Juventus, Sarri: Nervozizmi i Dybala, nuk m’a ndjen fare

13 Janar 2020, 13:57Sport TEMA

“Jemi të lumtur për tre pikët në një fushë shumë të vështirë, duke bërë një përfaqësim të mirë, por duhet të administrojmë më mirë rezultatin”. Ky është komenti i teknikut të Juventus Maurizio Sarri pas fitores në Olimpico kundër Romës, që vlen titullin e dimrit.

“Kemi bërë mirë për 60 minuta, ishte e paevitueshme të vuanim në Romë, kundër një skuadre të mirë si verdhekuqtë.

Dybala nervoz kur doli? Nuk më intereson fare, nëse nervozohet dhe përgjigjet në fushë, për mua është në rregull. Është krejtësisht normale. Nuk kam parë kurrë një lojtarë të zëvendësohet e të jetë i kënaqur “.

“Ramsey e Rabiot? Për një lojtar anglez si Ramsey të luajë tek ne nuk është e thjeshtë. Ka patur një seri problemesh fizike. Ishte një djalosh që duhej pritur e më bëhet qejfi që po shfaqet kështu. Por do ta bëjë edhe Rabiot – vazhdoi Sarri – Kryem një mbrojtje të mirë, porn ë fund ishim shumë poshtë dhe ishte e rrezikshme.

Më duket se kjo ishte faza më e keqe. Sigurisht, unë preferoj të mbrohem 30 metra më përpara e mu desh të ndryshoj në fund”.

Në fund Sarri ka dashur ti bëjë një urim edhe Zaniolo pas dëmtimit të rëndë dhe të saktësojë edhe gjendjen e Demiral, i zëvendësuar në pjesën e parë nga De Ligt: “Shembje në gju, ndjesia është se mund të jetë dëmtim i keq, por do ta specifikojnë kontrollet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje