Boll me “Zogun e Tiranës”

Nga Edmond Arizaj

U bene tre jave? Ndoshta kater. Qe i thone diku tek 30 dite. Pak a shume 720 ore. Diku tek 43.200 minuta (i bera me makine llogaritese). Shto dhe ca minuta qe po i harxhoj vete sot…

Eshte e gjitha kohe “kushtuar” zogut te Tiranes. I burgosur jo per qejf te zogut, e as per zog te qejfit, por per prostitucion; shfrytezim, favorizim, e shtytje ne prostitucion. Cfare interesi publik ka te dime cdo sekonde si e luan belin zogu i Tiranes?!

Interesi publik per mendimin tim eshte: si mundi nje personazh injorant, pa bagazh, i gatshem per te pranuar ofendime dhe fyerje gjasme me humor…te hyje ne boten e medias, aty ku me se shumti moralizohet per aftesite, konkurrencen e ndonjehere seriozitetin edhe ne berjen e humorit?

Pse valle media nuk ngrihet nje shkalle me larte edhe ne qofte se “publiku kete do”, mediokritetin?

Thjesht te besh ne kete moment lojen e zogut, sepse me duket se ai personazh kerkon vec vemendje, s’ka rendesi se ku ndodhet, para kameres, para hekurave, apo para…, pra te besh lojen e tij duke “raportuar” dhe “copypaste-uar” cdo vulgaritet te rendomte dale a lidhur me kete personazh, thjesht e ben median po aq te rendomte, pavaresisht se shtohen klikimet e leximet.

“Personazh publik”, zogu i Tiranes. Pffff. (Le qe edhe Tiranen e fyen keshtu). Ashtu si media e beri “personazh publik”, ashtu duhet edhe ta zhbeje me harrese si dhe duke kerkuar te rinj e te reja me talent dhe me personalitet.

Besoj duhet te kene mbetur edhe ca. Jam i sigurte se shume prej te rinjve largohen nga vendi edhe per shkak te zogjve dhe simotrave (vellezerve) te tyre.

Sa per zogun e Tiranes, se mos eshte harruar: U arrestua per prostitucion, shfrytezim dhe shtytje ne prostitucion. Apo na duken si nje cigare hashash keto akuzat tani…

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Boll me “Zogun e Tiranës””

  1. Enea says:

    O Edmond, po pse e fyen Tiranen ai? Apo se ti je i ndershem. Ve bast qe edhe ti pallohesh fort.

  2. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Ja ku eshte katandisur Shqiperia dhe turkoshaket qe pelqejne zogun jevg .
    Ja ku eshte katandis gazetaria qe injorant analfabet e ben kryelajm.
    Sa mburresh tv klani me aldon ne krye per zbulimin e ketij zogu jevg pa krahe dhe turkoshaket shkrihen me emisionet surrugato te tipit aldo morning show.
    Shqiperin po e mbyt injoranca dhe analfabetizmi fshatarak…
    Edhe mos ik nga ky vend beqiresh qe pelqehen nga turkoshaket

  3. I Revoltuari! says:

    Çfarë thua, je në vehte or ti Harzaj, dashke t’na lësh pa “Zogun e Tironës”? Pse, jetë mund të quhet ajo pa Zogun? Njeriu mund të rrojë edhe 100 vjet, por pa “Zogun e Tironës” është jetë kotë, jetë qëni. Ndaj thirri mëndjes zotëri, nuk ta kemi borxh t’na heqësh edhe të vetmen kënaqësi që na ka mbetur. Tani edhe Meta sikur nuk po i thotë më ato batutat me Avni Rustem dhe Vasil Lacra me të cilat argëtoheshim pa masë. Atëhere me çfarë do talli trapin mileti? Do t’na ngelte vetëm Majko, Taulant Balla, Çuni Faros, Grida dhe Salianji. Por dhe këtë të fundit doni ta fusni në burg.Dhe thoni pastaj pse ikin njerzit nga ky vënd! Ja për këtë ikin, sepse ju i goditni atje ku ju dhëmb më shumë….

  4. Kapterri says:

    Zogu përfaqëson nivelin e shoqërisë së sotme shqiptare. Është minerë floriri për shtypin (jo gazetarinë) onlinë. Sa më shumë informacione për jetën e Zogut (e atij që q…. nga shqiptarët, jo atij që u shkërdhy na serbët) aq më shumë klikime. Po të paktën ai thotë të vërtetën dhe i qëndron “profesionit” që ka zgjedhur. Po çfarë ti bëjmë zogjve si ato të LSI-së dhe anal-istëve të tjerë?

  5. Ana says:

    Shume mllef paske me zogun o gazetar. A thua eshte xhelozi?

  6. alex says:

    sh. te drejte ka gazetari, sepse po i jepet vemendje nje plehre te semure psiqike siç eshte ku zogu laraske . ky plekre duhet te zhduket jo vetem nga ekranet e tv-ve por edhe nga shqiperia. ky ose kjo plehre vuan nga shume semundje, por me e keqja eshte se kjo plehre e semure, kerkon vemendjen e shoqerise, dhe kjo eshte me e keqja per shoqerine ne pergjithesi, sepse se ç’fare ben me trupin e saj kjo plehre as qe nuk i intereson njeriu. por kur kjo fytyre te del gjithmone para syve sa here qe han tv dhe sa here hap pc, atehere ndjen nje neveri te papare per kete llum te shoqerise shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *