Ambiciet e Apple për 2020 nuk njohin kufij, lëvizja e re: Sa më i ri të jetë iPhone që dispononi aq më shumë para do të humbisni nëse e shisni

Ambiciet e Apple për vitin 2020 nuk njohin kufij. Kompania planifikon të nxjerrë deri në shtatë modele të reja iPhone dhe, nga brenda, ato do të bëjnë hapin më të madh të brezit në vite.

Problemi për Apple është që dizajnet vazhdojnë të mos përmbushin pritshmëritë dhe, pasi tanimë jemi zhgënjyer më shumë se një herë, kompania ka të ngjarë të zhgënjej përsëri edhe me modelet e reja.

Sipas disa hulumtimeve të realizuar nga ekspertë të fushës Apple ka zvogëluar në heshtje vlerat e tregtisë në të gjithë gamën e saj të iPhone për këdo që kërkon të zëvendësojë modelin aktual më një iPhone të ri. Dhe sa më i ri të jetë modeli që dispononi, aq më shumë para do të humbisni:

ِModeli         Çmimi aktual i shitjes     Çmimi fillestar i blerjes

Phone XS Max – deri në 500 dollarë (ishte 600 dollarë)

iPhone XS – deri në 420 dollarë (ishte 500 dollarë)

iPhone XR – deri në 300 dollarë (ishte 370 dollarë)

iPhone X – deri në 320 dollarë (ishte 400 dollarë)

iPhone 8 Plus – deri në 250 dollarë (ishte 300 dollarë)

ِiPhone 8 – deri në 170 dollarë (ishte 220 dollarë)

iPhone 7 Plus – deri në 150 dollarë (ishte 200 dollarë)

iPhone 7 – deri në 120 dollarë (ishte 150 dollarë)

iPhone 6s Plus – deri në 100 dollarë (ishte 120 dollarë)

iPhone 6s – deri në 80 dollarë (ishte 100 dollarë)

Po, nëse planifikoni të bëni tregti me iPhone-in tuaj aktual, tani do të merrni deri në 100 dollarë më pak edhe nëse është në gjendje të përsosur. Por nëse në të kundërt këtë shitje e bëni online apo privatisht dhe jo në dyqanet e certifikuara Apple do të merrni më shumë para në këmbim të aparatit tuaj të vjetër. Është interesante, Apple gjithashtu ka ulur çmimet e iPads në të njëjtën kohë por tregtitë e Mac dhe Apple Watch nuk kanë ndryshuar gati fare.

Ndërkohë, dikush që është ende në dyshime rreth azhurnimit të iPhone 11 mund të ketë gjetur vetëm një arsye të mirë për të pritur. Në fund të fundit, ne tashmë e dimë se iPhone 12 është një azhurnim i madh, i cili do të vi shumë shpejt sëbashku me risi të reja si një aparat të ri me rreze të gjatë 3D, ekrane ProHot 120Hz, prezantimin e Touch ID në ekran dhe 5G për të gjitha modelet e reja. (Forbes)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *