedhje Meta,gebelsiani flokllak Basha,histerikja silikon Mona….
    Kaq per sot ,mjafton..

    1. Grigor says:

      Kush e percakton se c’fare eshte shpifje? Eshte gjykata qe ka tagrin ligjor. Kur nje ent qeveritar vendos kush shpif apo jo. Vendos te mbylle media apo jo. Nje ent me rrogetare te emeruar dhe varur nga Rama atehere mediat jane ne dore te humorit te te gjatit. Ku eshte nje precedent i rrezikshem. Me vjen keq nqs nuk e kupton dhe serish me vjen keq nqs ben rolin e te paditurit kastile. Ku ligj eshte ringjallje e ligjit “Agjitacion dhe propagande” ne 2020. Ne nje popull ku koncepti i lirise se fjales eshte i huazuar nga jashte dhe nuk eshte pjese tona kulturore nuk mund te pres me shume se duartrokitjet per sundimtarin e rradhes.

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    Andush lepurush,kur ishe i vogel i dhjesje Saliut ne qafe,tani dhjet nga goja neper TV,gazeta e pordheta… Ky Ligj te detyron te shkosh ne hale’ kur te vjen per te dhjere nga goja!…Sic thote dhe ajo kenga:”Atje ku ne veme bythen – ti Andush te ulesh koken”…

  6. LEGENI I BLLOKUT mb says:

    Pirdh pirdh se LIROHESH ANDI,sa te paguan Luli dhe Mona prap do PJERDH ti!d

  7. Daja says:

    Si nuk i vjen turp kti klyshit te sigurimsit dhe nipit Hysniut te biros qe del per dite neper gazeta e tv dhe predikon edhe revolucione si gjyshi i vet .Ky fare klotzaku nuk shifet me sy por ne Shqiperi hane buk kush do

  8. mona says:

    Te shpifesh, te shajsh dhe denigrosh kundershtarin, ta poshterosh e shantazhosh ate ne menyre kriminale, kjo na qenka media e lire qe e mbron kanja Bushati me gjithe zagaret e tjere, perfshi kryezagarin Meta?

  9. PEPJA says:

    Cfare kerkoni me shume merr veten tende qe ben ham ham tere diten shkruan cfare do e ste ka hyre gjemb ne kembe. Nje pjese e mire e jy gazetare analiste duhet tju shkerdhesh rrobte e cju mban libri i shpise se keni bere edhe thirrje anti kushtetuse qe duhen denuar me burg.

  10. Malo says:

    Komente VK i keni bere te gjithe,juve ju vjene mire ti bej e freske e ti thoni Shoku Edi shume mire e ke…

  11. Edi Rama shurron ne surrat Andi Bushatin&co says:

    Andi ham ham Fatosi bam bam zheji gerr gerr

  12. J says:

    Keni ju ndonje ide se kush mund te jete Njeriu i vetem i pershtashem per km?Nuk mund te gjendet mbasi sistemi eshte i ndertuar ne ate menyre qe ti jap prioritiet 1,mbasi nuk ka ligjet te kontrollojne njerzit ,perkundrazi! Sistemi hibrid postkomuniste duhet ndryshuar ne sistem demokratik pluralist brenda nje shteti ligjor te se drejtes,ku individit te jene te =kundrejt ligjit .Sigurisht qe mund ti keni degjuar keto,por nuk shkeputeni dot nga Elektrizimi i sistemit te kaluar duke u rrotulluar rreth tij symbyllur qe mos te dilni kurre ne drite.Dhe kur intelektualet nuk kane vizion pjesa tjeter e shoqerise perfundonin ne komentet e mesiperme….

  13. 19 says:

    Hahahahha i lujti menc Rama kta pederastet e PD .se ky i gjati ja di gjuhen ktyre kurvave .se eshte vet kurve prandaj.kshu do plaken ne spitalin 5 ose tuj gjujte me gure rrugve .hahahahaha sa qesh me kta pederastet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *