Çmenduria: Pep Guardiola ka “shkatërruar” 4 makina gjatë periudhës si trajner i City

13 Janar 2020, 21:50Sport TEMA

Aftësia në timon, përveçse kërkon që të mësohet paraprakisht, ka lidhje edhe me talentin si shofer që ka një person.

Reflekset, vëmendja dhe kujdesi janë disa nga karakteristikat e një shoferi të mirë, që, sipas mediave angleze, Pep Guardiola nuk i ka.

Tabloidi “The Sun” ka publikuar një artikull ku rendit 4 makinat që trajneri i Manchester City ka “shkatërruar” gjatë periudhës që punon në Angli.

Modelet me të cilat Guardiola ka lëvizur në Mançester që nga viti 2016 janë një Mercedes GLE i zi (93 000 euro), një Range Rover (175 000 euro), një Bentley GTX700 (233 000 euro) dhe një Mini Cooper (35 000 euro).

Në total, shuma e çmimeve të këtyre 4 makinave që “The Sun” thotë se trajneri spanjoll ka shkatërruar është më shumë se 500 000 euro.

Një nga burimet e cituara nga tabloidi tha se “Pep është brilant në shumë gjëra, por jo në timon”.

1 komente në “Çmenduria: Pep Guardiola ka “shkatërruar” 4 makina gjatë periudhës si trajner i City”

  1. 17nentori says:

    Po ti japesh makines nga krahu tjeter, natyrisht qe do prishesh disa derisa tja marresh doren.
    Hajde se edhe vete, edhe klubi, edhe siguracioni kane leke te prishin edhe 4te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje