"264 dëshmorët e atdheut", Artan Hoxha: Kam parë kryeministrat, ministrat, deputetët të derdhin lot krokodili mbi arkivolet e tyre, sa ishin gjallë ua nxin jetën

13 Janar 2020, 13:59Kronika TEMA

Nga Artan Hoxha

Gjithe atyre qe u betuan para flamurit kuqezi, ti sherbejne atdheut…

Sot eshte 107 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit Shqiptar.

Ky memorial perkujton 264 “Deshmoret e Atdheut” te rene ne krye te detyres nga radhet e policise gjate 29-te viteve te postkomunizmit.

264 yje qe perkujtojne sakrificen sublime te 264 BURRAVE qe dhane jeten e tyre per kete vend.

Nuk kam pare te dera e Prokurorise se Pergjithshme apo ministrise se Drejtesise, te kete qofte dhe nje yll te vetem, ne perkujtim te ndonje prokurori apo gjyqtari te rene ne luften kunder krimit.

Mbase do kisha marre me dhjetera telefonata e mesazhe falenderimi, madje do ta kisha me te lehte nese ne kete dite te shenuar, do shkruaja per te pershendetur shefat ne detyre, qe mbi uniformat e reja te dekoruara bukur, u shkelqejne spaletat.

Nuk e di nese ne kete memorial u kujtua kush te vendoste ndonje kurore me lule ne kujtim te ketyre BURRAVE sot.

Shume prej tyre i kam njohur nga afer,

kam marre pjese ne operacione antikrim organizuar dhe drejtuar prej tyre.

Kam ngrene buke me ta ne mencat e varfera te komisariateve te Shqiperise,nga Tropoja ne Sarande.

Kam ndare bashke me ta sukseset e aksioneve dhe me kane lene te vetem te derdh lot hidherimi ne funeralet e tyre.

Me eshte dashur te shkruaj apo raportoj renien e tyre ne krye te detyres nga plumbat e armeve te krimit.

Kam marre pjese ne shume prej ceremonive te lamtumires per ta, ku bataret e automatikeve te skuadrave te nderit me kane futur te dridhurat ne trup.

Kam pare kryeministrat, ministrat apo deputetet e radhes te derdhin lote krokodili mbi arkivolet e tyre, por sa ishin gjalle nuk ndaleshin se ua nxiri jeten.

Hej BURRA qe hijeshoni mbi ate memorial te zi,… sot mbase do te ishit pa pune rrugeve, si plote kolege tuaj qe bene hile dhe i dredhuan plumbit per te mbetur te gjalle.

Mbase po te ishit gjalle mund t’ua kishin baltosur fytyren me paratë e hashashit. Mbase po te ishit gjalle do t’ju kishin transferuar ne ndonje cep te larget ne jug a ne veri te vendit, ku do t’ju ishte harruar emri.

Krimi dhe korrupsioni politik, provuan t’ju trembin, t’ua ulin koken, t’ua zhbëjnë karakterin dhe ndershmerine…

Por ju nuk dredhuat, nuk u përkulët, i qendruat balle per balle plumbave te krimit, dhe….

Sot jeni aty, YJE mbi ate memorial te zi, duke na mbushur me krenari dhe duke na dhene shprese, se ky komb nuk eshte mposhtur ende,nga krimi…

E paharruar qofte sakrifica juaj per te siguruar jeten e te gjithe ne te tjereve…

 

8 komente në ““264 dëshmorët e atdheut”, Artan Hoxha: Kam parë kryeministrat, ministrat, deputetët të derdhin lot krokodili mbi arkivolet e tyre, sa ishin gjallë ua nxin jetën”

  1. Doni says:

    O Artan Hoxha o rrote palle, o koqe me zile qe te duket vetja si i mençur qe di te lexosh lajme televizioni qe bejn te tjeret dhe ti i perserit si papagall. Media Shqipetare eshte vari trrapin qe kane kurojon te marrin opinione nga nje rrote palle si ti.

    1. Rebel says:

      Doni,ti je i zgjuar,se nuk ha …mut kot!

  2. Dashi says:

    Rrespekte ARTAN HOXHA per rrespektin qe tregon per ata polic rrogetar profeseoniste qe dhan jeten me thiken e ngulur mas shpine nga politikanet tan kto 30 vjet anarshi totale , qoft i pa harruar kujtimi i njerezve te ndershem qe kan dhen dhe japin jeten per kombin dhe mbrojtien e popullit te vet. Jeni i vetmi ARTAN HOXHA qe i kujtoni kta polic qe ran ne krye te detyres rrespekte.

  3. Flutura says:

    …kur te hyn vetja ne qef, prezanton veten edhe publikisht sa budalla je.

  4. Doni i qete says:

    Doni more Doni, qenke rrote k*ri, po vetem shan more djale dhe s’thua asgje, ku eshte e keqia more DONI ?!

  5. Shinjestrta says:

    Bravo Artan Hoxha.Eshte e vertete per keta heronj te policise tone, qe dhane jeten ne krye te detyres dhe nuk vleresohen aq sa duhet nga politika.Politikanet tan e kane mendjen si te zihen e te shajne e ofendojne njeri tjetrin.

  6. anticensurë25642654 says:

    o llapaqen,nuk është se jam me këta politikanë të qënit që kemi,asnjë nuk e ka ditur se këta punonjës policie do të bëheshin “heronj”!!këta sipas personit janë trajtuar si të gjithë që kanë shpëtuar pa u bërë heronj!!
    or koqe kandari që po të duket vetja si mbajtësi i të vërtetës,si i vetmi që duhet të thuash të vërtetën,mos lësho pordhë nga mëngjesi deri në mëngjes se po vetqelbesh,po vethelmohesh!!bë një pushim me këto të vërtetat e tua bombastike!
    kalove nga zbulimi në shpikje!!
    shpikja është gjë e mirë,është inteligjencë,por varet nga vëndi!ti për vëndin që ke nuk duhet të shpikësh!!nuk të quhet zgjuarsi,të quhet MASHTRIM!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje