Barcelona i komunikon shkarkimin Valverdes

Ernesto Valverde i ka orët e numëruara te Barcelona. Edhe pse trajneri vijoi normalisht stërvitjen me ekipin, blaugranat kanë vendosur ta shkarkojnë pas dështimit në Superkupën e Spanjës.

Sipas “Radio Katalunya”, drejtuesit e klubit e njoftuan teknikun se shumë shpejt do të kontaktojnë me përfaqësuesit e tij për të diskutuar modalitetet e shkarkimit nga stoli.

Vendimi u mor pas mbledhjes së bordit drejtues, anëtarët e të cilit kanë kërkuar me ngulm që Presidenti Bartomeu ta largojë Valverden.

Prej disa ditësh, te Barcelona po studiojnë alternativat. Pas refuzimit të Xavi, i cili nuk pranon të emërohet në mes të sezonit, kandidati më i mundshëm për stolin “blaugrana” vlerësohet Pochettino, i cili është pa skuadër pas largimit nga Tottenham.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *