Këshilltari Henz këshillon Mediun si të zgjidh problemin me SHBA

Si shumë të tjerëve, dhe Fates kohët e fundit i ka dalë ky problemi që nuk shkon dot në SHBA për të blerë bluza.

Dyqani i tij i preferuar në Amerikë, ka kohë që e pret dhe ja nis me postë bluzat dhe këmishat.

Çfarë s’ka bërë që ta tejkalojë këtë problem, por nuk ja ka dalë.

Bëri një OJQ për Sigurinë Rajonale, nisur dhe nga përvoja e Gërdecit, për të dhënë ide se si mund të ndjehemi të sigurtë.

Shpresa ishte të bënte ndonjë aktivitet ku mund të ftonte ndonjë amerikan, që t’ia kthente ftesën.

E bëri, po nuk ngjiti. Të gjithë që ftoheshin e merrnin vizën amerikane, Fatja jo.

Pastaj ju lut një shoku ta bënte këshilltar të jashtëm, që të quhej në punë shteti.

Mirë vetë që se mori, por po merr më qafë dhe atë shokun.

Pastaj sajoi një ftesë si nga “Mëngjesi i Lutjeve”, sikur është deputet.

Përsëri ja quajtën falsifikim, se i thanë ‘s’je deputet.’

Atëhere ju drejtua këshilltarit Henz.

-Si ta zgjidh këtë punën që të dukem që s’kam problem me amerikanët, i tha?

-Shumë e thjeshtë, i tha këshilltari Henz.

Unë dhe Jari do postojmë në Tuitter, ku do shkruajmë gjithmonë që ti je i ftuar nga SHBA.

Kjo ka shumë rëndësi.

Ti duhet të shkosh në çdo aktivitet që SHBA bën në botë.

Boll të jetë institucion amerikan.

Ka plot të tilla, që po të paguash pjesmarrjen, nuk është problem.

Për këtë duhet të kërkosh në internet takime të tilla në Europë, Azi ku të jetë.

Dhe Fatja i hyri punës.

Këtë javë gjeti që në Dubai do të bëhej një Forum Global për Energjinë.

Aty do merrte pjesë dhe një amerikan që ka qenë gjeneral i NATO-s.

Tani është kryetar nderi në një OJQ në Uashington.

Fatja i shkuajti atij.

-A mund të marr dhe unë pjesë në takimin që do bëhet në Dubai për energjinë?

-Patjetër, ja ktheu gjenerali. Keni fillu punë si investitor, po ndërtoni ndonjë hidrocentral?

-Jo jo, më duhet në aspektet e sigurisë. Jam një farë eksperti për sigurinë, kundër shpërthimeve.

-Patjetër, eja. Kam unë të drejtë të të ftoj, i tha gjenerali.

Fatja u nis urgjent në Dubai.

Pastaj këshilltari Henz postoi një Tuitter, ku thotë:

“Ftesa e Këshillit të Atlantikut në SHBA, Mediu pjesë e Forumit Global të Energjisë.”

Rezultati i parë ishte impresionues.

Deputeti Ruli, që ja njeh hallin Fates, i shkroi:

-E dija që do vinte kjo ditë. Kur nuk shkon Muhamedi tek mali, shkon mali tek Muhamedi. Kalofsh mirë në Dubai.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *