Mjekët britanikë nxjerrin miliona duke riparuar virgjërinë e vajzave myslimane

12 Janar 2020, 18:50Shëndeti TEMA

Një hetim i gjerë tregon se mjekët britanikë po fitojnë miliona duke kryer operacione “sekrete” për “riparim të virgjërisë” ndaj grave të reja, të cilat janë nën presionin e familjeve të tyre dhe traditës.

Besohet se janë qindra vajza që detyrohen të kalojnë një procedurë intime të quajtur hymenoplasty për të provuar se ato janë ‘të pastra’ në natën e tyre të parë të martesës.

E njohur më shpesh si riparimi i himenit, operacioni përfshin ndërtimin e një shtrese të lëkurës në hyrje të vaginës që mund të çahet kur një grua kryen për herë të parë marrëdhënie seksuale. Operacioni zgjat më pak se një orë dhe kryhet nën anestezik lokal.

Një hetim i Sunday Times zbuloi se ekzistojnë të paktën 22 klinika që e ofrojnë këtë shërbim privatisht, kryesisht në Londër.

Një klinikë e tillë, Qendra Gynae në Londrën Qendrore, rekomandon kryerjen e operacionit ‘të vogël’ sepse himeni konsiderohet një shenjë e virgjërisë dhe për arsye kulturore dhe fetare mund të jetë një faktor i rëndësishëm në një martesë. Në shumë raste martesat anulohen nëse vajza nuk rezulton e pastër.

Disa klinika private kërkojnë deri në 3,000 paundë dhe i tërheqin pacientët me reklama që premtojnë se operacioni mund të “rikthejë pafajësinë tuaj” dhe se ndërhyrja është “100 përqind të sigurtë”.

Organizata të të drejtave të njeriut kanë akuzuar klinikat private se po nxjerrin përfitime të majme duke shfrytëzuar frikën e pacienteve. Shumica janë gra të reja myslimane nga familjet e Lindjes së Mesme dhe Azisë, të cilat janë nën presion për të qenë “të paprekura” kur martohen. Seksi jashtëmartesor, është i ndaluar nga Kurani.

Udhëzimet e Këshillit të Përgjithshëm Mjekësor (GMC) kërkojnë që përpara se të ndërmarrin ndonjë procedurë, klinikat duhet të marrin pëlqimin e një pacienti, “pëlqim që nuk konsiderohet i vlefshëm nëse është dhënë nën presion të ushtruar nga një person tjetër”.

Dr Leila Frodsham, nga Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve, shprehet se riparimi i himenit shkatërron mitetmbi virgjërinë. “Unë mendoj se njerëzit habiten kur mësojnë se kjo ndodh në mes të Londrës. Ka shumë njerëz që bëjnë shumë para nga gra të tilla vulnerabël”, thotë ajo.

Mohammad Masood, drejtor i MAS Gynecology, thotë se kërkesat për këtë procedurë në klinikën e tij ishin katërfishuar që nga viti 2014.

Ai thotë se pacientet zakonisht e kanë gjetur në internet dhe kanë qenë thuajse të gjithë myslimane, të cilat do të ishin subjekt i stigmës nëse do të zbulohej se ishin të pavirgjëra.

Halaleh Taheri, themeluese e Organizatës së Gruaja e Lindjes së Mesme, me qendër në Finsbury Park, në Veri të Londrës, thotë që ajo ka trajtuar disa raste të grave të reja që janë rritur në Britaninë e Madhe të cilat mendonin se kishin të drejtën e të bërit seks.

Më pas ato ishin detyruar të lidhnin martesë nga familja, duke u gjendur nën një presion të madh. Sipas saj, shpesh ata janë kontaktuar nga nënat e vajzave, të cilat i pyesin se ku mund t’i operojnë të bijat. “Shpesh janë shumë të frikësuara se babai do ta zbulojë”, thotë Taheri.

Aneeta Prem, themeluese e organizatës bamirëse “Liria”, thotë se gratë shpesh kanë frikë se mos konsiderohen si “mallra të dorës së dytë”.

“Është një praktikë e tmerrshme, por unë e kuptoj pse gratë ndjehen nën kaq shumë presion për të bërë operacionin. Ndonjëherë pasojat janë shumë të rënda”, thotë Prem.

Kirurgjia e ‘riparimit të virgjërisë’ është e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Kritikët pretendojnë se kërkesa për operacionin bazohet në besimin se himeni është një “vulë” që prishet gjatë seksit.

Mjeku Masood ndërkaq mohoi pretendimet se kirurgët po nxjerrin para mbi frikën e grave e vajzave. “Kam parë situata tragjike ku jam ndjerë sikur po shpëtoja një jetë. Është një situatë shumë e trishtuar”, shprehet ai.(SI)

14 komente në “Mjekët britanikë nxjerrin miliona duke riparuar virgjërinë e vajzave myslimane”

  1. Tirane says:

    Mbaj mend qe ne vitin 1995 a 1996 beri buhe nje shkrim i tille i botuar nga Koha Jone me autore Jonila Godolen. Vrtem se ne Tirane asokohe qepeshin pa dallim feje e ideje

    1. Tigri says:

      Jo ky shkrim qe thua TI MUND TE JETE I PAS 2010, jo 1997

    2. vang says:

      Eshte e ditur qe kur tenxherja eshte me kapak zjen me shume. Keshtu eshte edhe puna e femrave myslimane, sigurisht atyreve te mbuluara.Pak bene grate muslimane ne Avganistan me ushtaret amerikan?/.Mbuloheshin me carcaf dhe nuk i njhte njeri.Sa me shume ta shtrengosh tjetrin aq me shume do te reagoje ai per te gjetur ”’lirine” ne rruge tjeter.

  2. Kjo eshte detyra ,misioi i mjekut ,
    te jet Human dhe bejne njerzit te lumtur ,
    duke ja mbyllur plaget e sheruar .

  3. 170 says:

    Ndersa disa Arabe mbrojne virgjerine naturale dhe e marin vetem ne sumë, sic e rekomandonte dhe Allahu

    1. bgfvdc says:

      te shkerdhefsha familjen e qenve qe tka pjelle

  4. Hipokriti arabo-turk says:

    Te Premten me byc perpjete/te Shtunen me kembe perpjete/te Djelen ne doktor me u qepe!!!na e rrofte hipokrizia arabe.Ne nje qytet te vogel ne Gjermani per nje vit,nje mjek kishte virgjeruar 300 femra e nga keto 297 myslymane e tre katolike!

    1. E verteta tjeter says:

      E pra , Hipokriti arabo-turk, ketu ja ke fut kot me kot sepse ne nje qytet te vogel gjerman nuk mund te kete 297 vajza myslimane , sepse keshtu i bie qe ky qytet te mos jete i banuar me gjermane , por vetem me emigrantet , per me teper myslimane . Mos ja fut kot , apo nga nga urrejtja qe ke per turqit si “grek” qe je, nuk po di se cfare te shpifesh.
      Une jetoj ne Gjermani dhe pikerisht ne nje qytet te vogel.

    2. vcdsx says:

      ropt ty, fisin edhe listen e dasmes

  5. Gita says:

    Ndonje e krishtere qepet sa per pordhe, kurse myslimanet duhet se s‘ben ndryshe.

  6. Wtf says:

    Aty ku ndalimi është më i madh, aty dhe seksi është më i lartë. Tabutë joshin për thyerje dhe ndalimi gjithnjë rrit eksitimin.
    Fatkeqësisht injoranca i ka këto fenomene ku femra duhet të jetë e virgjër domethënë e paditur dhe burri i ditur. Meshkuj që i duan gratë të paditura, të panjohura me gjërat më natyrore, dallkaukë me brirë….

  7. mark says:

    Hipokriti “koment brilant “

  8. Mic Rroçk Qefnori says:

    Proçedura esht e till.
    Gjysem ore doktorri “provon” vet pacienten,a esht apo jo e plasme cipe.
    Pasi e verifikon ne menyr natyrale,i hy punes mjeksore me gjilper dhe pe per te “mbyll plaget” e aksidentit.
    Dhe t gjitha jan sekret mjeksor,çeshtje privatsije.
    Por,nji ngjarje n shqipni beri buj.
    Nji doktorr riparues u thirr me urgjenc t shtunen n dark n klinik nga pacientja qe kishte dasmen te nesermen.
    Doktorri s kishte fijet e perit adekuat per kte lloj “operacjoni”,e shtun mbrema,dyqanwt mbyll,dhe qe te mos ta linte pacienten n balt ja qepi cipen me fillispanj ,nga ajo qe gjuajm per peshk.
    Te henen n mengjes u paraqit n klinik dhendrri me plagosje dhe i gjakos n penis.i ishte pre koka penisit viza viza si biftek skare,dhe gjak dynjoja..
    Dhe krenohej dhondrri malok “me virgjnesh se gruja ime s ka,aq e virgjen ishte saqe nuk ja grisa dot un vexhajnen por me grisi ajo penisin”
    Dhe kercet ahengu daulle cifteli per nusen e nershme..
    Eposi i kreshnikve i kushtoi nji kapitull ksaj virgjneshe heroiko stoike..
    Heeeejjjjj heuuuuu hej!
    Kush asht burr le t nigjoj
    Kush asht grue ,te kuptoj,
    U martue Dronia me Nocin
    Dasm e modhe ,tas me kosin,
    Bum daullja çiftelija
    Nuses s po i bje virgjnoja
    Dhondrri gjak e boni mikun
    Nuses si dridhet qerpiku
    Sokolesh prej mali ptej moti
    Vaginen s ja gris dot topi.
    Luft e madhe n od t dhendrris
    Nusja ,besnike e virgjnis,
    Dhondrri bam
    E nusja ham.
    Te çvirgjnu askush se ban
    Tundet dheri oshtin mali
    Dhondrri turret ke spitali,i çvirgjnu i sakatu
    Gjak prej nuses ju shkaktu
    Kurse nusja si fortes
    Qendron tamam sokolesh
    E paçpume,paçvirgjnume
    N shekuj ,e paharrume.

    1. asd says:

      I madh me kete poezi. Ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje