FOTOT/ U përfol për lidhjen me miliarderin indian, reagon Agnesa Vuthaj: Kam drekuar në restorantet e Tiranës e Prishtinës, kam udhëtuar edhe me avion privat. Ja e vërteta

13 Janar 2020, 22:44Lifestyle TEMA
FOTOT/ U përfol për lidhjen me miliarderin indian, reagon Agnesa

Lajmi për lidhjen e dashurisë së modeles shqiptare Agnesa Vuthaj me miliarderin indian Chetan Sandesara, i kërkuar në të gjithë botën për pastrimin e 725 milionë dollarëve dhe mashtrim bankar, “pushtoi” mediat në Kosovë e Shqipëri.

Mirëpo, në një reagim të pak minutave më parë, Agnesa Vuthaj ka hedhur poshtë pretendimet.

Më poshtë reagimi:

Nuk kam reagur asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte.

Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrur informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time.

Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femres.

Nuk kam rënë prehë e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie prehë e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33.

Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemzim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja.

Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqiperisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinen time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore.

Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur.

Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekesit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor.

Nuk jam shembulli i vajzës që ka arritur në jetë nga përkrahja e të dashurit a burrit, kam punuar me shumë përkushtim e disciplinë që të krijoj vet çdo gjë që kam sot – jam shembulli i vajzës #Selfmade e jo i vajzës që pret për princin e kaltër të ja shndërroj jetën.

E vërteta është që punoj për kompaninë miliard-dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Z. Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me Kryeminstrat e Presidentet e Rajonit dhe jo vetëm.

Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, nje gjë që nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Minister i Punëve të Jashtme, Kryeminister a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin edhe si të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan.

Jo çdo marrëdhënje mashkull – femër është marrëdhënje dashurie, ekzistojne edhe miqësi, marrëdhënje pune e familjare, e familja Sandesara për mua janë një familje e dytë.

Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta, kam dalur hapur në çdo restaurant të Tiranës e Prishtines. Kam fluturuar me #PrivatJet nga Tirana për në Evropë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zoteriun në foto/video, por edhe me bashkëshorten e tij, motren e saj e vëllaun e djalin e tij dhe stafin e tyre.

Dhe për fund, nëse do doja të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e Z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala ime, tek kombësia shqiptare.

Faleminderit që më lexuat ??♥️

6 komente në “FOTOT/ U përfol për lidhjen me miliarderin indian, reagon Agnesa Vuthaj: Kam drekuar në restorantet e Tiranës e Prishtinës, kam udhëtuar edhe me avion privat. Ja e vërteta”

  1. toni says:

    Eh… na mbushe mendjen tani. Femrat shqiptaro/kosovare te ekranit dhe tallavase tashme njihen boterisht per materializmin pa kufi. Nje jete eshte e shkreta. Po tek e fundit ty po te besojme qe thjesht re ne dashuri me xhaxhon, milionat s’te hyjne fare ne sy.

  2. Raif Fetiu says:

    Jo buka por kulaqi.Ato qe shkojne per 10 euro me meshkuj jane prostituta kurse ato qe shkojne per miljona qenkan biznismene bile edhe patriote.

  3. Alfred says:

    Ky set fotosh jane puna me “perkushtim”,rruga e mundimshme dhe e palodhur? Duke pozuar gjithe kohen dhe ngado,ke patur kohe qe edhe ta lexosh ndonje liber?!…Te kryesh studime dhe te marresh diploma?!’..Si teper e veshtire per t’u besuar!!!!
    Ende edhe sot qe flasim,nuk kane te sosura akuzat dhe deshmite kunder nje producenti te Hollivudit per abuzime seksuale ne kembim te dhenies se roleve aktoriale per sa e sa “yje” te kinemase! Ndersa kjo zonjusha qenka ngjitur “lart” pa paguar asgje ne kembim ?!….E kush e beson?!….

  4. fantoma says:

    Çdo pllakë haleje (në çdo cep të globit) që të ngresh, do gjesh patjetër, të paktën një shqipo, brënda saj (në hale)…!!!

  5. Bureto says:

    Le të rrimë për një moment, jashtë problemit privat të Anjezës. Lajmi thotë se Sandesara është i kërkuar nga intetpoli për pastrim parash. Atëhere, si ka mundësi që kur ky bredh me avion privat lartë e poshtë nëpër botë nuk ndalohet? Pak e çuditshme apo jo, po ta marrësh lajmin si të vërtetë!!! Në të kundërt s’është veçse një fake new, për të bërë më të besueshëm përfoljen dashakeqëse për të cënuar miss Vuthajn. Gjithsesi ajo ka e dhënë vetë versionin e saj. Për të tilla scoop-e gazetareske, kushdo mund t’i nxjerrë konkluzionet vetë.

  6. mik says:

    Pse na Shqiptaret urrejme kaq shume ?
    Urrejtja, si nje ndjenje armiqesie ka shkakun e vet e nuk vjen kot, por si duket na’ nuk dime ta kanalizojme !!
    NA’ URREJME EDHE TE BUKUREN MOR ZOT !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje